Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetem apo me ate? Empty Vetem apo me ate?

Fri 30 Dec 2011 - 16:33
Shfrytezoni cdo moment te jetes ne maksimum, me ose pa te dashur. Duke u pare nje mengjes ne pasqyre, nuk e njohet veten tuaj. Ate qe shihnit ne pasqyrim, ishte nje tjeter njeri. U ndergjegjesuat qe bete gabim, humbet kohe, u lenduat dhe me ne fund arritet ne piken t'i thoni perfundimisht “lamtumire” nje lidhjeje qe nuk ju mbushte.Moret gjithashtu vendimin t'i ndryshoni te gjitha. U dobesuat, blete rroba te reja, fituat nje pamje me rinore. Dhe dolet per here te pare ne takim pas disa vitesh...Ju lumte!

Shume gra kur ndahen nga nje lidhje jo shume e perkryer ndihen te cliruara. Jane te entuziazmuara me idene qe do te mund te jene perseri vetem dhe te forta. Ndiejne gezim te madh, pavaresisht se gjerat i'u jane bere “corbe”.

Dhe kjo, sepse ish te dashurit e tyre jane njerez qe nuk shprehen, jo shume te komunikueshem dhe me nje mungese humori rrenuese.

Por, ju mesoni mesimin me te rendesishem: Me mire te jesh pa te dashur sesa te kesh nje lidhje qe jo vetem s'te kenaq, por ne rastet me te shumta te kufizon, te lendon dhe nuk te lejon te jesh vetvetja. Pra, per cfare arsye te qendrosh ne nje lidhje kur nuk ndihesh mire nuk qesh, nuk mund jesh me te vertete “ti”, dhe me e rendesishmja: nuk merr e jep dashuri.

Kur ndahesh, dikush te propozon te shfrytezosh periudhen e ndarjes dhe te rrish per pak kohe vetem; t'u shmangesh takimeve dhe burrave, sepse kjo do te te ndihmoje te zbulosh disa ane te vetes tende; te cilat mund t'i kesh lene pas dore gjate kohes se lidhjes. Mbase mund te kene te drejte. Megjithate, nese eshte me mire te qendrosh vetem sesa te kerkosh nje te dashur, kjo eshte nje ceshtje qe me te vertete kerkon shume diskutim. Kur je e lidhur, si vetmia ashtu edhe jeta mund te te ofrojne “thesare” emocionale dhe shpirterore. Sfide eshte te kuptosh te mirat qe mund te kete cdo situate ne te cilen ndodhesh dhe te mund ta shfrytezosh ate ne maksimum.

Mendimi i specialisteve: me mire te dy Studiuesit mbeshtesin se jeta ne cift na ndihmon te kemi nje shendet te mire. Dhe jo vetem kete, por edhe:

Shendet psikik: Statistikisht eshte po kaq i rendesishem sa edhe dieta, fiskultura dhe lenia e duhanit. Sipas studimeve te fundit, lidhja e qendrueshme (edhe martesa) eshte e dobishme per te dy sekset. Por kjo vlen vetem per nje ane: ate mashkullore. Studimet tregojne se gjeja me e mire qe mund te beje nje burre per te siguruar shendet e jetegjatesi, eshte te martohet!

Arsyet: Bashkeshortet hane me mire dhe me shendetshem: bejne me shpesh analiza mjekesore dhe kane dike afer tyre, tek i cili mund te besojne dhe te kerkojne ndihme. Perkundrazi, per grate cilesia e lidhjes eshte ajo qe percakton shendetin tone te mire.

Sipas nje studimi qe u zhvillua ne universitetin e Ohaios ne Amerike, grate qe gjenden ne nje martese jo te ekuilibruar kane nje sistem imunitar me te dobet sesa meshkujt. Kjo ndodh sepse niveli i rritur i hormoneve te ankthit, si: kortizoni dhe adrenalina, mposhtin mbrojtjen natyrale te organizmit. Grate jane barometri i nje lidhje stresuese. Funksionojne si sfungjere psikologjike, duke thithur “toksinat emocionale” te te tjereve. Kane me teper ndjeshmeri sesa burrat dhe prandaj kane me shume stres.

Ndersa burrat jane me shume praktike. Kontakte te rregullta seksuale: Nje tjeter perparesi e vertetuar e nje lidhje te perhershme (ose edhe e marteses). Fuqizon sistemin imunitar, zvogelon dhimbjen dhe ndihmon ne djegien e kalorive. Beqaret kane gjithashtu nje jete aktive seksuale, por duhet te mbajne mend qe seks i cliron hormonin e dashurise, qe shkakton iluzionin se i dashuri i momentit, eshte gjysma tjeter e juaja.

Por nuk eshte ... Opinioni i beqareve: me e mire vetmia Per perparesite e jetes vetmitare ekzistojne prova, por nuk jane te vertetuara. Shume libra me tituj te tipit “Jetoj vetem dhe me pelqen” ose “Jam beqare e cfare ... ;” lene te kuptohet se jeta beqare ka me shume avantazhe sesa ajo ne cift. Ne te vertete jeta beqare funksionon si drejtues mbijetese pas ndarjes. Kur jeni vetem keni shansin te njihni njerez te rinj, te krijoni marredhenie te reja miqesore, te keni me shume kohe per t'u angazhuar me aktivitetet tuaja te preferuara dhe me veten tuaj; te udhetoni dhe te jetoni si deshironi pa i dhene dikujt llogari; perfitime qe tradicionalisht nuk i kane grate e martuara. Ne qofte se jeni vetem: Jepini kohe vetes suaj. Zbuloni anet e fshehta te vetes suaj dhe deshirat qe ndoshta nuk i njihnit ne qofte se do, te ishit ne nje lidhje. Behuni me shoqerues. Regjistrohuni p.sh ne nje shkolle ose kurs qe do t'ju ndihmoje te integroheni ne grup. Do te cuditeni kur te vertetoni qe s'jeni vetem. Te gjithe kemi te njejtat ankthe dhe kalojme te njejtat kriza. Mos lini pas dore kontaktin fizik. Prekja cliron hormone qe zvogelojne stresin, permireson humorin dhe ruan shendetin e mire fizik. Te ndani jeten tuaj me nje kafshe shtepie, te shijoni nje masazh, madje edhe te mesoni t'i beni vetes suaj masazh, jane disa nga menyrat te mira qe ta kenaqni kete nevoje. Butesia eshte ajo qe me te vertete na ndihmon te mendojme pozitivisht per veten tone dhe te tjeret dhe qe e ben jeten tone me te mire.

Gjithashtu, pasioni dhe dashuria ne nje lidhje te perhershme dobesohen gradualisht dhe humbasin. Shume here, vendin e tyre e ze indiferenca, mungesa e edukates dhe pakenaqesia. Ne qofte se keni te dashur: Falini vetes tuaj dhuraten e vetepermiresimit. Kujdesuni te kaloni bashke shume ore ne jave, ku te zhvilloni talentet tuaja shpirterore, fizike dhe psikike. Zgjidhni aktivitete te thjeshta sic jane: shetitjet, kinemaja ... Mos u beni bartes ndjenjash negative. Ne qofte se jeni ne ankth mos i’a transmetoni ankthin tuaj partnerit, a te lejoni te njejten gje prej tij. Mbeshteteni, kuptojeni por mos u ndikoni nga humori i tij i keq. Kaloni bashke kohe cilesore. Mos bini ne gracken e rutines. Shuani televizorin dhe degjoni bashke muzike duke pire pak vere. Gatuani, merruni me lulet, luani lojera, organizoni ekskursione te shkurtra. Mos mbani nje lidhje vetem per seks. Lidhja emocionale forcohet kur kaloni me shume kohe bashke ose kur fitoni interesa dhe eksperienca te perbashketa.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Vetem apo me ate? Empty Re: Vetem apo me ate?

Fri 30 Dec 2011 - 19:01
me ate vetem mos lente zoti njeri ..vetmija ka shume strees Vetem apo me ate? 568197611
Ermira_vlore
Ermira_vlore
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 1245
<b>Hobi</b> Hobi : piktura
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : VLORE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vetem apo me ate? Empty Re: Vetem apo me ate?

Sat 31 Dec 2011 - 16:19
VETMIA TE JEP MUNDESIN TE JESH ME KE TE DUASH MEGJITHESE PERSONAT E DASHUR JAN IMAGJINAR!!!
Sponsored content

Vetem apo me ate? Empty Re: Vetem apo me ate?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi