Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nikoliç: Jo bisedime me Kosovën shtet  Empty Nikoliç: Jo bisedime me Kosovën shtet

Thu 27 Sep 2012 - 17:02
Nikoliç: Jo bisedime me Kosovën shtet  Nikolic-tomisllav

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në bisedimet për fqinjësinë e mirë, që e trajtojnë Kosovën si shtet.

Deklaratën e tij për mediat serbe Nikoliç e ka bërë para takimit me shefein e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Zonja Ashton e di që tek unë nuk gjen bashkëbiseduesin për raportet e mira me Kosovën si shtet. Ajo gjen tek unë bashkëbiseduesin për jetën e mirë në Kosovë, për paqen dhe sigurinë për investime”, ka thënë Nikoliç.

Dy ditë më parë Përfaqësuesja e Lartë e BE bisedoi në Nju Jork me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi mbi vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, jo vetëm në nivel teknik, siç është mbajtur deri tani në Bruksel, por edhe në nivel politik.

“Kryeministri Thaçi konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për t'u angazhuar në këto bisedime. Përfaqësuesja e Lartë u shpreh se vendime të vështira do të nevojiten nga Prishtina e Beogradi, ndaj të dy palët duhet të jenë gati për t'u angazhuar, përfshirë edhe në nivel politik”, njoftoi zyra e Ashton.

Shefja e diplomacisë europiane vlerësoi progresin e bërë për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, si dhe përpjekjet e Prishtinës për të përparuar në rrugën drejt BE-së.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi