Vazhdojnë protestat kundër Ligjit të abortit, Parlamenti do ta kalojë ligjin
Mon 10 Jun 2013 - 12:59
- 91 organizata e kanë vënë nënshkrimin e tyre në letrën e adresuar deri te deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe deri te kryeministri
Sot para Parlamentit sërish do të protestojnë shumë organizata joqeveritare dhe shoqata qytetare kundër ligjit të ri të abortit, i cili, sipas tyre, cënon të drejtat themelore të grave.
Asociacioni për edukatë shëndetësore “Hera” nuk tërhiqet nga lufta për ta penguar miratimin e këtij ligji për ndërprerjen e shtatzanisë.
Gjithashtu, 91 organizata e kanë vënë nënshkrimin e tyre në letrën e adresuar deri te deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe deri te kryeministri.
Ligji për ndërprerjen e shtatëzanisë sot me procedurë të shkurtuar do të duhet të gjendet në seancë plenare të Kuvendit të Maqedonisë.
Sipas reagimeve të para nga ana e deputetëve të shumicës, pritet që ligji të kalojë në Kuvend pa probleme.portalb
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi