Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shenjat e sëmundjes së rëndë në mushkëri Empty Shenjat e sëmundjes së rëndë në mushkëri

Mon 27 Feb 2012 - 9:50
Shenjat e sëmundjes së rëndë në mushkëri 51754TIRANE- Sipas shefes së shërbimit të dytë të pneumologjisë në spitalin e Sanatoriumit dhe specialisten e shëndetit ambiental Silvana Bala kolla është shenja e parë e prekjes së rrugëve respiratore. "Nëse një pacient ka pasur një sëmundje ose vuan nga një sëmundje respiratore dhe karakteri i kollës, sasia e sputimit, shoqërimi me gjak apo prezenca e gjakut në sputumin e tij duhet patjetër ta alarmojë pacientin për të bërë ekzaminime sa më të thella për të vendosur diagnozën e
hershme të sëmundjes", - shprehet mjekja.

Për sa i përket grupeve më të rrezikuara Bala shpjegon se popullata më e rriskuar janë duhanpirësit. "Popullata që konsumon duhan në sasi të mëdha, që kanë kohë që e kanë konsumuar janë më të rrezikuarit.

Pra faktori kohë dhe sasi ka shumë rëndësi, por dhe i cilësisë të përdorimit të duhanit. Një person që ka konsumuar për një kohë shumë të gjatë një cigare të dredhur ka një rrezik më të madh. Të rriskuar janë edhe punonjësit e industrisë kimike
të cilët kanë agjentë që prishin ADN e qelizës epiteliale të mukozës bronkiale, ndotjet e pakontrolluara. Megjithatë, sot flitet me të madhe dhe theksohet që një nga origjinat më të mundshme janë edhe origjina gjenetike,- përfundon specialistja.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi