Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Femrat e bukura shihen si objekt nga vetë femrat Empty Femrat e bukura shihen si objekt nga vetë femrat

Sun 17 Jun 2012 - 12:13
Meshkujt janë akuzuar vazhdimisht për konsiderimin e femrave të bukura thjesht si objekte,diçka të cilën reklamuesit e kanë përdorur në avantazhin e tyre prej brezash.
Megjithatë, një studim i ri i një grupi psikologësh nga Belgjika vërtetoi se nuk janë vetëm meshkujt që e bëjnë diçka të tillë, pasi një femër e bukur nuk i jep ndjesi njerëzore as vetë femrave.Gjëja më befasuese është se të dyja gjinitë kanë një vlerësim të kundërt për meshkujt e pashëm, të cilët fitojnë një trajtim më të respektuar vetëm prej mënyrës se si duken.Studimi u publikua në “Psychilogical Science”, një e përjavshme e Shoqatës së Shkencave Psikologjike.Një grupi prej qindra vullnetarësh iu kërkua që të identifikonin një grup fotografish, të kthyera përmbys.
Studime të mëparshme mendore kanë treguar se për arsye të paqarta plotësisht, një person i zakonshëm nuk mund të identifikojë një fotografi njeriu të kthyer përmbys pa u përqendruar, ndërsa një vështirësi e tillë nuk ndodh me pamjet e objekteve.
Qëllimisht, midis imazheve të disa sendeve, ne studim ishin përzgjedhur edhe ato të disa modeleve dhe femrave e meshkujve me bukuri të spikatur. Me shumicë dërrmuese, vullnetarët identifikonin njësoj si objektet fotot e femrave tërheqëse, ndërsa tek meshkujt, nuk ndodhte i njëjti fenomen
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi