Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjen vajzën pas 77 vjetësh Empty Gjen vajzën pas 77 vjetësh

Wed 4 Jan 2012 - 19:16
Gjen vajzën pas 77 vjetësh 20120103_18512_minka_disbrow_e_betty_janeNju Jork, 3 janar, NOA- Një grua dhe vajza e saj u ribashkuan pas 77 vitesh pritjeje të gjatë. Historia e pabesueshme ka ndodhur në San Clemente, Kaliforni. Minka Disbrow dhe Betty Jane , të cilat tani janë 99 vjeçe dhe 82 vjeçe, janë ndarë në vitin 1929, kur Minka e dha të bijën për adoptim, pasi mbeti shtatzënë minorene për shkak të një përdhunimi.

I vetmi kujtim ishte një foto bardhë e zi ku paraqitej fëmija e mbështjellë me një batanije. Nga dita që Betty Jane doli në dritë, Minka i uronte në heshtje ditëlindjen vajzës së saj në 22 maj të çdo viti. Vitet u bënë dekada, por dëshira mbeti e pandryshuar, që një ditë të mund ta uronte personalisht atë.

Vetëm kur shpresat dukeshin të humbura dhe pas lutjeve në të cilën ajo i kërkonte Zotit ta shihte dhe një herë të vetme para se të vdiste, një mëngjes bie zilja e telefonit. Një burrë nga Alabama e pyet atë për të kaluarën e saj. Minka menjëherë mendoi se mund të kishte qenë viktimë e vjedhjes së identitetit, por zëri misterioz e pyet atë nëse ajo dëshiron të flasë për Betty Lee. Minka nuk arrin të besojë atë ç’ka dëgjuar, lutjet e saj ishin realizuar.

Betty Lee, e cila tani quhet Ruth Lee, u adoptua nga një familje fetare norvegjeze. Më pas ajo u martua dhe ka gjashtë fëmijë, njëri prej të cilëve, Mark Lee, një astronaut. Lee e kishte ditur gjithmonë që ishte e birësuar, por vetëm rreth moshës shtatëdhjetë vjeçare ka filluar të kërkojë, për arsye shëndetësore prindërit e saj biologjikë.

Ajo në fakt kishte filluar të kishte probleme me zemrën dhe kur mjeku e pyeti nëse kishte ndonjë precedent në familjen e saj ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjej. Në këtë pikë, Briani, djali i saj vendosi se ishte koha të hetohej familja e nënës së vërtetë. Ai shkoi në gjykatat e South Dakota, ku ju dorëzua një libër prej 270 faqe ku përshkruhej historinë e Minkës, nga përdhunimi dhe të gjitha letrat e shkruara me dorë ku ajo kërkonte lajme për foshnjën e saj. Brian filloi të kërkojë emrin Minka Disbrow, duke pasur parasysh moshën e gruas.

“Por, në momentin kur kam shtypur emrin në listën telefonike on-line dhe pashë se emrin doli gati mbeta pa frymë”, ka thënë ai.

Një muaj pas bashkimit të pabesueshëm ishte sikur ne kurrë nuk ishim ndarë - ka deklaruar Minka - kemi gjetur gjëra shumë të ngjashme me njëra- tjetrën dhe vitet e humbura i kemi rikuperuar përmes albumeve me foto.

Minka është takuar me vajzën në qershorin e vitit 2006, por këto ditë ajo ka bërë publike historinë e saj. Gjatë kësaj periudhe ajo i ka bërë vizita të shpeshta vajzës dhe nipërve të saj. Këtë vit, në pranverë, Minka Disbrow do të festojë 100 vjetorin, që për të do të jetë një ditëlindje speciale, një shekull histori, ku familja e saj nuk ka ditur asgjë për këtë dhe tani do të jetë më në fund e lumtur.

a.e/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi