Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA Empty A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA

Mon 2 Jan 2012 - 15:06
A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA Zogj-te-ngordhur-1A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA Zogj-te-ngordhur-2A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA Zogj-te-ngordhur-3A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA ArkansasArkansas (SHBA), 2 janar 2012, NOA – Parashikimet e fisit Maja e cilësojnë vitin 2012 si vitin e fundit të botës. Edhe pse parashikimet e antikitetit janë marrë me rezerva nga studiuesit dhe mendjet racionale, ndonjëherë njerëzit pëlqejnë t’i shpjegojnë ngjarjet që ndodhin në jetën e përditshme me anë të parashikimeve.

E njëjta gjë ka ndodhur në Arkansas të SHBA-ve. Shkencëtarët janë të çuditur me një fenomen që po ndodh me zogjtë dimëror. Mijëra shpend janë gjetur të ngordhur në rrugët e këtij shteti dhe ende nuk dihen motivet. Deri më sot, studiuesit kanë zbuluar në rrugët e një qyteti të vogël në shtetin e Arkansasit rreth 5 mijë zogj të ngordhur.

Milton MCullar, përgjegjësi i rrugëve thotë se është çuditur nga ajo që ka parë mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 të mëngjesit. “Me telefonuan dhe më thanë që diçka e pazakontë po ndodhte në rrugët e qytetit. Dola dhe pashë se zogjtë binin të ngordhur nga qielli”, thotë ai.

Mjekët kanë marrë disa zogj për analiza dhe edhe nuk janë gati t’i përgjigjen pyetjes se përse ka ndodhur ngordhja në masë e zogjve. Sipas tyre ngordhja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të temperaturave të ulta.

a.k/NOA
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA Empty Re: A është kjo shenja e parë e apokalipsit? Mijëra zogj të ngordhur gjenden në SHBA

Mon 2 Jan 2012 - 15:20
Nuk mund te them gje ngaqe kete e din vetem Zoti mirpo sipas parashikimeve thone qe apokalipsi do te ndodhe por ne vitin 2012 sipas kalendarit islamik,po e them ate qe kam lexuar edhe pse nuk e besoj eshte nje gje qe vetem Zoti e din dhe askush tjeter.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi