Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbi 40 artistë kundër ligjit për teatrot Empty Mbi 40 artistë kundër ligjit për teatrot

Sat 3 Mar 2012 - 2:33
Mbi 40 artistë kundër ligjit për teatrot 1.TeatroRamiz Kelmendi, Vehap Shita, Nexhmije Pagarusha, Mysherefe Llozana, Melehate Qena, Bajrush Mjaku, Drita Krasniqi...janë vetëm disa nga shumë emrat e njohur të cilët kanë vënë firmën e tyre në këtë peticion që kërkon kthimin prapa të projektligjit, që ka kaluar nga Qeveria në Parlamentin e Kosovës.

Fiks katërdhjetë e tre artistë të skenës teatrore nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia janë bërë bashkë në një peticion për të kundërshtuar Projektligjin për teatrot. Ramiz Kelmendi, Vehap Shita, Nexhmije Pagarusha, Mysherefe Llozana, Melehate Qena, Bajrush Mjaku, Drita Krasniqi, Ema Andrea, Alban Ukaj, Arben Bajraktaraj, Kushtrim Hoxha e Veton Nurkollari janë vetëm disa nga shumë emrat e njohur të cilët kanë vënë firmën e tyre në këtë peticion që kërkon kthimin prapa të Projektligjit, që ka kaluar nga Qeveria në Parlamentin e Kosovës.

Peticioni i dërguar Kuvendit të Kosovës, që përpos tjerash kërkon organizimin e një debati të gjerë publik me artistët dhe krijimin e një komisioni tjetër të pavarur për hartimin e një Projektligji të ri, për Ministrinë e Kulturës përbëhet nga dy grupe artistësh. Në grupin e parë, sipas MKRS-së, hyjnë njerëzit që nuk e kanë lexuar fare Ligjin e të tjerët janë manipuluar. Se kush nuk e ka lexuar Projektligjin, MKRS-ja nuk ka dhënë emra, por ka përmendur Jeton Nezirajn, Bekim Lumin e Arian Krasniqin, si tre persona që kanë manipuluar me kolegët e tyre. Për këta të tretë, kjo deklaratë është fyese për këta artistë.

E për Lirie Kajtazin, anëtare e Komisionit Parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ky peticion është një arsye e fortë që ky Projektligj të kthehet në pikën zero.
Për Shasivar Haxhijajn, këshilltar i lartë i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ky peticion është një e drejtë e gjithkujt për ta ushtruar.
“Edhe pse një pjesë e madhe e artistëve nuk e kanë lexuar fare Projektligjin e një pjesë tjetër janë manipuluar, kjo është një e drejtë që e kanë shfrytëzuar”, ka thënë Haxhijaj. Ai ka përmendur emrat e ish-drejtorit artistik të TKK-së, Jeton Neziraj, dramaturgut Arian Krasniqit dhe regjisorit Bekim Lumi si persona që për interesa të ndryshme kanë manipuluar artistët e tjerë.

”Përndryshe ky Projektligj nëse kalon në Kuvendin e Kosovës do ta bëjë skenën teatrore me Ligjin ndër më modernët dhe më të mirët në rajon”, ka thënë Haxhijaj. Jeton Neziraj, që vitin e kaluar kishte ndërmarrë një fushatë kundër ndërhyrjeve politike të ministrit të Kulturës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i quan fyese këto deklarata të Haxhijajt.

“Kjo është deklaratë fyese për krejt këta emra. Nëse ministria e ka luajtur këtë lojë në rastin tim, është jashtë çdo niveli që të thuhet e njëjta për këta artistë”, ka thënë Neziraj.

Sipas tij, është fyese që këta emra që janë në këtë peticion të quhen të manipuluar.

Më i ashpër ka qenë regjisori Bekim Lumi. Sipas tij, njerëzit që e kanë mbështetur peticionin kundër miratimit të Projektligjit për teatrot nuk janë kalamaj e as marioneta për t’u manipuluar nga kushdo.
Si fyerje e ka marrë edhe dramaturgu Arian Krasniqi. Përtej kësaj ai ka thënë se nuk e kupton se përse MKRS-ja e personalizon këtë çështje. “Kjo është absurditet”, ka thënë Krasniqi. Lirie Kajtazi, e cila në mandatin para ministrit Krasniqi, ka qenë zëvendësministre e Kulturës, në komision është shtruar nevoja që ky Projektligj të dalë në dëgjim publik para se të amendamentohet. “Ky peticion do të ndikojë edhe më shumë që Projektligji të kthehet në një dëgjim publik ose të kthehet prapa”, ka thënë Kajtazi. Zhurnal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi