- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Semanic: Serbia do ta njoh Kosovën
Sat 10 Mar 2012 - 23:18
Duke pasur parasysh se Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara nuk parasheh mundësinë që Beogradi të organizojë zgjedhje lokale në Kosovë, vendimi i autoriteteve serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë mund t’i kushtojë Serbisë duke penguar afrimin e saj me BE-në, ka thënë Hana Semanic, eksperte për Ballkanin Perëndimor dhe anëtare e Qendrës për hulumtimin e Zgjerimit të BE-së në Budapest.
Semanic vlerëson se perspektiva evropiane e Serbisë mund të ketë ndikim pozitiv për Kosovën, që do të thotë se të dy palët do të duhet të bashkëpunojnë më shumë.
"Bashkëpunimi do të ketë një efekt pozitiv tek njerëzit që janë të lodhur nga konflikti. Një tjetër opsion është e kundërta e kësaj. Në fakt, disa ndoshta do të thonë se krijimi i kushteve për më shumë bisedime dhe marrëveshje tingëllon mirë në letër, por ajo është shumë e vështirë të arrihet në praktikë", tha ajo për gazetën "Danas".
Sipas saj, data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE varet nga Serbia, me ç’rast dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës imponohet si kusht kryesor.
Deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian është e domosdoshme të vendosen marrëdhënie normale ndërmjet dy vendeve, që nënkupton pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në konferencat ndërkombëtare, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të interesit të ndërsjellë, vlerësoi Semanic. Gjithashtu, është e nevojshme për të gjetur zgjidhje për telekomunikacionin dhe njohjen e ndërsjellë të diplomave si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me EULEX-in.
“Kosova është dhe do të mbetet sfida më e madhe për Serbinë. Unë mendoj se në të ardhmen Serbia do të detyrohet të njohë Kosovën në një mënyrë apo një tjetër, por ajo do të shoqërohet me një zgjidhje ligjore të pranueshme për të dyja palët”, tha ajo.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi