Fotoja ikonë e 11 shtatorit
Sat 31 Dec 2011 - 21:13
Mbeten të jashtëzakonshme e drithëruese fotot e realizuara nga Richard Drew, në ditën e tragjedisë së 11 shtatorit në New York. "The Falling Man", imazhi i një burri që bie nga lartësia për t'i shpëtuar flakëve në Kullat Binjake, është një prej fotove më të rëndësishme të karrierës së një fotoreporteri.Fotografi i Associated Press i dha emër fotos më të bukur të tij, që bazohet në shpresën e dëshpëruar për një fund më të mirë. Pikërisht fatkeqësia e këtij burri është momenti i duhur për Drew, 42-vjecar, i cili ndodhej ato ditë në New York për javën e modës. "Isha mes West Street dhe Vesey, pikërisht pranë World Financial Center”. Isha pranë një zyrtari të policisë, i cili më tregoi personat që po hidheshin nga lartësitë. Ngrita sytë dhe pashë njerëzit që merrnin këtë vendim të tmerrshëm", kujton Drew.Ishin më shumë se 200 personat që vendosën t'i japin fund jetën duke u hedhur nga lartësia atë 11 shtator.Ende Amerika, por edhe e gjithë bota tronditet kur kujton sulmet e tmerrshme të 11 shtatorit, 2001.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi