Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Monumentet, 5 milionë USD për restaurimin e 5 xhamive Empty Monumentet, 5 milionë USD për restaurimin e 5 xhamive

Thu 8 Mar 2012 - 20:53
Monumentet, 5 milionë USD për restaurimin e 5 xhamive Xhamia-e-Iliaz-Bej-Mirahorit-n%C3%AB-Kor%C3%A7%C3%AB-300x168Të braktisura prej vitesh nga shteti, por jo nga besimtarët, më në fund 5 objekte kulti, monumente kulture, do të shohin dritën e restaurimit. Bëhet fjalë për 5 xhami, të një rëndësie të veçantë monumentale, të cilat do t’i nënshtrohen një restaurimi tërësor, falë një fondi të akorduar nga Agjencia Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA. Fondi kap një shifër prej 5 milionë dollarësh. Duke parë nevojën e tyre urgjente për ndërhyrje, u përzgjodhën nga specialistët xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e Nazireshës në Elbasan, ajo e Plumbit në Berat dhe e Iliaz Bej Mirahorit në Korçë. Nisja e këtij procesi u bë e njohur dje në një konferencë për shtyp nga drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe dhe drejtuesi i Zyrës së Koordinimit të TIKA-s në Tiranë, Yahya Gulseven. Sipas Baçes, procesi i restaurimit do të zgjasë ca në kohë, për shkak se në këto objekte kryhen shërbesa për besimtarët. “Janë përzgjedhur këto xhami, pasi jo vetëm që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente restauruese, por edhe sepse janë funksionale për besimtarët myslimanë”. Objektet që do t’i nënshtrohen ndërhyrjes, janë ndër të paktat në llojin e tyre që i kanë rezistuar jo vetëm shekujve, por edhe viteve të diktaturës. Ato janë xhami shekullore dhe nevoja për restaurim ishte e domosdoshme. Kështu, xhamia e Iliaz bej Mirahorit në Korçë mendohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1496, xhamia e Nazireshës që ndodhet në pjesën jugore të qytetit të Elbasanit, sipas të dhënave historike, mendohet të jetë ndërtuar në fund të vitit 1559, xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua në vitet ’30 të shek. XVI. Sipas drejtorit të IMK-së, TIKA do të vijojë mbështetjen e restaurimit të monumenteve të kulturës, duke mos u fokusuar vetëm tek xhamitë, por edhe kishat. “Ne kemi vendosur të akordojmë fonde ndër të tjera edhe në këtë fushë, sepse mendojmë që kjo është një fushë për të cilën Shqipëria ka nevojë”, tha drejtuesi i Zyrës së Koordinimit të TIKA-s në Tiranë, Yahya Gulseven. Ndërhyrjet restauruese në këto xhami do të kryhen prej specialistëve shqiptarë dhe atyre turq, të cilët kanë një eksperiencë më të gjatë në këtë fushë. Asistenca e specialistëve nga Turqia do të konsistojë më së shumti në ndërhyrjet në minaret e xhamive.
Baçe: Ata që bëjnë zhurmë, dhanë Lëkurësin
Një ditë pasi kundërshtarët e projektit për dhënien me qira të monumenteve të kulturës zhvilluan një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Medias dhe Informimit, vjen kundërpërgjigjja. Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, një prej iniciatorëve të këtij projekti, u shpreh se “ata që e kundërshtojnë më shumë këtë nismë, janë pikërisht ata që kanë firmosur rivitalizimin e disa kështjellave në vend. Artan Shkreli ka vënë firmën për Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Unë nuk jam kundër dhënies së atij projekti, por jam kundër betonizimit të kalasë. Dhe kjo gjë ju siguroj që nuk ka për të ndodhur me këto monumentet e tjera që do të jepen me qira”. Ai u ndal më shumë në Kalanë e Lezhës, e cila është edhe më e lakuara. Sipas tij, ajo do të jepet me një afat 20-vjeçar dhe kontrata është ndërtuar në mënyrë të tillë, që ajo të prishet në rast se vihen re shkelje të kontratës. Sipas Baçes, IMK do të supervizojë këtë proces çdo javë, madje me shumë kujdes, hap pas hapi. Ndërkaq, Baçe tha se tashmë lista e monumenteve që do të jepen me qira, është gati dhe do t’u nënshtrohet edhe një herë diskutimeve me stafin e ngushtë të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili gjithashtu do të raportojë në Komisionin parlamentar të Medias.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi