Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bateritë që karikohen një herë në disa javë Empty Bateritë që karikohen një herë në disa javë

Thu 29 Dec 2011 - 19:44
Bateritë që karikohen një herë në disa javë Iphone-4s-300x225Bateritë mund të ndryshojnë përgjithmonë, ndërsa “Apple” është duke zhvilluar një teknologji, e cila do të bëjë që ato të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë. Në fakt, kompania është duke zhvilluar një program për një lloj të re baterie, shumë më të lehtë dhe që do të përdorë proceset shndërruese të hidrogjenit gjatë punës së saj.”Kjo teknoklogji e re e energjisë mund të krijojë densitete të larta volumetrike dhe të energjisë gravimetrike, çka mund të lejojë vazhdimin e punës së pajisjes elektronike për ditë ose javë të tëra pa patur nevojën për rikarikim”, shkruhej në një raport të “Apple”.Nëse bateritë e tilla do të vihen në shërbim, ndryshimi do të jetë edhe më i madh në përbërjen e baterive. Aktualisht, ato krijojnë energji nga lëndë toksike për njeriun, ndërsa bateritë e reja do të përdornin vetëm ujë.
Një prodhim i tillë do të ishte në gjendje që t’i jepte një ndihmë të madhe ruajtjes së mjedisit dhe mund të fitojë një përdorim edhe më të gjërë në të ardhmen, duke punuar në një gamë gjithmonë e më të gjerë pajisjesh elektronike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi