Femrat dhe mosha
Tue 3 Jan 2012 - 20:23
Sipas sondazhit, del se një pjesë e madhe e këtyre grave kanë kaluar në këtë periudhë moshe përvoja të jashtëzakonshme me meshkujt, më të mirat e jetës së tyre dhe se e vlerësonin këtë moshë edhe nga
pikëpamja e karrierës, si shumë të frytshme dhe prodhimtare. Por, ka gjithmonë një por.Ajo që po ndodh gjithnjë e më shumë në media është se gratë mbi moshën 45-vjeçare, të paktën sipas sondazheve, del se janë më në formë se kurrë. Pra edhe për gratë, sikundër për burrat, jeta mund të fillojë shumë mirë mbi moshën 40 vjeç.
Kjo sepse ndoshta është periudha kur një fazë e jetës ka mbaruar dhe në këtë fazë të dytë, gratë hyjnë me më shumë rrudha, por mbi të gjitha me më shumë përvojë, çka është shumë e mirë, pasi di se çfarë të pëlqen dhe çfarë të kërkosh.
Ndoshta gjithë këto sondazhe në favor të grave të kësaj moshe janë shumë pozitive për vetë moralin e zonjave mbi 40 vjeç, të cilat vetëm pak kohë më parë mund të kenë menduar se me të vënë këmbën në të 40-at, jeta e tyre mund të quhej praktikisht e mbyllur dhe pa të papritura.
Veçanërisht në rastin e grave të martuara e me fëmijë. Pra sipas sondazheve, por edhe asaj që shohim dhe dëgjomë vetë përditë, zonjat e kësaj moshe sa vjen e po bëhen më të preferuara për t’u pasur si shoqe, të dashura dhe për t’u martuar me to.
Ato u duken meshkujve të të gjitha moshave shumë tërheqëse kur kanë pamje të jashtme është edhe më mirë, por në përgjithësi janë tërheqëse për shkak të karakterit të tyre shumë interesant, të hapur dhe guximtar, si dhe përvojës që kanë dhe ndjeshmërisë në doza shumë më të mëdha se vajzat e reja që kërkojnë kryesisht të kënaqin vetëm veten. E reja e fundit vjen nga një sondazh i kryer në 2000 gra, nga mosha 40 deri në moshën 46-vjeçare.
Sipas sondazhit, del se një pjesë e madhe e këtyre grave kanë kaluar në këtë periudhë moshe përvoja të jashtëzakonshme me meshkujt, më të mirat e jetës së tyre dhe se e vlerësonin këtë moshë edhe nga pikëpamja e karrierës, si shumë të frytshme dhe prodhimtare. Por, ka gjithmonë një por.
Zmadho fotografinë
Femrat dhe mosha
Sipas të njëjtit sondazh të bërë me gratë mbi 45 vjeç del se pikërisht ky është momenti kur e gjithë ajo që kanë përjetuar gjatë këtyre viteve të zjarrta dhe të frytshme nis që të venitet.
Kjo për shkak se trupi nis të trashet, dalin thinjat që shumë shpejt shtohen dhe mbushin të gjithë kokën, vështrimi në këtë moshë nuk ka më shkëlqimin e pak viteve më parë dhe në rrugë këto gra nuk e ndiejnë më vështrimin e meshkujve mbi vete si dikur. Për gratë kjo është mosha kur nisin që të shndërrohen pak nga pak në qenie të padukshme dhe me një vetëbesim në reduktim e sipër.
Por lajmi i mirë gjithmonë vjen pas një lajmi të keq, sepse në moshën 60- vjeçare më në fund ekuilibri i humbur gjendet sërish dhe ato nisin që të ndihen të plota dhe me vetëbesim tashmë në moshën e tretë. Ka nga ato që e gëzojnë shumë këtë moshë me të gjitha karakteristikat e saj dhe të tjera që vazhdojnë të vuajnë faktin se tashmë janë plaka dhe askush nuk ua var më.
Megjithatë janë shumë vite, pra nga mosha 46 deri në 60 vjeç gjatë të cilave gruaja mund të ndihet jo mirë me veten, para se të fitojë sërish besimin në vetvete dhe kënaqësinë e të jetuarit. Megjithatë bëhet fjalë për statistika, sepse janë të shumta, gjithnjë e më të shumta ato gra të cilat nuk pranojnë në asnjë mënyrë që të heqin dorë nga të jetuarit, të veshurit, festat, të gjuajturit dhe të rënët në sy në të gjitha moshat e jetës së tyre.
Sigurisht që kjo do shumë kurajë dhe këmbëngulje, por ka shumë që ia dalin duke i rrudhur buzët kur dëgjojnë statistika që i privojnë nga të qenët të lumtura në çdo moshë.
Edhe pse po flasim për ekstreme, pra për ato që ndihen të lodhura dhe të tjerat ende në formë shumë të mirë, e vërteta është se pas moshës 45-vjeçare, femra është në një periudhë tranzitore dhe se kjo periudhë nuk mund të mos ketë ndikimet e veta dhe të lërë gjurmët te të gjitha.
Nuk mund të thuash se mosha nuk ka rëndësinë e saj dhe nuk mund të jenë të vërteta pohimet e disave se nuk duan që t’ia dinë për moshën, sepse ndihen gjithmonë të reja, të freskëta dhe në formë. Është gabuar që mund t’ia hedhësh kohës, ose mund të injorosh vitet që ke mbi shpinë. Gjithçka që ke në dorë të bësh, është të gjedh një mënyrë për të përballuar ndryshimin me sa më pak trauma dhe për të dalë nga periudha e tranzicionit me sa më pak rezultate e lëkundje negative.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi