Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Këshilla për problemet në mushkëri  Empty Këshilla për problemet në mushkëri

Sat 7 Jan 2012 - 17:58
Këshilla për problemet në mushkëri  Semundja-ne-mushkeri-200x150Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj. Çfarë duhet të keni kujdes: 1. Zvogëloni sasinë e kripës në dietë 2. Jetoni në një qytet që ka ndotje të ulët 3. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër 4. Mos përdorni duhan 5. Mos jetoni, apo flini në një dhomë me duhanpirës 6. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supa për shpëlarjen e mushkërive 7. Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes, në ajër të pastër Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi