Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mijëra shqiptarë protestojnë në Preshevë: Bujanovci është Kosovë Empty Mijëra shqiptarë protestojnë në Preshevë: Bujanovci është Kosovë

Sun 6 May 2012 - 1:28
Preshevë, 5 maj 2012, NOA – Me parrullat “Bujanovci është Kosovë
Lindore, “Liri shqiptarëve të Luginës”, dhe “Poshtë regjimi i
pasardhësve të Millosheviçit”, mijëra shqiptarë protestuan sot në
sheshin “Skënderbeu”, në Bujanovc, kundër arrestimit të shqiptarëve në
Luginën e Preshevës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në krye të protestuesve ishin kryetarët e dy komunave, asaj të
Bujanovcit dhe Preshevës, të cilët deklaruan se shqiptarët nuk i
nënshtrohen terrorit serb, dhe do të vijojnë të qëndrojnë në Luginën e
Preshevës, bën me dije agjencia “Presheva Jonë”.

Kryetari Komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi deklaroi përpara
demonstruesve se Ivica Daçiç nuk do të mund të zmbrapsë shqiptarët me
dhunë nga territori i tyre.

“Ivica Daçiç nuk e ka hesapin e mirë, pasi shqiptarët me dhunë nuk
sprapsen, por bëhen edhe më të bashkuar dhe më të fortë. Daçiç dje
përdori gjithçka, arrestoi edhe qytetarë që janë në listë për
këshilltarë, prandaj nga këtu u themi se të gjithë jemi terroristë dhe
le të vijë e të na arrestojë të gjithëve, nëse mundet”, tha kryetari i
komunës së Bujanovcit.

Gjatë tubimit kryekomunari Shaip Kamberi i bëri thirrje OSBE-së, OKB-së,
BE-së dhe organizmave të tjerë në Bruksel e Gjenevë që të ndërhyjnë në
Luginën e Preshevës, për të parandaluar dhunën serbe dhe përkeqësimin e
situatës në rajon.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Bujanovcit Jonmuz Mulsiu theksoi se
ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç nuk kurseu as familjen e
komandantit Lleshi, për të realizuar spastrimin etnik në Luginën e
Preshevës.

Qytetarët të revoltuar mbanin në duar edhe parrulla me mbishkrime
“Daçiç, djali i Millosheviçit-Stop diskriminimit”, “Bujanovcin do ta
ruajmë”, etj.

Protesta e sotme në Bujanovc e thirrur për të dënuar arrestimin e pesë
shqiptarëve të premten në Luginën e Preshevës u ndoq për arsye sigurie
nga forca të mëdha policore e ushtarake, si dhe përfaqësues të misioneve
ndërkombëtare, ambasadës së SHBA-ve në Serbi, si dhe përfaqësues të
mediave shqiptare, serbe dhe të huaja, bën me dije “Presheva Jonë”.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi