Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Robotë që po ndryshojnë punën e farmacistëve Empty Robotë që po ndryshojnë punën e farmacistëve

Wed 4 Jan 2012 - 15:39
Robotë që po ndryshojnë punën e farmacistëve Robote_qe_po_ndryshojne_punen_Në një spital të San Franciskos, robotët po punojnë përkrah farmacistëve për të përgatitur ilaçet me receta për pacientët. Thuhet se robotët mjekësorë janë më të përpiktë sesa njerëzit për të matur dhe klasifikuar ilaçet.Në një spital të San Franciskos, robotët po punojnë përkrah farmacistëve për të përgatitur ilaçet me receta për pacientët. Thuhet se robotët mjekësorë janë më të përpiktë sesa njerëzit për të matur dhe klasifikuar ilaçet.

Kanë ikur kohërat e farmacistëve që kërkojnë nëpër rafte apo sirtar për të gjetur ilaçet që ka urdhëruar mjeku – të paktën në qendrën mjekësore të San Franciskos në Universitetin e Kalifornisë.

Këtu robotët përgatisin ilaçet.

Makineritë e kompanisë Swiss Log seleksionojnë ilaçet me shpejtësi dhe i ndajnë ato për secilin pacient.

Lynn Paulsen, Drejtoreshë e Shërbimeve Farmaceutike në Qendrën Mjekësore qendrën të Universitetit të Kalifornisë kërkon t’i bëjë gabimet me ilaçet një gjë të së kaluarës.

“Qëllimi është të nxisim sigurinë për pacientët për të patur më pak mundësi gabimi. Duke filluar nga tetori i këtij viti do të kemi kode për çdo pacient përveç rekordeve elektronike mjekësore për të eliminuar përfundimisht gabimet mjekësore”.

Përkrahësit thonë se robotët i distancojnë farmacistët nga medikamentet toksike si ilaçet e kimioterapisë ndërsa u japin atyre më shumë kohë të përqendrohen tek kujdesi për pacientët. Gabimet me ilaçet janë një shqetësim i madh në spitalet amerikane. Një raport i vitit 2006 i Akademisë Kombëtare të Shkencave tregon se në Shtetet e Bashkuara gabimet me ilaçet dëmtojnë të paktën 1 presje 5 milionë njerëz çdo vit dhe u kushtojnë spitaleve 3 presje 5 miliardë dollarë për të trajtuar dëmet e shkaktuara nga ilaçet e gabuara.

“Farmacistët kanë përvojë në seleksionimin e ilaçeve. Megjithatë ata duhet të kalojnë më shumë kohë në aspektet të tjera të punës së farmacistit dhe më pak kohë për të kontrolluar dhe mbikontrolluar ilaçet. Robotët në fakt janë shumë të përpiktë, në një nivel që nuk krahasohet me njerëzit”.

Ndërsa këta robotë kanë hyrë në procesin e paketimit dhe seleksionimit të ilaçeve, automatizime të tjera janë duke ardhur. Deri në vitin 2012 mjekët do të fusin recetat drejtpërdrejt në sisteme kompjuterike duke eliminuar hapat e shumtë dhe njëkohësisht gabimet.

Megjithëse synimi kryesor është përmirësimi i sigurisë për pacientët, automatizimi i farmacive sjell edhe përfitime të tjera – ai ul rrezikun e farmacistëve të cilëve iu është dashur në të kaluarën të përgatisin substanca të rrezikshme si ilaçet e kimioterapisë.

Disa farmaci kanë robotin e quajtur RIVA. Kjo makineri përgatit ilaçet e kimioterapisë dhe të tjera ilaçe të rrezikshme në kushte sterile.

RIVA zëvendëson përgatitjet manuale të shiringave dhe serumeve. Shekulli i fundit ka sjellë një numër përmirësimesh në mënyrën e mbarëvajtjeve të punës në farmaci. Kjo ekspozitë në Universitetin e Kalifornisë tregon sesi ilaçet vendoseshin dhe si plotësoheshin recetat në të kaluarën.

Ashtu si zonja Paulsen, Joseph Guglielmo, kryetar i Departamentit të Farmacive Klinike thekson se përdorimi i robotëve do të përmirësojë sigurinë e pacientëve.

“Robotët janë më mirë për ilaçet pasi kanë mundësinë të pakësojnë gabimet që ndodhnin me sistemet tradicionale të shpërndarjes që përdoren në shumicën e spitaleve në mbarë Shtetet e Bashkuara”.

Ndërsa robotët zhurmojnë në farmaci duke ndarë dhe numëruar ilaçet, duket qartë se roli i farmacistëve po ndryshon bashkë me kohën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi