Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Athinë, policia publikon fotot e prostitutës ruse me AIDS Empty Athinë, policia publikon fotot e prostitutës ruse me AIDS

Mon 30 Apr 2012 - 13:21
Athinë, policia publikon fotot e prostitutës ruse me AIDS 53907ATHINE - Disa ditë pas lajmit se një prostitutë ruse në Athinë, u diagnostikua me AIDS, policia greke ka publikuar fotot e 22 vjeçares, me qëllim që të ndihmojë të gjithë personat që kanë frekuentuar shtëpitë publike, ta identifikojnë dhe nëse kanë qenë klientë të saj, t’i drejtohen urgjentisht mjekut për teste dhe analiza.

22 vjeçarja Tatiana Bukhtoyarova (në foto), bijë e Sergei dhe e Nadeza, ka lindur në Rusi në vitin 1990. Ajo banonte në Athinë, në lagjen Galaci, ndërsa ushtronte prostitucionin në shtëpinë publike në rrugën Fokeos 22.

22 vjeçarja prostitutë, tani po përballet me akuza të rënda, pasi ka qenë në dijeni të sëmundjes dhe vazhdonte të ushtronte prostitucionin pa asnjë mjet mbrojtës dhe pa paralajmëruar klientët e saj.

Policia greke dhe Ministria e Shëndetësisë greke iu kanë bërë thirrje të gjithë klientëve të 22 vjeçares që të ushtrojnë kontrolle mjekësore, për të zvogëluar sa të jetë e mundur përmasat e katastrofës së shkaktuar nga 22 vjecarja ruse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi