- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Tronditet SHBA, shpërthime të fuqishme në Maratonën e Bostonit, së paku 3 të vdekur (VIDEO)
Mon 15 Apr 2013 - 22:26
Dy shpërthime të mëdha janë raportuar pranë vijës së finishit të Maratonës së Bostonit në SHBA. Raportohet për së paku 3 të vdekur dhe 60 të plagosur.
Pamjet janë të tmerrshme. Dëshmitarët në vendngjarje flasin për skena horror. Pamjet që vijnë nga ngjarja tregojnë kaos. Incidenti ka ndodhur tre orë pasi fituesi ka kaluar linjën e finishit.
Sipas BBC, tymi është ngritur deri në 15 metra lart në ajër.
Maratona e Bostonit është maratona e përvitshme më e vjetër në botë. Në këtë maratonë marrin pjesë rreth 20 mijë njerëz. Ajo është organizuar për herë të parë në vitin 1897.
Pas shpërthimit janë forcuar masat e sigurisë jo vetëm në Boston, por edhe në Nju Jork dhe qytete të tjera të mëdha./ep
http://www.albtime.com/welcome/public/top-news/29745/tronditet-shba-shperthime-te-fuqishme-ne-maratonen-e-bostonit-se-paku-3-te-vdekur-video

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Sulmi me bombë në Boston, reporterët fotografojnë “autorin”
Tue 16 Apr 2013 - 20:18
Një shkrepje fotografike tregon se ndoshta ai është autori i sulmeve të djeshme me bombë në Boston.
Fotoja ka fiksuar se në tarracën e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi, ndodhet një person i cili në pamje të parë duket i pashqetësuar nga tronditja e godinës.
Fillimisht askush nuk mendoi se personi në tarracë mund të kishte lidhje me sulmin, por komentet nëpër rrjete sociale thanë se qetësia me të cilën personi misterioz përballon shpërthimin e parë dhe të dytin të bën të dyshosh me të drejtë.
Agjenti special i FBI-së, Richard Deslauries tha se në vendngjarje janë dhjetra specialistë të FBI-së dhe zona vazhdon të jetë “zonë krimi” dhe me shumë gjasa, siç theksoi ai, do të mbesë e tillë edhe për disa ditë. /alb-observer.com/
FBI publikon videon dhe fotot e të dyshuarve për vënien e bombave në Maratonën e Bostonit
Fri 19 Apr 2013 - 14:28
Pas disa ditësh hetime, FBI-ja ka bërë publike fotot dhe videon e dy personave të dyshuar mbi ngjarjen e ndodhur në Maratonën e Bostonit. Në të shihen qartë dy meshkuj që ecnin pranë vijës së finish-it të maratonës, pak caste përpara shpërthimeve që vranë 3 persona dhe plagosën rreth 180 të tjerë.
Njëri prej tyre ka lënë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, “vetëm pak minuta” para shpërthimit. Duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tyre, FBI-ja ka sqaruar se konsiderohen si individë të armatosur dhe “ekstremisht të rrezikshëm”.
“Dikush në këtë vend i njeh këta individë, ndoshta si shokë, fqinj, bashkëpunëtorë apo anëtarët e familjes së të dyshuarve. Edhe pse mund të jetë e vështirë, kombi ynë kërkon mbështetjen e atyre që zotërojnë informacione, për të na i dhënë neve . Por askush nuk duhet t’u afrohet atyre. Askush nuk duhet të përpiqet t’i kapë ata, me përjashtim të zbatuesve të ligjit”.
Nga ana tjetër mediat nderkombetare informuan gjate ditës së sotme nje operacion madhor policor eshte duke u zhvilluar ne zonat e Bostonit./alb-observer.com/

Re: FBI publikon videon dhe fotot e të dyshuarve për vënien e bombave në Maratonën e Bostonit
Fri 19 Apr 2013 - 17:21
SHBA, vritet një nga bombëvënësit, në kërkim i vëllai-FOTO
SHBA-Policia në shtetin verilindor Massachusetts njoftoi se një prej të dyshuarve për shpërthimet e maratonës së Bostonit ka vdekur dhe tjetri nuk është kapur ende, ndërsa forcat e sigurimit vazhdojnë një operacion kërkimor në rrethinat e Bostonit.
Autoritetet thonë se i dyshuari "me kapele të bardhë" për shpërthimet e së hënës, i njohur si i dyshuari numër 2 nuk është kapur dhe është "i armatosur dhe i rrezikshëm". Policia ka paralajmëruar banorët e qytezës Watertown, rreth 8 kilometra larg Bostonit, që të qëndrojnë brenda dhe të mos i hapin derën askujt përveç policisë, e cila po bën kërkime derë më derë në kërkim të të dyshuarit.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti ishte afër vendit të ngjarrjes dhe tha se bëhet fjalë për një prani të madhe policore si dhe të FBI-së, ekipeve të çaktivizimit të bombave dhe pranisë së helikopterëve dhe qenve të stërvitur.
Transporti publik lokal është pezulluar. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur, disa biznese kanë pezulluar punën, ndërkohë që policia po u kërkon banorëve në disa pjesë të Bostonit dhe në rrethinat në perëndim të tij të qëndrojnë sot në shtëpi. Makinat nuk lejohen të hyjnë ose të dalin nga qyteza Watertown. Autobuzët po evakuojnë banorët e zonës.
Zyrtarët thonë se 2 personat e dyshuar për shpërthimet në marathonën e së hënës dyshohen gjithashtu për vrasjen e një polici të kampusit të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts, MIT, mbrëmë vonë para se të merrnin një makinë dhe të iknin nga Watertown. Autoritetet thonë se të dyshuarit hodhën lëndë ekplozive nga makina, ndërsa policia i ndiqte.
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se të dyshuarit janë nga një rajon rus pranë Çeçenisë që është përfshirë nga një kryengritje islamike shkaktuar nga luftrat separatiste. Televizioni amerikan NBC njofton se dy të dyshuarit janë vëllezër me origjinë çeçene. New York Times njofton se autoritetet besojnë se të dy të dyshuarit janë çeçenë.
Media amerikane thotë se vëllezërit jetonin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara. Sipas njoftimeve, i dyshuari që nuk është kapur ende është 19 vjeçari Dzhokhar Tsarnaev dhe se i dyshuari i vrarë është 26 vjeçari Tamerlan Tsarnaev.
26 vjeçari Tamerlan Tsarnaev
Zyrtarët thanë se i dyshuari numër 1, me kapele të zezë në fotografitë e publikuara nga FBI-ja, u plagos për vdekje në një shkëmbim zjarri me policinë dhe vdiq pasi u dërgua në spital. Autoritetet në spitalin Beth Israel thanë se i dyshuari kishte marrë një numër plagësh, madje kishe shenja plagosjeje nga objekte që mund të ishin pjesë përbërëse e eksplozivit që ai përdori vetë.
/BalkanWeb

- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Substancë e dyshimtë në një letër drejtuar presidentit Obama
Fri 19 Apr 2013 - 20:42
Mediat amerikane raportojnë se disa pjesë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara janë evakuuar, pasi autoritetet kanë zbuluar të paktë një paketë të dyshimtë. Më herët, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se një letër, e adresuar për presidentin Barack Obama, përmbante një substancë “të dyshimtë”.
Letra është gjetur gjatë testimit të postës, jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ajo është zbuluar në të njëjtën ditë kur autoritetet kanë raportuar se një letër me përmbajtje ricini është dërguar në adresë të senatorit amerikan, Roger Ëicker. Recina është një substancë natyrale tepër helmuese dhe me rrezikshmëri të lartë vdekjeprurëse për një njeri nëse gëlltitet apo personi hyn në kontakt me të përmes rrugëve të frymëmarrjes .
Ngjarja vjen pas sulmeve në Boston ditën e hënë, ku dy shpërthime të njëpasnjëshme lanë të vrarë 3 persona, përfshi një fëmijë 8- vjeçar, në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit. 176 njerëz u plagosën ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Letra është gjetur gjatë testimit të postës, jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ajo është zbuluar në të njëjtën ditë kur autoritetet kanë raportuar se një letër me përmbajtje ricini është dërguar në adresë të senatorit amerikan, Roger Ëicker. Recina është një substancë natyrale tepër helmuese dhe me rrezikshmëri të lartë vdekjeprurëse për një njeri nëse gëlltitet apo personi hyn në kontakt me të përmes rrugëve të frymëmarrjes .
Ngjarja vjen pas sulmeve në Boston ditën e hënë, ku dy shpërthime të njëpasnjëshme lanë të vrarë 3 persona, përfshi një fëmijë 8- vjeçar, në vijën e finishit të Maratonës së Bostonit. 176 njerëz u plagosën ndërsa shumë prej tyre kanë humbur gjymtyrët.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Re: FBI publikon videon dhe fotot e të dyshuarve për vënien e bombave në Maratonën e Bostonit
Sat 20 Apr 2013 - 0:36
Në kërkim të bombëvënësit, policia kthen Bostonin ‘përmbys’
Mijëra policë të veshur apo civilë kanë zbarkuar në lagjet e Bostonit për të gjetur të dyshuarin e dytë, si bombëvënës në maratonën e vrapit, ku humbën jetën 3 persona. Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç po kërkohet nga FBI Skuadrat e SWAT, shtëpi më shtëpi, ndërsa lagje të tëra në Boston, të cilat frekuentoheshin nga i riu, po kthehen përmbys. Shikoni fotot. /BalkanWeb

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: FBI publikon videon dhe fotot e të dyshuarve për vënien e bombave në Maratonën e Bostonit
Sat 20 Apr 2013 - 1:28
qenka bere si 1997 ketu tek neve dikure
Re: FBI publikon videon dhe fotot e të dyshuarve për vënien e bombave në Maratonën e Bostonit
Sat 20 Apr 2013 - 3:44
Boston, fundi i një “maratone”, arrestohet!
Policia e Bostonit ka njoftuar se i dyshuari i bombave në Maratonën e Bostonit është dërguar në paraburgim, duke i dhënë kështu fund gjuetisë masive, që futi në “shtetrrethim” kryeqendrën e Massachusetts, pas paralajmërimeve se personi i kërkuar mund të ishte i armatosur me eksplozivë.
Zyrtarë të zbatimit të ligjit thanë për CNN se autoritetet kanë konfirmuar identitetin e personit të arrestuar, është pikërisht 19-vjecari Dzhokar Tsarnaev, i cili ia mbathi shkëmbimit të zjarrit pak orë më parë në periferinë e Ëatertoën-it, ku mbeti i vdekur vëllai i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i kërkuari tjetër si përgjegjës i bombave që shpërthyen disa ditë më parë.
I riu Tsarnaev, sipas zyrtarëve, ishte në nevojë urgjente për kujdesin mjekësor, por nuk bëhet e ditur se për cfare ndihme konkretisht. Pasi njoftoi në Twitter se i dyshuari ishte drejtuar për në paraburgim, policia e Bostonit shkroi në rrjetin social “U kap! Gjuetia përfundoi. Kërkimi rezultoi me sukses. Terrorit i erdhi fundi. Drejtësia fitoi. I dyshuari do të merret në pyetje”.
Arrestimi erdhi në më pak se 1 javë, pasi dy bomba shpërthyen pranë vijës së finish-it të Maratonës së Bostonit, duke shokuar kombin dhe duke lënë një qytet të tërë në ankth. Tsarnaev u rrethua gjatë orëve të vona të së premtes në një varkë në Ëatertoën, në periferi të Bostonit.
/Tch

- Sponsored content
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi