- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Nikoliç: “Nëse Prishtina provokon, Kosovën do ta marrim edhe me luftë”
Sat 21 Jul 2012 - 19:11
Presidenti serb, Nikoliç
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, nuk e ka përjashtuar opsionin e luftës për “ta kthyer Kosovën”, nëse, siç u ka thënë ai mediave serbe, “imponohet një gjë e tillë nga Prishtina dhe kryeministri Hashim Thaçi”.
BEOGRAD -“Nëse ndokush e sulmon dhunshëm veriun e Kosovës duhet ta ketë parasysh se edhe Serbia mund ta ndjekë të njëjtën rrugë për ta zmbrapsur Kosovën. Pra, kush është ai që në një rast e justifikon forcën e në tjetrin jo?!”, është shprehur Nikoliç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari serb, të cili i referohet "Koha Ditore", se si do të reagonte ai si komandant i Ushtrisë së Serbisë, nëse Hashim Thaçi ndërmerr ndonjë hap të dhunshëm kundër serbëve në veri.
“Qytetërimi bashkëkohor nuk është mirë që të jetë indiferent ndaj dhunës që ushtrohet mbi serbët në veri të Kosovës. I kam bindur të gjithë faktorët e bashkësisë ndërkombëtare, me të cilët kam biseduar, se kjo do të ishte e pakuptimtë. Këtë Serbia nuk mund ta durojë. OKB-të nuk e kanë dërguar KFOR-in në Kosovë që të pushtojë territore”, tha ai.
Por, Nikoliç përmendi se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të bëhen bashkë gjithë faktorët e rëndësishëm në Serbi, në mënyrë që përfundimisht të hartohet një platformë e mbështetur në Kushtetutë dhe në interesat e qytetarëve, duke insistuar që në negociata të përfshihen edhe Kombet e Bashkuara.
Në pyetjen se, a ka plan konkret për Kosovën kur bën thirrje për bashkimin e të gjithë faktorëve, kreu i Serbisë u përgjigj: “Sa herë që dikush të vërsulet ndaj nesh dhe të bëjë trysni, ne ne nuk do të lejojmë që shteti i vetëshpallur i Kosovës të bëhet anëtar i OKB-së. Kjo është arma jonë më e fuqishme. Nëse për këtë arrijmë që ta bindim Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, e sidomos ata që po bëjnë presion ndaj nesh, atëherë bisedimet do të zhvillohen më lehtë”, transmeton ëëë.lajmeshqip.com.
Presidenti serb tha se “është i gatshëm që të propozojë një zgjidhje, e cila tashmë ka gjetur zbatim edhe në vendet tjera, siç është statusi i gjermanëve në Belgjikë dhe në Tirolin Jugor. Pra, ka zgjidhje që edhe mund ta ruajë sovranitetin e Serbisë e edhe t’i kënaqë shqiptarët”, përfundoi Nikoliq.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi