- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Parlamenti Evropian kundër fusnotës, e trajton Kosovën shtet
Thu 29 Mar 2012 - 22:39
- Parlamenti Evropian ka refuzuar të enjten kërkesën e disa deputetëve të këtij parlamenti, që në dokumentet e Parlamentit Evropian Kosova të referohet me fusnotë, siç ishin marrë vesh Beogradi dhe Prishtina për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale.
Ky propozim është hedhur poshtë në votimin e së enjtes në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku është miratuar rezoluta për Kosovën.
Rezoluta edhe një herë u bën thirrje pesë vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.
Ka kaluar edhe amendamenti, i cili i bën ftesë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mundësojë pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike në Londër këtë vit.
Po ashtu, ky raport është edhe kritik ndaj Kosovës në disa fusha. Kërkon që sa më parë të merren masa ndaj përgjegjësve për mashtrimet në procesin zgjedhor; kërkon që Kosova të bëjë më shumë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Raporti i miratuar të enjten, me shumicë të madhe votash të deputetëve të Parlamentit Evropian, kërkon nga Komisioni Evropian që sa më shpejt t’i dorëzojë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe që procesi për Kosovën të jetë i ngjashëm me atë që ka qenë për vendet tjera të rajonit të Ballkanit.
Pos për Kosovën, të enjten është miratuar edhe rezoluta për Serbinë. Edhe nga Serbia, sikurse është edhe në raportin për Kosovën, është kërkuar që të përmbahet nga zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë, pra i zgjedhjeve lokale, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Është përshëndetur marrëveshja në dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por është kërkuar që të ketë implementim të plotë të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur.
Deputetët e PE-së, me rezolutat që kanë miratuar në seancën plenare të së enjtes, kanë mbështetur rrugën evropiane të të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, raporton Radio Evropa e Lirë.
PE-ja kështu vazhdon të jetë i vetmi institucion i BE-së, i cili vazhdon ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe i referohet asaj si Republika e Kosovës, pa përmendur asnjë fusnotë apo ndonjë gjë tjetër krahas emërtimit të Kosovës.
Parlamenti Evropian, po ashtu kërkon nga Komisioni Evropian që të mos vonohet me studimin e fizibilitetit për Kosovën.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi