Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjen breshkën pas 47 vjetësh me inicialet e djalit në trup Empty Gjen breshkën pas 47 vjetësh me inicialet e djalit në trup

Sun 6 May 2012 - 16:18
Gjen breshkën pas 47 vjetësh me inicialet e djalit në trup BreshkaPensilvani, 6 maj 2012, NOA- Një burrë në Pensilvani tha se kohët e fundi ka gjetur një breshkë të cilit djali i tij i kishte gdhendur inicialet 47 vjet më parë.

Holland Cokeley 85 vjeç ishte duke ecur në pyllin afër shtëpisë së tij me qenin e fqinjit të tij kur gjeti breshkën.

“Unë e kapa atë dhe mendova se kjo është breshka e Jeff, ka qenë këtu prej 47 vjetësh dhe ka ende të njëjtën shenjë mbi të”, u shpreh Cokley.

Në vitin 1965, Jeff Cokeley asokohe 13 vjeç gdhendi mbi kurrizin e breshkës inicialet e tij “JC” dhe vitin “1965” dhe pastaj e la sërish të lirë.

Ai tani jeton në Nju Jork, por qeshi kur babai i tij i dërgoi atij një fotografi të breshkës.

Sipas ekspertët thuhet se jetëgjatësia e kësaj breshke është e habitshme, ndonëse disa breshka nëse jetojnë në kuti mund të jetojnë për 100 vjet.

Holland Cokeley tha se ai e mbajti breshkën për disa ditë, pastaj e lëshoi atë.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi