Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) Empty Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT)

Wed 4 Jan 2012 - 18:46
Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) Krisard-Pusi2Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) Krisard-Pusi3Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) GabiDjemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) Gabi2Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) PUSI-KRISARD-1Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) PUSI-PELLUMBDjemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) ULNDREAJ-EDUARD-1Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) NDOCI-MARJAN-1Djemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) Shqiptaret-dhe-armet-ne-facebook-noaDjemtë shqiptarë grabisin në Athinë dhe nxjerrin fotot në Facebook (FOTOT) Mjetet-e-grabitjeve-noa

Athinë, 3 Janar 2012 NOA - Grabisnin pika karburanti dhe dyqane e trofetë e “punës” së tyre i nxirrnin në Facebook. Nxirrnin armët dhe tundnin eurot që fitonin nga grabitjet në grup. Por ndoshta kurrë nuk e kanë menduar se do të gjurmoheshin nga policia dhe do të binin në pranga pikërisht për shkak të publicitetit që po i bënin vetes.

Policia e Athinës pohoi se nuk kishte shumë shpresa të kapte autorët e grabitjeve të vazhdueshme që po ndodhnin në kryeqytetin grek ku brenda një nate plaçkiteshin me armë deri disa dyqane dhe pika karburanti.

Por nxjerrja e fotove si këto që po shihni përbri lajmit, në rrjetin social Facebook i ka tradhtuar, raporton korrespondenti i agjencisë noa.al.

Krisardi për shembull që e shihni në dy foto pas prangosjes, gjendet dhe në fotot që kishte hedhur në Facebook, duke bërë qitje me pistoletë në Shqipëri dhe me dy pistoleta në duar, në shtëpinë e tij në Athinë.

Në fotot e tjera të nxjerra në Facebook dalin mori armësh si dhe një moment ndërsa mban qindra euro në duar si trofe.

Zyrtarisht, policia e Athinës tha se përmes një operacioni të kryer njëkohësisht në disa lagje të kryeqytetit grek, u arrit të shkatërrohej një organizatë kriminale që merrej me grabitje të dhunshme.

Grabitjet bëheshin kryesisht në veri të Athinës, në pika shitjeje karburanti, kjoska dhe dyqane të tjera, përmes kërcënimit me armë zjarri të llojit Kallashnikov.

Tre shqiptarë janë vënë në pranga duke zbardhur plotësisht grabitjen me armë të 17 pikave karburanti dhe shtatë dyqaneve. Kurse tre të tjerë janë shpallur në kërkim dhe mendohet se kanë arritur të arratisen në Shqipëri.

Të gjitha grabitjet janë kryer në periudhën janar-dhjetor 2011.

Arrestimet u kryen në Nea Halkidhona dhe Sepoli. Në pranga ranë Marjan Ndoci, i Dedës dhe Lules, 23 vjeç, Krisard Pusi i Nikolës dhe Zoit, 19 vjeç dhe Eduard Ulndreaj i Gjinit dhe Lenës, 29 vjeç.

Kurse në kërkim është shpallur vëllai i Krisardit, Pëllumb Pusi, 26 vjeç.

Të arrestuarit janë personat që shihni në fotot kurse një i katër që është shpallur në kërkim e shihni në foton e fundit përbri këtij lajmi.

Policia tha se i publikoi fotot e të arrestuarve dhe njërit prej të kërkuarve, në përpjekje për të nxitur qytetarë dhe biznese të grabitura që të denoncojnë duke identifikuar autorët.

Të arrestuarve iu gjetën disa lloj armatimesh, mes tyre automatikë, pistoleta, bomba, si dhe mjetet e “punës”, maska, të cilat i shihni në foton e materialeve të sekuestruara si prova. Po ashtu u janë sekuestruar dhe tre makina, dy prej të cilave rezultuan të vjedhura.

Hetimi në rrjetin social Facebok është bërë nga ekipi i poliicsë greke të Athinës në sektorin e krimit elektronik. Ata zbuluan se Krisard Puci kishte hapur një profil me emër të rremë Kristos Gabi.

Në faqen që kishte hapur, kishte futur me dhjetëra fotografi ku mes tyre gjendeshin dhe ato “pikante” për hetuesit. Po ashtu gjendeshin dhe foto të disa makinave luksoze, mjete që në fakt u përkisnin personave konkretë në Athinë.

n.s/e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi