Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit? Empty Pse e kuqja eshte simbol per Festat e fundvitit?

Fri 30 Dec 2011 - 16:03
Ngjyra e kuqe eshte dominante ne zbukurimet e festes se Krishtlindjes, aq sa mund te flasim tashme per nje simbol te kesaj feste qe ne zanafillen e saj.Ky simbol i ngjyres se kuqe, vjen qe nga antikiteti kur ngjyra e kuqe ishte e lidhur me jeten, duke qene se ishte ngjyra e gjakut, edhe pse sot njerezit e koheve moderne preferojne ta stolisin bredhin sipas shijeve e ngjyrave qe preferojne.Edhe Plaku i Vitit te Ri eshte i veshur me ngjyre te kuqe, pasi ai eshte i lidhur ngushte me personazhin rus Ded Moroz, i cili u conte dhurata femijeve dhe ishte i veshur me nje xhakete te kuqe, cizme me pellush dhe kishte nje mjeker te gjate, te bardhe.

Ne fillim, Santa Klaus dizenjohej me kostume me ngjyra te ndryshme, por duke u nisur nga kartolinat e para te urimeve, ne vitin 1885, e kuqja u be nje ngjyre dominante.

Por, Babagjyshi i Vitit te Ri, nuk ka pasur gjithmone imazhin qe ne kemi sot. Mjeshtri i kartonave, amerikani Thomas Nast, i cili jetoi gjate shekullit XIX, eshte ai qe krijoi figuren e Babagjyshit qe te gjithe njohim sot.

E kuqe eshte prezente edhe tek ngjyrat e lules se Krishtlindjeve Euphorbia pulcherrima ose (Aleksadriano, Poinsentia). Historia e saj daton rreth 200 vjet me pare kur ambasadori i pare amerikan ne Meksike, Joel Poinsett, e solli kete lule me vete nga Amerika e Jugut ne USA gjate periudhes se Krishtlindjeve dhe qe atehere, me kalimin e kohes, Euphorbia u konsiderua edhe si lulja simbol i Krishtlindjeve.

Pema e Krishtlindjeve eshte nje tradite qe vjen nga kohet pagane, e mberritur ne epoken antike dhe mesjetare e ne vazhdim, u asimilua edhe nga krishterimi. Qyteti i Rigas eshte mes atyre qe cilesohet si nje nga selite e para te pemes se Krishtlindjes ne histori. Por pse u zgjodh zbukurimi i bredhit? Bredhi ka mbi te gjitha dhuntine e te qenit perhere i gjelber, dhunti qe, sipas tradites, i jepet pikerisht nga Jezusi, si falenderim qe kjo peme e mbrojti kur ndiqej nga armiqte.

Ndersa perdorimi i qirinjve ne rrenjet e bredhit nisi ne shek. XVIII-te. Si simbol i kesaj feste njihet gjithashtu edhe prezepeja, simbolikisht stalla ku lindi Jezu Krishti, dhe pema e vitit te Ri, e cila zbukurohet me sende dhe dhurata nga me te ndryshmet.
Festimet vazhdojne deri ne diten e fundit te vitit dhe me nisjen e Vitit te Ri festohet nje tjeter feste, ajo e Epifanise (6 janar), gjate te ciles vendet e Lindjes festonin diten e pagezimit te Krishtit. Qe ketej e ka origjinen edhe figura e shtriges se mire Befanes, e cila e hipur mbi nje fshese u shperndan dhurata femijeve ne te gjithe boten.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi