Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Tunizia pritet ta njoh Kosovën shtet Empty Tunizia pritet ta njoh Kosovën shtet

Thu 17 Jan 2013 - 16:44
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në vizitën e parë zyrtare të një lideri institucional të Kosovës në Tunizi, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Tunizisë, Rafik Abdessalem.

Në këtë vizitë shumë të rëndësishme në kuadër të lobimit për njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë marrë një vendim të tillë, ministri Hoxhaj është pritur në takim zyrtar nga homologu Abdessalem.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka prezantuar progresin që po arrihet në vazhdimësi në Republikën e Kosovës, duke dorëzuar kërkesën formale për njohjen e Kosovës nga Tunizia, gjë që është pranuar me kënaqësi nga ministri tunizian.

“Populli i Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për kauzën e njëjtë politike sikurse populli i Tunizisë dhe është motivuar nga tre aspiratat të mëdha, siç janë dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe liria. Prandaj, vendimi për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Qeveria e juaj, do të shihet si respektim i këtyre tre vlerave madhore për të cilat është përpjekur edhe vet populli tunizian”, ka thënë ministri Hoxhaj, gjatë takimit me ministrin Abdessalem.

Hoxhaj po ashtu theksoi se Tunizia e re do të manifestonte një politikë të jashtme të re edhe përmes shembullit të saj të njohjes së Kosovës.

“Ne si Qeveri e Kosovës jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhënie bilaterale të gjithanshme ndërmjet vendeve tona, por para se të vendosen këto marrëdhënie është me rëndësi që Qeveria e juaj të marrë vendim që ta njoh Kosovën dhe unë ju jam shumë mirënjohës për ftesën që ta zhvilloj edhe vizitën e parë zyrtare si ministër i Jashtëm i Kosovës në vendin tuaj”, tha Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu e ka informuar homologun tunizian për shtetndërtimin e suksesshëm në Kosovë gjatë pesë vjetëve të fundit, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes shtimit të numrit të njohjeve si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

“Ne si Kosovë i jemi mirënjohës Tunizisë për votën e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim të ngushtë ekonomik, tregtar, arsimor dhe kulturor ndërmjet vendeve tona”, ka thënë ministri Hoxhaj, gjatë takimit.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Tunizisë, Rafik Abdessalem, ka theksuar se vendimi për njohjen e Kosovës nga Tunizia është në etapën e fundit të koordinimit ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës Tuniziane dhe është çështje kohe se kur kjo do të ndodhë.

Ministri Abdessalem po ashtu ka shprehur admirim për vlerat e përbashkëta të kauzës për liri dhe dinjitet, ndërmjet dy popujve tanë.

Hoxhaj dhe Abdessalem kanë ndarë qëndrimin se njohja e Kosovës do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, edukimit, kulturës dhe turizmit. Ata po ashtu janë pajtuar se mosnjohja e Kosovës ka krijuar vetëm pengesa dhe barriera për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve tanë.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka ftuar për vizitë zyrtarë në Republikën e Kosovës, ministrin Abdessalem.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas vizitave të suksesshme në Arabinë Saudite dhe Egjipt, gjatë qëndrimit në Tunizi, do të zhvillojë takime edhe me shumë personalitete, liderë politikë dhe institucionalë të këtij shteti.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tunizia pritet ta njoh Kosovën shtet Empty Re: Tunizia pritet ta njoh Kosovën shtet

Sat 19 Jan 2013 - 15:10
Pse s'e njohu deri me tani, s'e la allahu?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi