Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital Empty Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital

Thu 5 Jan 2012 - 17:24
Monumentet arkeologjike në një katalog dixhital 49983TIRANË- Monumentet arkeologjike në vend, brënda këtij viti, pritet të përfshihen në një katalogim dixhital, puna për të cilin ka nisur pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Faqja dixhitale do të përfshijë rreth 1200 monumente kulture të kategorisë së parë me një numër shumë të madh fotografisht, ndër të vilat edhe fotografi të vjetra të monumenteve. Pjesë e faqjes në internet që do të inventarizojë monumentet e kulturës do të jenë edhe hartat e pikave arkeologjike, përshkrimi historik i monumenteve, struktura e Institutit të Monumenteve të Kulturës, etj.

Hartat arkeologjike do të bëjnë të mundur pasqyrimin e të gjitha objekteve arkeologjike që gjenden në terren si vendbanimet, kalatë, shpellat, tumat, varrezat e sheshta, varret e veçuar, ku çdo element i veçantë i objekteve arkeologjike do të jetë i specifikuar me të gjitha detajet e tij.

Sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës materiali është përgatitur dhe ngelet vetëm për t’u hedhur në web. Aktualisht, pranë këtij institucioni po punohet për gjuhën e faqes dixhitale e cila do të jetë në shqip dhe në anglisht.

Ky projektet ka si qëllim inventarizimin e të gjitha objekteve dhe monumenteve arkeologjike, por edhe vënien e tyre në shërbim të turizmit kulturor.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi