Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zukorliç: Nëse bëhem President i Serbisë, do të njoh Kosovën Empty Zukorliç: Nëse bëhem President i Serbisë, do të njoh Kosovën

Wed 2 May 2012 - 19:24
Novi Pazar, Sanxhak, 2 maj 2012, NOA – Teksa Serbia është në ethet e
fundit të zgjedhjeve të 6 majit, numri një i Sanxhakut Muamer Zukorliç
ka deklaruar se nëse bëhet president i Serbisë, ai fillimisht do të
njohë Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë”, Zukorliç deklaron se
“Kandidimi dhe fitorja ime për president të Serbisë do të ishte një rast
historik për Serbinë dhe për vetë serbët, boshnjakët dhe shqiptarët që
të pajtohemi dhe të ecim bashkarisht përpara si popuj të drejt Evropës”.

Prof. Muamer Zukorliç, njëherësh prentenduesi numër një në Serbi, si
kandidat për president, kundërshton idenë e ndarjes së Kosovës duke
pohuar se “cenimi i kufijve të Kosovës është lojë me zjarrin, e cila do
të provokonte copëtimin e Serbisë, sa i përket Sanxhakut, Vojvodinës dhe
Luginës së Preshevës.

“Nëse Boris Tadiç kërkon autonomi për serbët e Kosovë, atëherë Beogradi
nuk duhet t’ua mohojë as shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, deklaroi
kandidati për president të Serbisë Moamer Zurkoliç.



Pyetje: Z.Zukorliç, tashmë jeni kandidat zyrtar për president të Serbisë, çfarë don të thotë kjo për ju dhe për Sanxhakun?

Normal është një vlerësim, besim i popullatës së Sanxhakut, boshnjakëve
dhe të tjerëve në Serbi që unë të jem kandidat në radhët e kandidatëve
tjerë për president të Serbisë. Kjo gjë neve na gëzon edhe më shumën na
inkurajon dhe na bën të vendosur në realizimin e synimeve dhe
programeve tona për një Serbi të lirë, demokratike, të një vendi, të
padiskriminuar për askënd, pra një vend që do të mund t’i gëzonin të
gjithë të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga
pikëpamjet e tyre ideologjike, politike, religjioze apo nacionale. Me
kandidaturën time është një rast i mirë për qytetarët e Serbisë për
ndryshime progresive, që ky shtet ta përmirësoj imazhin e vetë të
deritanishëm negativ në arenën ndërkombëtare, në rend të parë ndaj
qytetarëve të saj të cilët me vite të tëra janë viktimë e politikës
diskriminuese si ajo kundër Sanxhakut, boshnjakëve, ashtu edhe sikur
dikur kundër shqiptarëve të Kosovës e sot kundër atyre në Luginën e
Preshevës. Me një fjalë ne do të angazhohemi sikur deri më tani për një
të ardhme të sigurt dhe me perspektivë për të gjithë, për zgjidhjen e
problemeve përmes dialogut me gjitha palët në rajon të pakënaqur me
autoritetet aktuale serbe në Beograd. Pra, kandidimi dhe fitorja ime për
president të Serbisë do të ishte një rast historik për Serbinë dhe
për vetë serbët si dhe boshnjakët, shqiptarët të pajtohemi dhe të ecim
bashkarisht përpara si popuj të drejt Evropës.



Pyetje: Siç keni dëgjuar në një intervistë për agjencinë tonë
deputeti gjithëpopullor i Luginës së Preshevës, Riza Halimi ka dalë
publikisht se shqiptarët e Luginës e kanë ndërmend që votat do t’ua
japin juve në zgjedhjet presidenciale në Serbi. Si e keni pritur këtë
lajm?


Po, natyrisht e kam pritur shumë mirë dhe për këtë unë falenderoj
z.Halimi dhe gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për këtë
mbështetje që kanë shprehur dëshirën të votojnë për mua, për president.
Mbetemi me shpresë se gjithë boshnjakët në Serbi, si edhe shqiptarët e
Preshevës, Bujanocit e Medvegjës bashkë me turqit dhe muslimanët tjerë
në Serbi, të cilët duan të trajtohen si qytetarë të barabartë të Serbisë
me të gjitha të drejtat e tyre, ashtu siç e parsheh programi ynë, të
votojnë kanditaturën time për t’ia arritur objektivave të tyre dhe
tonat. Prandaj shqiptarët e Luginës edhe pse nuk kanë propozuar
kandidatin e tyre. Unë ju siguroj se do të angazhohem për realizimin e
të drejtave të tyre kombëtare, sikur të isha kandidat i propozuar nga
ata. Do të angazhohem të mbroj interesat e tyre drejt realizimit të
synimeve kombëtare duke filluar nga demilitarizimi i rajonit nga trupat e
mëdha të xhandarmërisë serbe, pastaj përdorimi i flamurit, lirimi i të
burgosurve ndaj të cilëve po udhëhiqen procese të montuara politike,
hapja e një universiteti shqiptar, e kështu me radhë, përfshirë këtu
edhe zhvillimin ekonomik në rajonin i cili konsiderohet më i varfëri dhe
me një papunësi më të madhe në Evropë.



Pyetje: Para 2-3 ditësh keni anuluar një vizitë në Luginën e
Preshevës, por u anulua. Cilat ishin shkaqet e këtij anulimi dhe kur do
ta vizitoni Preshevën ?


Po, ashtu ishte në plan, por edhe neve nganjëherë na dështojnë agjendat,
por kësaj radhe pa fajin tonë, por për shkaqe më shumë teknike, ku u
shkaktuan disa telashe gjatë udhëtimit, në aeroport, vonesat.

Isha duke u kthyer nga shtetet e Emirateve Arabe. Por besoj se së
shpejti do të realizoj këtë vizitë në Luginën e Preshevës, për të mos i
mbetur borxh, meqenëse edhe më parë kam qenë atje dhe kam admirim të
madh për atë popull fisnik dhe liridashës.



Pyetje: Zoti Zurkolic, nëse nesër do të jeni president i
Serbisë, cilat do të ishin prioritetet tuaja si presdent i një shteti.
Mendoni se bashkëpunimin, dialogun rajonal ta filloni me kërkim falje
për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë, Sanxhak, Bosnjë dhe kundër të
gjithë joserbëve të tjerë në ish-Jugosllavi?


Problemi më i vogël është të kërkosh falje, çka nuk mjafton ajo. Por
çështja qëndron aty se pas kësaj falje, si duhet ecur përpara, të
jetojmë të bashkarisht të lumtur dhe që të mos përsëriten gabimet më,
duke ushtruar politika diskriminuese, të dhunës apo krime që jemi
dëshmitarë të dhjetë viteve të fundit, veprime të cilat nuk i takojnë
botës së civilizuar, e as këtij shekulli. Tash edhe serbët duhet pranuar
realiteti i ri në Kosovë, me krijimin e shtetit të ri në Kosovë, proces
ky i pakthyeshëm mbrapa. Unë dhe kushdo që të vinte president i Serbisë
duhet të ndërmerrte si hapë të parë njohjen e Republikës së Kosovës si
shtet për vazhduar rrugën e proceseve të bashkëpunimit rajonal, si
fqinje të të mirë drejt familjes së madhe të BE-së. Ne duhet të punojmë
dhe të krijojmë kushte dhe një ambient pajtimi të popujve me perspektiva
të sigurta, të bashkëpunimit në relacionin Novi
Pazar-Beograd-Prishtinë-Sarajevë-Tiranë-Shkup-Podgoricë. Dhe ky koncept,
program bashkëpunimi në këto relacione do të lehtësonte zgjidhjen e
problemeve tona përmes dialogut, sigurisht që do të reflektohej
pozitivisht edhe në avancimin e proceseve demokratike dhe zhvillimin
ekonomik, bashkë me luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Dhe
mesazhi im do të ishte për një pajtim të popujve për të ecur
bashkarisht, sepse sot boshnjakët, serbët e shqiptarët nuk kanë më
mendimet e dikurshme si në shekullin e 19-të por kemi hyrë në një
milenium të ri, me plot vizione e ambicie të reja e ide progresiste, me
kthimin e besimit mes nesh, për të pasur një rajon stabil si
politikisht ashtu edhe ekonomikisht me projekte dhe perspektiva të reja
dhe të qëndrueshme, e aftagjata.

Pyetje: Sa herë kemi tensionim të situatës në Veri të Kosovës,
të njëjtën situatë kemi edhe në Luginën e Preshevës. Ju si e shihni të
ardhmen e Veriut dhe Luginës, megjithëse këtu jepen hipoteza të
ndryshme herë bashkimin me Kosovën e me Serbinë, por edhe për këmbim të
territoreve.


Siç e dini Serbia është një shtet multientik dhe i ndërtuar në baza
etnike, kush më shumë e kush më pak numerikisht. Në politikë duhet të
ruhet një balancë politikë siç kemi problemin e Republikës serbe dhe
problemin e Sanxhakut. Dhe përderisa Boris Tadiç interesohet dhe kërkon
një autonomi për serbët e Kosovës ketë gjë Beogradi nuk ka të drejtë t
‘ja mohojë as shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët numerikisht
janë më shumë se sa serbët në Kosovë. Nëse flasim për automi apo
reciprociteg poltik , mrealéisht më përpara ju takon autnomia
shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilëve ju garanton referendumi i
1-2 marsit 1992 se sa serbëve të Kosovës, të cilët po insistojnë të
fitojnë me barrikada. Prandaj nuk duhen hapur opsione apo fronte të
cilat pastaj do të ishte shumë vështirë t’i mbyllim duke vënë në
pikëpyetjhe destabilietin në rajon. Unë jam për mos prekjen e kufijve,
të ruhet integirteti territorial i Republikës së Kosovës, ndryshe
lëvizjet e raj të kifijve është prekje e varrëve dhe lojë me zjarr dhe
aty më nuk mund të flasim më për stabilite për cka bashkësia
ndërkombëtare me vite të tëra ka investuar për ketë stabilitet dhe paqe
në rajon. Beogradi nuk duhet të harrojë se në Ballkan nuk janë vetëm
serbët e Kosovës por edhe shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, por
edhe në Serbi kemi problemin e hungarezëve të Vojvodinës, pastaj
boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së
Preshevës, bullgarët e Serbisë etj…



Pyetje: Siç e dini Lugina e Preshevës është e banuar me
popullatë shqiptare, por nga feja i përkasin të gjithë besimit musliman.
Atëherë, besimtarët e Luginës me kë duhet të jenë, me Prishtinën,
Tiranën, Novi Pazarin apo Beogradin?


Shqiptarët, dmth muslimanët e Luginës së Preshevës duhet ndjekin
konceptin e rrugës, orientimit të muslimanëve të Sanxhakut drejt vendit,
shtetit ku jetojmë dhe veprojmë, natyrisht duke mos mosmohuar
bashkëpunimin fetar, e vëllazëror mes atyre në Prishtinë, Tiranë apo
Shkup. Nëse Sanxhaku drejtohet kah Sarajeva, apo Lugina kah Prishtina, e
Kosova kah Tirana..atëherë çka u muar vesh ?! Prandaj, nëse jemi të
organizuar në administratën e brendshme të Serbisë atëherë edhe çështja
fetare e jona sikur kjo në Sanxhak, ashtu edhe ajo në Luginë të
Preshevës duhet të organizohet në brendinë e Serbisë. Pa harruar këtu
se bashkëpunimi fetar apo qoftë kulturor, përmes literaturës apo
organizimeve tjera mes Luginës së Preshevës duhet vazhduar me Kosovën
apo Shqipërinë. Fundja ne mendojmë kështu që Lugina të ndjekë rrugën e
organizimit të Novi- Pazarit, dmth atë të Sanxhakut, por nuk janë të
obliguar, prandaj edhe në këtë drejtim mund të hapim dialogun dhe
bisedimet dhe muslimanët e Luginës do të jenë ata vetë të vendosin se
kah duan t’ia mbajnë, kah të orientohen, siç thoni ju, duhet t’i
drejtojnë antenat e tyre kah Sanxhaku, Kosova apo Shqipëria ajo është e
drejtë e tyre legjitime.







Pyetje: Flitet në disa media, kryesisht në ato serbe se në
Luginën e Preshevës veprojnë “grupe vehabiste”. Sa janë këto të vërteta
dhe a mund të paraqesin rrezik me këto grupacione ?


Dalja në sipërfaqe e këtyre grupacioneve të njohur tashmë si grupe
ekstremiste qofshin ato edhe vehabiste janë rezultat i krizave të cilat
dalin zakonisht në rajonet e pas luftrave, në vendet në tranzicionit të
cilat grupacione përpiqen ta shfytëzojnë situatën për iks interesa. Këto
grupe ekstremiste mund të jenë të rrezikshme po aq sa ne i përkrahim.
Nëse i përkrahim do të kemi shumë rrezik, nëse pak apo hiq, rreziku
është më i vogël apo fare. Mendoj se sikur ne në Sanxhak edhe tek ju
atje në Luginë nuk e kemi ketë problem apo rrezik të madh me ta. Ata
dalin në sipërfaqe apo numri i tyre rritet nëse vazhdojnë përqarjet tona
mes muslimanëve, mes Sanxhakut apo Luginës apo edhe në Kosovë dhe
bashkë me të edhe krizat ekonomike e sociale. Shteti i dobët është sikur
uji i turbullt…dhe krejt normal aty mund të shfaqen grupacione dhe kush
do tejtër mund ta shfrytëzoj këtë sitautë, kaos politik, ekonomik apo
mosmarrëveshje fetare, në këtë arst mes muslimanëve. Pra, në një shtet
jo stabil ekomikisht dhe politikisht bashkë me praninë e krimit të
organizuar. nuk është cudi që në mesin tonë sot të kemi grupacione të
atilla ekstremistë të tillë dhe pse jo nesër edhe lloj-lloj sektesh dche
kështu shqoëria jonë, mjedisi ynë mund të ketë efekte negative.

Pyetje: Sot në botë përkujtohet vrasja e Bin Ladenit. Para një
viti ju si e kishit pranuar lajmin e vrasejes së tij dhe çfarë mendoni
për Al-Kaiden ?


Fillimisht mund të them se feja jonë islame është kundër dhe dënon
energjikisht terrorizmin. Pra islami është për paqe dhe dënon çdo dhunë
nga kushdoqoftë mbi dikë pavarësiht se çfarë kombi apo feje ai i takon.
Askush nuk ka të drejtë t’ia marrë jetën, shpirtin dikujt në këtë botë
pos të madhit Allah i qofshim falë. Prandaj edhe këtu kundër grupeve
kriminale, grupeve ekstremiste, duhet të zhvillohet një luftë e
përbashkët, një luftë reciproke…e jo të flitet apo luftohet ta zëmë më
shumë apo vetëm për veprat e Ben Ladenit apo Al-Kaidës dhe vetëm për
grupe islmaliste, duke mbyllur sytë kundër krimeve apo grupeve
ekstremiste të tjera si ato serbe, sikur ato të Karaxhixhit, breivikëve
dhe millosheviçëve të tjerë në Serbi e në botë.



noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi