Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim Empty Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim

Wed 4 Jan 2012 - 18:05
Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim Yllka-300x199Yllka Kuqi dhe Astrit Pallaska pas një lidhjeje shumë të gjatë ata gjetën vitin 2011 për ta kurorëzuar martesën e tyre. Ishte stina e vjeshtës në të cilën u bë ceremonia e martesës në të cilën morën pjesë dasmorë të shumtë.
Ndërsa momenti më romantik i asaj mbrëmjeje ka qenë kur Yllka dhe Astriti, i kanë dedikuar vetes dhe dasmorëve një këngë si dhuratë surprize. Teuta Kurti dhe Dardan Luta janë martuar në shtator në këtij viti.
Për dallim nga ceremonitë martesore të personaliteteve publike që janë bërë deri më tani, ceremonia e Teutës ishte më ndryshe, ata zgjodhën pikërisht xhaminë për ta kurorëzuar martesën e tyre. Ndërsa kanagjeqin e organizoi sipas dokeve dhe zakoneve tradicionale shqiptare në shtëpinë e saj në Mitrovicë.
Nuk ishte një dasmë e madhe, pasi çifti kishte dëshiruar të jetë sa më shumë private dhe të ftojë veëm rrethin e ngushtë familjarë dhe miqve. Ndryshe nga të tjerët, këngëtarja Jehona Sopi dhe Lavdim Koshutova janë martuar në Havai. Ata kanë zgjedhur një mënyrë moderne për celebrimin e martesës.
Kanë udhëtuar deri në Havai për t’iu betuar njëri-tjetrit për dashuri deri në vdekje. Ceremonia ka qenë krejtësisht private dhe pas kësaj ata kanë njoftuar të afërmit për martesën.
Muajin e mjaltit çifti e ka kaluar në Las Vegas. Pas një aventure të bujshme me lidhje nga më të ndryshmet, me femrat më seksi të skenës më fund bosi i ‘labelit’ “Baba Stars” Getoar Selimi i dha fund beqarisë duke u fejuar me bukuroshen Florentina Islami. Ata organizuan një ceremoni shumë private dhe të veçantë me rastin e fejesës, ku kishte të ftuar miq, kolegë dhe familjarë.
Pas një lidhje jo shumë të gjatë, këngëtarja Mirsa Kërçeli kurorëzoi fejesën e saj me Granitin në gusht të këtij viti. Ceremonia e fejesës u organizua në hotelin “Luxos” në Gjilan, ku të pranishëm ishin mbi 300 mysafirë dhe Mirsa ka shkëlqyer me një fustan të bardhë dhe ka vallëzuar thuajse gjatë gjithë natës. Sapo kanë nisur një lidhje të re dashurie, por ende nuk dihet se a do të funksionoj deri në fund apo jo.
Ishte pikërisht kënga “Kiss me Rozy” që bashkoi Mc Kreshën dhe Rozana Radin, të cilët tani po i shijojnë ditët më të bukura të dashurisë së tyre. Ata për herë të parë performuan bashkë në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Jaba daba du” në të cilën arritën të shpërblehen edhe me çmim. Një lidhje shumë e përfolur në mes prezantueses së RTK-së Erleta Hotit dhe këngëtarit Kastro Zizo.
Ka disa muaj që ata kanë nisur një lidhje dashurie që siç duket lidhja e tyre vazhdon të bëhet akoma më e fortë me sjelljen në jetë të fëmijës të tyre. Si duket ëndrra e Kastros që të bëhet baba për herë të dytë po bëhet realitet. Flitet se Erleta tani është në muajin e 4 –të të shtatzënësisë, por gjininë e bebes ende nuk e kanë zbuluar. Modelja dhe “Miss Kosova 2007” Shqiponjë Vlahna vitin 2011 e konsideron si mjaftë të suksesshëm për faktin se arriti të thurë kurorën me djaloshin e ëndrrave të saj Sokol Shabani, biznesmenin nga Ferizaj. Dashuria e tyre ka lindur disa vite më parë, por ja që këtë vit ata e kanë gjetur kohën e duhur për t’u martuar.
Dashuria nuk u doli si menduan
Jo gjithherë parashikimet për një jetë të lumtur në dashuri, dalin si të sakta dhe këtë e kanë përjetuar shumë yjet të estradës sonë këtë vit. Një dashuri që lindi brenda një periudhe të shkurtër kohore, por e cila nuk zgjati shumë. Këngëtarja Altuna Sejdiu apo Tuna siç e njohin të gjithë, nuk pati fat në dashuri.
Ajo ishte martuar para një viti me Rilind Rekën, djalin e ish-ambasadorit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe profesorit që ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Blerim Reka. Martesa e tyre nuk shkoi siç e kishin paramenduar ata. Planet e tyre ishin të shumta, kishin vënë unazat, ishin zhvendosur për të jetuar në Prishtinë, madje kishin blerë edhe një apartament, kishin bërë shumë plane, por ja që gjithçka u ka rezultuar aspak e suksesshme.
Ata të dy janë ndarë, sepse nuk e kanë duruar dot më njëri-tjetrin. Xhelozia apo kërkesa për martesë që nuk është miratuar, thuhet se kanë qenë arsyeja për ecjen e tyre në drejtime të ndryshme të këngëtares Rona Nishliut dhe të dashurit të saj Leopard Cana. Ata u ndanë pas tetë vjetësh në lidhje dashurie dhe për këtë ndarje Rona asnjëherë nuk ka preferuar të flasë. Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca nuk janë më bashkë.
Dashuria mes tyre është zbehur dhe çifti i njohur tashmë ka shkëputur çdo marrëdhënie mes tyre, madje si duket nuk janë as miq. Ata kanë ndryshuar edhe statuset në Facebook duke larguar edhe njëri-tjetrin nga lista e shokëve. Lidhja e tyre 4-vjeçare dukej shumë e qëlluar dhe ajo u kurorëzua me një fejesë të fshehtë në qytetin e Sarandës këtë verë, ku Adriani i kishte dhuruar edhe një unazë Luanës.
Por siç duket kjo fejesë nuk e ka ndihmuar çiftin e famshëm që të vazhdojë lidhjen e tyre të dashurisë, por që të dy kanë vendosur të ndahen dhe t’i vazhdojnë secili rrugët në karrierë duke potencuar se nuk janë për njëri tjetrin. Pas një lidhje katër vjeçare pësoi ndarja mes bukuroshes Diellza Kolgeci dhe basketbollistit Edis Kuraja.
Ata i dhanë fund lidhjes së tyre duke mos gjetur gjuhë të përbashkët, ndonëse thuhet se ishte Diellza ajo që provokonte ndarjen. Një lidhje e shumëpërfolur mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe Krenar Cocaj. Lajmi i ndarjes së tyre pas shumë vjetësh lidhje vjen pak para lansimit të videoklipit më të ri të këngëtares dhe albumit të saj të ri, që pritet të lansohet tani. Ata edhe më parë kanë qenë cak i spekulimeve për ndarje, por vetë e kishin mohuar këtë./zeri/
Së fundi u tha se ata presin lansimin e albumit më të ri të Dafinës për të konfirmuar ndarjen. Pas një lidhjeje gati 2-vjeçare merr fund historia e dashurisë së Vesa Lumës dhe të dashurit të saj Kreshnikut. Lajmi i lidhjes së tyre u publikua që në hapat e parë të njohjes së çiftit. Në fakt, vetë Vesa e publikoi lajmin e zyrtarizimit të lidhjes në faqen e saj në “Facebook”. Mirëpo kjo dashuri nuk mund të funksionoj nga larg, meqë Kreshniku jeton në Amerikë dhe ka një karrierë të madhe në arkitekturë, ndërsa Vesa ushtron profesionin e saj të këngës në Kosovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi