- legjenda_1983Anetari ri
- Gjinia :
Mosha : 41
Postime : 13
Anetaresuar : 11/11/2013
Rusi mund të ndryshojë qëndrimi për Kosovën, nëse Beogradi pajtohet
Mon 11 Nov 2013 - 18:04
Rusia mund ta rishqyrtoj qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës dhe pengesat për anëtarësim të Kosovës në OKB, nëse Beogradi e bënë një kërkesë të tillë, tha ambasadori rus në Beograd, Alexander Chepurin.“Derisa pozicioni i Serbisë është i patundur, pozicioni ynë po ashtu nuk do të ndryshojë”, tha ambasadori Chepurin, dhe ka shtuar se “ne i respektojmë saktësisht marrëveshjet tona me Serbinë dhe do ta pengojmë çfarëdo përpjekje, që Kosova të bëhet vend anëtar i Kombeve të Bashkuara”.
Siç raporton agjencia Interfax nga Moska, këto komente ambasadori rus i ka bërë në intervistën për gazetën beogradase “Peçat” (Vula), që është transmetuar nga Ambasada e Rusisë në Beograd.
“Por, nëse Serbia, Beogradi, thonë “ta njihni”, kjo do të ishte situatë tjetër”, tha Alexander Chepurin, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me atë se nëse është e mundshme ose jo që anëtarësimi i Kosovës në OKB të mbështetet nga Rusia, e cila është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi