Higgs, thërrmija që mund të ndryshojë fizikën
Tue 3 Jan 2012 - 16:53
Fizikanët kanë zbuluar tashmë 12 nga blloqet që përbëjnë “ndërtesën” e natyrës. Tani, pas një kërkimi 50-vjeçar, ndoshta jemi pranë zbulimit të njërit prej tipareve më të rëndësishme të saj: “grimcës Higgs”. Por nëse e ashtuquajtura “grimca e Zotit” do të zbulohet me të vërtetë, a mos vallë kjo do të nënkuptojë fundin e fizikës siç e njohim sot?Fizikanët kanë zbuluar tashmë 12 nga blloqet që përbëjnë “ndërtesën” e natyrës. Tani, pas një kërkimi 50-vjeçar, ndoshta jemi pranë zbulimit të njërit prej tipareve më të rëndësishme të saj: “grimcës Higgs”. Por nëse e ashtuquajtura “grimca e Zotit” do të zbulohet me të vërtetë, a mos vallë kjo do të nënkuptojë fundin e fizikës siç e njohim sot?
Ndoshta ka ardhur tamam koha. Për dhjetëvjeçarë të tërë Peter Higgs ka qëndruar ulur dhe në pritje, në apartamentin e tij, në Edimburg. Emri i tij është shfaqur shumë shpesh në gazeta gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë kohe. Shpesh dalin lajme në lidhje me mundësinë e zbulimit të grimcës së famshme që mban emrin e tij. Por deri më tani të gjitha këto njoftime kanë dalë të rreme. Këtë herë, megjithatë, duket sikur gjërat po shkojnë ndryshe. Të martën e kaluar, shkencëtarët e ‘CERN’, qendër në afërsi të Gjenevës, në Zvicër, kanë mbajtur një seminar në lidhje me avancimin e kërkimeve për të ashtuquajturën “grimca Higgs”.
Rrallëherë atmosfera ka qenë kaq e tensionuar në laboratorin mes maleve zvicerane. Zyrat ishin të gjitha të zbrazura, laboratorët të mbyllur dhe kafeteria ishte braktisur. Të gjithë ishin mbledhur në sallën e leksioneve me vesh të ngritur. Roje private, madje, ishin pajtuar për të mbajtur rregullin dhe për të mos lënë tejmbushjen e sallës, duke qenë se ishin të shumtë shkencëtarët edhe nga vende të tjera të botës, që donin të ishin të pranishëm në sallë në momentin e seminarit. Kjo, sepse bëhej fjalë për një seminar mbi një argument shumë interesant. Nga njëra anë do të referoheshin të gjitha të rejat e fundit nga fusha e kërkimit të ‘grimcës Higgs’, e cila sipas disa gjasave ishte vënë më në fund re dhe madje kishte edhe një peshë prej 125 atomesh hidrogjeni. Nga ana tjetër, nuk kishte prova shumë bindëse, vetëm gjurmë në lidhje me një gjë të tillë. Edhe sipas vetë drejtorit të ‘CERN’, bëhej fjala për gjurmë shumë interesante dhe të veçanta këtë herë.
Sinjali është ende shumë i zbehtë. Audienca dhe reagimi i saj ishte i tendosur dhe i fokusuar gjatë gjithë kohës tek ata që shpallnin të dhënat e eksperimenteve të fundit. Disa ishin shumë të entuziazmuar, duke e konsideruar lajmin si një dhuratë Krishtlindjesh, ndërsa të tjerë e kanë parë gjithçka me shumë dyshim dhe hamendje, duke e quajtur çdo rezultat, “gjysmë të pjekur”. Shumë shkencëtarë janë në një mendje për sa i përket një gjëje të vetme: të dhënat nuk janë me të vërtetë gati për t’u publikuar dhe për më tepër për publikun e gjerë. Por një pritje më e gjatë nuk do të ishte shumë realiste. Duke qenë se në gjurmim të grimcës ‘Higgs’ janë vënë rreth 6000 shkencëtarë nga 50 vende të ndryshme të botës, do të ishte i pamundur parandalimi i daljes së informacionit në publik. Pa dyshim që ka një interes shumë të madh për informacionin që ka të bëjë me këtë grimcë. Mbi 100 gazetarë udhëtuan drejt vendit ku u mbajt seminari për të dëgjuar lekturat e njerëzve që punojnë përditë për arritjen e rezultatit.
Fillimisht doli lajmi se kishte mundësi që “grimca e Zotit” të ishte gjetur dhe kjo është edhe detyra kryesore dhe primare e përshejtuesit të grimcave më të madh dhe më të fuqishëm në botë, ‘CERN’, pra gjetja e kësaj grimce. Dhe mbështetja financiare që merr ky laborator është jashtëzakonisht e madhe. Vetëm për gjetjen e saj janë vënë në dispozicion deri më tani 3 miliardë euro. Kjo, sepse bëhet fjalë me të vërtetë për diçka speciale. Një vizitë në Edimburg, në apartamentin e njeriut që paratha ekzistencën e kësaj grimce shumë të rëndësishme, nxjerr në pah se sa i thjeshtë është Peter Higgs, me gjithë emrin e madh që ka. Ai është shumë modest, në moshën 82-vjeçare, me flokë të bardhë të rrallë dhe me një buzëqeshje hezituese. Flet me fjali shumë të shkurtra. Flet me qetësi kur përshkruan momentin kur pati mendimin më të rëndësishëm të jetës së tij. Kujton qartë se ishte në një librari duke shfletuar disa gazeta shkencore, kur befas ideja i erdhi në mendje.
Ai madje mban mend edhe datën e saktë të kësaj ngjarjeje shumë të rëndësishme për të dhe për të gjithë botën shkencore. Ishte 16 qershor i vitit 1964, thuajse 50 vjet më parë. Që nga ajo kohë nuk ka botuar në revista shkencore dhe është i ndërgjegjshëm që disa madje edhe e përqeshin për atë që ka zbuluar, duke mos e marrë seriozisht, dhe madje duke mos e marrë seriozisht as punën e tij për grimcën që mban emrin e tij. Dhe sipas tij, nuk është se nuk kanë tërësisht të drejtë. Artikulli në të cilin Peter ka folur për idenë e kësaj grimce misterioze nuk e kalon një faqe dhe në të ndodhen vetëm 4 formula. Në thelb, Higs solli në vëmendje të botës shkencore një kleçkë interesante matematike, por çfarë kleçke se? Një kleçkë e tillë që edhe sot e kësaj dite vazhdon që të mbesë shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fizikën dhe më aktuale se kurrë.
Arsyeja? Sepse, i ka ndihmuar fizikanët që të kuptojnë fenomenin e masës. Pa këtë kleçkë të këtij skocezi flegmatik, ekuacionet në fizikën e grimcave do të ishin të mërzitshme dhe të lodhshme. Ata e kanë përshkruar universin si një masë të madhe të populluar kryesisht nga grimca ekskluzive pa masë. Por pa një masë nuk mund të lëvizin dhe ekzistojnë as yjet dhe as planetët dhe në një botë të tillë njerëzit do të ishin inekzistentë. Për t’i dhënë jetë kësaj “toke djerrë”, Higgs propozoi hipotezën e tij, atë që universi është i mbushur me një lloj “supe” që përbëhet nga grimca të padukshme. E gjithë lënda që lëviz në këtë fluid merr me vete një porcion të vogël të kësaj “supe” dhe inercia që rezulton nga lëvizjet i jep grimcave masë. Për të imagjinuar efektin e “kalorësit të lirë”, ‘CERN’ dhe fizikanti teorik i këtij laboratori gjigand, John Ellis, krahason universin me një baticë të rrafshët. “Grimcat kanë këpucë, nëse mund të shprehemi kështu, në të cilat ngjitet balta”, - thotë fizikani. Me kleçkën e tij, Higs i ka dhënë fizikanëve një mjet për të ndrequr ekuacionet e tyre.
Në këtë mënyrë dhe përmes kësaj “kleçke”, ata ishin në gjendje që të formulonin modelin standard të lëndës, që përfaqëson edhe pikëpamjen e përbotshme të fizikës sot. Ajo që duhet të bëjnë fizikanët e gjithë botës tani është që të provojnë ekzistencën e ‘grimcës Higs’. Në fizikë nuk përbën asgjë të jashtëzakonshme fakti që së pari grimcat zbulohen në letër dhe më pas provohet ekzistenca e tyre edhe në natyrë në kushte laboratorike. Në rastin e anti-materies, kanë kaluar 4 vjet nga momenti i idesë tek ai i zbulimit dhe shkencëtarëve, ndërkohë iu desh 20 vjet për të zbuluar neutrinon. Por intervali mes idesë dhe zbulimit nuk ka qenë kurrë më i madh se në rastin e “grimcës Higgs” në të gjithë historinë e fizikës.
Në laboratorët e fuqishëm nëntokësorë, shkencëtarët lejuan elektronet, protonet dhe anti-grimcat e tyre që të përplaseshin me njëra-tjetrën me një forcë gjithnjë e më të madhe dhe me një emetim energjie gjithnjë e më të madh në këtë proces. Të gjitha grimcat përbërëse të materies, deri më tani janë zbuluar njëra pas tjetrës, sikundër kishte parashikuar edhe fizika teorike. Më pas erdhi radha e muon, tau dhe tau neutrinos. Të gjithë blloqet ndërtuese të lëndës u zbuluan herët ose vonë, përveç misteriozit Higgs. Atëherë shumëkujt i lindi pyetja: mos vallë teoria e tij ishte e gabuar? A mos vallë lënda ishte krijuar në një mënyrë tjetër? 11 vjet të shkuara, fizikanët e ‘CERN’ besonin se e kishin “kapur” më në fund një moment të ekzistencës së grimcës në përshpejtuesin e tyre. Besuan se mund të njihnin sinjale të të dhënave të kësaj grimce, edhe pse bëhej fjalë për sinjale shumë të dobëta.
Por në atëkohë menaxherët e ‘CERN’ nuk u dhanë gjuetarëve të Higgs kohën që ata kërkuan për të provuar dhe thelluar studimin e tyre dhe për t’i shkuar deri në fund zgjidhjes së misterit. Në atë kohë kishte plane për ndërtimin e një përshpejtuesi më të madh dhe përshpejtuesi i vjetër nuk mund të funksiononte për ca kohë, derisa të zëvendësohej nga i riu. Kështu, europianët duhet që të shinin se si amerikanët në përshpejtuesit e Çikagos po bënin përpara dhe po i afroheshin zbulimit. A do ta merrnin ata trofeun e gjetjes së “grimcës Higgs”? Por tani edhe ky shqetësim i përket të shkuarës, duke qenë se përshpejtuesi amerikan është mbyllur që tetorin e kaluar. Qendra e pushtetit të fizikës së energjisë së lartë është zhvendosur. Për 70 vjet me radhë, që nga koha kur ‘Manhattan Project’ rezultoi në ndërtimin e bombës atomike, ajo ishte gjithmonë në bregun matanë Atlantikut.
Tani shkencëtarët europianë shpresojnë se zbulimi i ‘grimcës Higgs’ të shënojë edhe fillimin e një epoke të re dhe që fizika e shekullit të 21-të të formulohet në kontinentin e ri. Dhe qendra e kësaj është Gjeneva. Konkurrenca që më parë përfshinte shkencëtarët e dy brigjeve të Atlantikut, tani po ndodh brenda mureve të ‘CERN’. Dy detektorë të mëdhenj, Atlasi dhe CMS janë kombinuar bashkë për të përshpejtuar zbulimin e Higgs. Bëhet fjalë për dy grupe të mëdha shkencëtarësh që përdorin të njëjtin rrezatim protonesh. Janë grupe që në fakt mbajnë qëndrime të ndryshme. Njëri është shumë më i kujdesshëm dhe deklaron se nuk do të ketë një moment “eureka” me Higgs, sepse kërkimet kanë vazhduar prej një kohe të gjatë dhe shpresat po shuhen. Ndërsa grupi tjetër është shumë më entuziast dhe ndjen se gjithçka është në prag të zbulimit. Por, të dyja palët e dinë mirë se sfida mbetet e hapur dhe se gjithsesi historia e zbulimit të Higgs është drejt fundit.

- Mirësia mund të ndryshojë jetën tonë
- “Njeriu mund të parashikojë të ardhmen dhe ta ndryshojë atë”
- Rusi mund të ndryshojë qëndrimi për Kosovën, nëse Beogradi pajtohet
- Rusi, gjendet makineria e fosilizuar 400 milion vjeçare, që mund të ndryshojë historinë.
- Mendoni qe "dikush" mund te ndryshoje fatin tone?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi