Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Wed 28 Dec 2011 - 15:13
Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut 47172_1TIRANË- Leucemia është sëmundja më e rëndë e gjakut. Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: Dobësi, lodhje e shpejtë, dhimbje në muskuj dhe sidomos në eshtra, humbje e oreksit si dhe ngritje të vogla të temperaturës.

Pas kësaj faze sëmundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperaturë të lartë 38-40°C dhe shoqërohet me keqësim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në fyt dhe në gojë. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes.

Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti.
(el.me/GSH/BalkanWeb)
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Sun 26 Feb 2012 - 19:48
Aяjαиα shkruajti:Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut 47172_1TIRANË- Leucemia është sëmundja më e rëndë e gjakut. Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: Dobësi, lodhje e shpejtë, dhimbje në muskuj dhe sidomos në eshtra, humbje e oreksit si dhe ngritje të vogla të temperaturës.

Pas kësaj faze sëmundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperaturë të lartë 38-40°C dhe shoqërohet me keqësim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në fyt dhe në gojë. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes.

Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti.
(el.me/GSH/BalkanWeb)
Do doja te dija pak me shume per kete semundje Arjana
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Sun 26 Feb 2012 - 20:07
Embelsira ne Google gjen informacione rreth kesaj,me thuaj cfare konkretisht do te mesosh e ndoshta te ndihmoj e une ne disa gjera te vogla me aq dijeni sa kam lidhur me semundjen e leucemise!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Fri 2 Mar 2012 - 2:40
Këtu së pari një sqarim:
Leukemia është kancer i tipit që karakterizohet me rritje shumë të shpejt të numrit të leukociteve (rruzat e bardha të gjakut).

Leukemia - është sëmundja më e rëndë e gjakut në ç'rast për një herë rritet numri i rruzave të bardha të gjakut dhe zvogëlohet numri i rruzave të kuqe. Shkaku i kësaj sëmundjeje akoma nuk dihet por mendohet që të ketë prejardhje VIRUSALE.

Nga kjo edhe quhet si kanceri i gjakut,ose gjaku i bardh. Është sëmundje që karakterizohen me daljen në gjakun periferik të një sasije shumë të madhe rruzash të bardha të pjekura. Numri i rruzave të bardha nga 6000 deri në 9000 per mm/që janë në normë ,arrin në disa qindra mijra. Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: dobë si, lodhje e shpejtë , dhimbje në muskuj dhe sidomos në eshtra ,humbje e oreksit,ngritje të vogla të temperatures. Pas kësaj faze smundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperatur të lart 38-40°C, me keqsim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në fyt dhe në gojë. Mukoza e të cilave plagoset dhe nekrotizohet ( vdes ).

Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Shfaqen gjakderdhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes. Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Kjo sëmundje është gjithmonë kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose në shumë raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave te bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe janë karakteristikat mjekësore të sëmundjes, ndërkohe ajo shkakton në shumicën e rasteve dhembje të forta koke. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Tri shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.

Simptomat
- Ethe
- Lodhje
- Dhimbje të kockave dhe muskujve
- Dhimbje koke
- Infeksione të vazhdueshme
- Njolla në lëkurë
- Gjëndra të fryra

Mjekimi kryhet me transfuzion gjaku, me medikamente përkatëse për të ndaluar ecurine e shpejtë të sëmundjes. Në shumë raste mjekimi i leukemisë është i paefektshëm, sepse ajo është një virus në gjak që vazhdon me shpejtësi të madhe të qarkullojë në gjak ku edhe mjekimi në disa raste është pa efekt.

Lëngu i bimës Aloe-Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak, sic është leukemia. Duhet të miret 900 gr. Aloe vera dhe 100 gr. Mjaltë dhe të pihet 3 x në ditë nga 100 gr. para buke për 2- 3 muaj.
Ilaçet natyrale:
• mjalti
• aloe vera
• qimoni (fara e zezë)
• uji i Zemzemit ( është ilac për cfarë të lutesh )



E kaluara legjendare dhe autoriteti që gëzon aloe vera, ka preokupuar shumë hulumtues që edhe sot e kësaj dite të zbulojnë përbërësit shërues dhe vetitë fitoterapeutike të kësaj bime. Përveç vitaminave dhe mineraleve, aloe vera përmban edhe aminoacide esenciale, enzime si amilaza, kataliza, fosfataza, proteaza, bradikina, etj.

Aloe vera ndihmon tretjen, aktivizon qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, të mëlçisë, fshikëzës së tëmthit, lehtëson dhembjet reumatike.
Është efikase te herpesi zoster, psoriaza, ekzema, infeksionet bakteriale dhe këpurdhore, zbret nivelin e kolesterinës dhe triglicerideve, si dhe nivelin e sheqerit në gjak te diabetikët, ngrit sistemin imunologjik dhe ka efekt antikancerogjen.

Ndërsa sa i përket farës së zezë, hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se ajo forcon sistemin imunologjik të njeriut, i cili është bazë në luftë kundër sëmundjeve.

Shkencëtarët sot kanë zbuluar se kokrra e kimit të zi është e pasur me selen. Seleni jo vetëm që është mineral antioksidativ, por luan rol të veçantë në rregullimin e tajitjes së hormonit mashkullor (testosteronit) dhe në krijimin e spermatozoideve. Kokrra e kimit të zi, rrit imunitetin, është ilaç antisklerotik, karninativ (mënjanon gazrat e tepërt në zorrë), rregullon peristaltikën, forcon muskujt, veçanërisht muskulin e zemrës, qetëson dhe lehtëson dhembjet reumatike, rregullon proceset oksidoreduktive dhe vendos ekuilibrin në sistemin neuroendokrin.

Natyrisht se e sëmura duhet së pari t’i nënshtrohet shërimit nga ana e mjekut përkatës dhe të merr terapinë që i ofrohet pasi se është shumë e rëndësishme . Por mos harroni të përdorni edhe Ilacet natyrale, që ju kemi rekomanduar por ju lutem vetëm pas konsultimit me mjekun tuaj. Edhe pse nga studimet e fundit nuk ka asgjë të keqe në përdorimin e tyre pasi se të gjitha këto që u përmenden më lartë janë mjete shumë efikase kundër cdo kancerit në trupin e njeriut dhe deri sot ka pasë shumë rezultate pozitive në kurim dhe shërim.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Fri 2 Mar 2012 - 2:44
Mungesa e hekurit eshte shkaku me i shpeshte i anemise, madje e shfaqjes se saj eshte me e shpeshte tek femrat dhe kjo per shkak te menstruacioneve (qe natyrisht shoqerohen me humbje gjaku - dhe me humbje hekuri). Ne moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shume mundesi te jete pasoje e kancerit ne gjak, nderkohe qe tek femijet mundet qe mungesa e hekurit te jete pasoje e sasise te pamjaftueshme ne diete.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar, thonj te deformuar dhe te thyeshem (koilonychia). Ne ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite te vogla dhe me pak hemoglobine. Niveli i hekurit ne serum eshte i ulet. Niveli i transferines (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) eshte i rritur. Biopsia e palces te kockave eshte analiza me e besueshme per sasine e hekurit ne organizem. Mjeket keshillojne qe ne kete rast, kjo mungese te trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mg 3 here ne dite. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobines normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund te jete , sideroblastike dhe ne kete rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet jane qeliza eritrocitike qe kane nje unaze “prej hekuri” ne citoplazme.

Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore te shfaqjes se semundjes jane alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi), dhe defektet gjenetike. Si çdo anemi tjeter shenjat me te dukshme jane lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore eshte niveli i hekurit ne serum eshte i rritur. Niveli i transferines (TIBC) mund te jete normal ose i rritur. Niveli i ferritines eshte i rritur. Ne biopsine e palces te kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekeve specialiste, kjo semundje mund te trajtohet me piridoksine (vitamine B6).

Keshillat

Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit. Per kurimin e kesaj semundjeje, ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder Anemise. Gjithashtu karota eshte e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr eshte ilaç efikas te te semuret, qe vuajne nga Anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u keshillohet pirja çdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite

Shenjat e semundjes

1-Lodhje
2-Takikardi
3-Zbehje
Ushqimet
1-Anemiket duhet te konsumojne fruta me vitamine C
2-Anemiket duhet te konsumojne spinaq dhe barera jeshile
3-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase per te trajtuar Anemine
4-Anemia shkaktohet si pasoje e nje ushqimi te keq
5-Anemiket duhet te pine 150 gram leng karotash ne dite
6-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri ore perpara se te hane, pasi ndryshe veshtireson tretjen.
7-Pacientet duhet te pijne çdo dite 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke
8-Keshillohet te konsumohet sa me shpesh domatja
9-te semuret duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite.

Mjeksia popullore per kurimin e anemise

Pervoja ka treguar se edhe kurat popullore kane dhene rezultate te shkelqyera ne sherimin e shume semundjeve. Mes te cilave eshte edhe semundja e anemise. Sipas specialisteve, kurat me bime jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj jane shume te rendesishme per te riperterire gjakun dhe per ta shtuar ate ne sasi. Nisur nga kjo dhe shume te dhena te tjera, pacienteve iu rekomandohet te perdorin ne dieten e tyre te perditshme sa me shume bime jeshile. Ne shume raste semundja e anemise, fillon te shfaqet qe ne moshen 2 muajsh. Kjo vlen sidomos per ato rastet kur anemia eshte e trasheguar nga nena tek femija. Ne kete rast evidentimi I semundjes eshte me e lehte.

Anemia shfaqet 7 muajt e pare te jetes

Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 te jetes (ne 6 muajt e pare bebja ka akoma hemoglobine fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike perfshijne splenomegaline, hemopoezen ekstramedulare. Leng shalqiu dhe mjalte per te luftuar semundjen Sipas mjekesise moderne, nje tjeter menyre per kurimin e te semureve me Anemi eshte edhe pirja e tri lugeve te vogla ne dite nga masa e perftuar me shalqi, karafil, mastike dhe sheqer. Disa prej kurave te pergatitura me bime mjekesore perdoren edhe per sherimin e semundjes se Anemise ose pagjakesise. Anemia vjen shpesh pas nje gjakderdhjeje te madhe dhe te fuqishme, mirepo ç’rregullime mund te vijne edhe si pasoje e ushqimit te dobet dhe te keq. Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te shumellojshme dhe te pasura me hekur, si mish, peshk, , veze, perime, fruta etj.

Shenjat e para te leucemise

Leucemia eshte semundje kanceroze e gjakut. E cila eshte gjithmone kronike, e karakterizuar nga prezenca e disa celulave jo normale, ose ne shume raste leukemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmeri e gjakut dhe e palces kurrizore. Nje shumice e tepruar e rruazave tee bardha dhe nje pakice fatale e rruazave tee kuqe, jane karakteristikat mjeksore ne semundjes. Nderkohe qe ajo shkakton ne shumicen e rasteve dhimbje koke te forta koke dhe qelizash.. te dhenat mjekosre tregojne, se kurimi I saj varet shume nga grada ne te cilin e kap semundjen pacienti. Tre shenja jane karakteristike per te gjithe personat qe kane mungese gjaku. Pjesa me e madhe e tyre kane lodhje fizike, takikardi, dhe jane shume te zbehte.

Shkenca, bimet jeshile pastrojne gjakun

Nje kure e efektshme per te luftuar semundjet e gjakut eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese. Fiku eshte nje frut, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Fri 2 Mar 2012 - 2:46
Embelsira shkruajti:
Do doja te dija pak me shume per kete semundje Arjana

Motra gjeta e kete informacion rreth kesaj semundje dhe e postova meqense e kerkove...nese do dicka tjeter ketu jam per ty Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut 113209097
Engjelli Embel
Engjelli Embel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 2575
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia,Udhetimet..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Folen E Engjejve..!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/11/2010

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Fri 2 Mar 2012 - 11:19
Aяjαиα shkruajti:
Embelsira shkruajti:
Do doja te dija pak me shume per kete semundje Arjana

Motra gjeta e kete informacion rreth kesaj semundje dhe e postova meqense e kerkove...nese do dicka tjeter ketu jam per ty Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut 113209097
Arjana Flm Shume Nga Ti,Per Kete Njoftimm,Tkamm Xhann Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut 1286751612
Sponsored content

Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut Empty Re: Leucemia, ja shenjat e sëmundjes së gjakut

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi