Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 “Transformers 3”, filmi me më shumë gafa Empty “Transformers 3”, filmi me më shumë gafa

Mon 26 Dec 2011 - 22:46
 “Transformers 3”, filmi me më shumë gafa Main_rosie

Fituesi është “Transformers 3” me 58 gabime. Gjatë 154 minutave, në këtë film janë bërë gabime të shumëllojshme duke filluar që nga skenari, garderoba, konteksti historik etj.

Një nga gafat më të komentuara është në fillim të filmit, ku personazhi Carly, i interpretuar nga aktorja Rosie Huntington-Whiteley, po ngjit shkallët me një pelerinë të bardhë, por kur kamera ndërron plan, pelerina zhduket.

Spektatorët janë ankuar edhe për faktin se gjatë skenave të aksionit në film, aktorja prek shumë objekte të pista, por fustani i saj gjithsesi mbetet me një bardhësi shkëlqyese.

Gjithashtu, filmi ka edhe gabime historike. Në një nga skenat e fillimit, shfaqet Very Large Array në vitin 1961. Bëhet fjalë për observatorin e Nju Meksikos që në fakt është ndërtuar në vitin 1978.

Edhe filmi “Piratët e Karaibeve 4” nuk mbetet pas. Ky film ka 48 gafa që lidhen me uniformat e ushtarëve dhe flamujt që shfaqen në film.

Në vend të tretë renditet filmi “X-Men-First Class”. Nga 30 gafat e filmit bie më shumë në sy skena ku në kaskën e njërit prej protagonistëve reflektohet qartë një nga mikrofonët e mbajtur nga pjesëtarët e xhirimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi