Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën Empty Personaliteti, ku ndryshon mashkulli me femrën

Fri 6 Jan 2012 - 15:16
Një kërkim i realizuar në Itali ka nxjerrë se janë 15 karakteristikat kryesore të cilat nxjerrin në pah ndryshimet mes një gruaje dhe një burri. I bazuar në një anketë ku janë përfshirë 10 mijë persona, ky studim ndalet në karakteristikat e personalitetit të tyre dhe pjesa më e madhe e karakteristikave që ndryshojnë mes dy sekseve bëjnë fjalë për ndjeshmërinë, dashurinë dhe vlerësimin.Prej kohës së Darvinit, njeriu i cili i është nënshtruar evolucionit ka bërë që secili prej sekseve të ketë ndasi jo të vogla, shpesh thelbësore, por që përherë janë konsideruar të natyrshme.Ky kërkim është drejtuar nga profesori italian Del Giudice dhe dy kolegë të tij të “Manchester Business School” për të përcaktuar këto 15 karakteristika të cilat janë thelbësore në ndasitë mes një burri dhe një gruaje.Ndryshimi më i madh mes dy sekseve ka të bëjë me sensibilitetin apo ndjeshmërine që e dominojnë gratë. Por janë femrat ato të cilat shënojnë vlera më të mëdha edhe kur bëhet fjalë për shprehjen e dashurisë dhe të afrimitetit, ndërsa meshkujt janë më pak emotivë por që në të kundërt përpiqen të theksojnë dominimin në raport apo edhe në familje.

Meshkujt, thekson profesor Del Giudice përshkruhen si qenie më të qëndrueshme kur bëhet fjalë për emocionet, më dominantë, më të lidhur me rregullat dhe më pak të besueshëm, ndërsa femrat e shohin veten si më emotive, më pak të sigurta në vetvete dhe më të ndjeshme.

Ndërsa sa i takon sensualitetit dhe seksualitetit, karakteristika këto që lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjen e partnerit, studiuesit e personalitetit të njeriut, janë ndeshur me jo pak kontestime.

“Çdo herë që kryhet një studim për këtë çështje, ka diçka që hedh poshtë studime të mëhershme ndaj edhe është e pamundur që ne të themi se studimi ynë është më i mirë”, shpjegon profesori italian që ka udhëhequr studimin.

Ai vijon më tej duke thënë se sa i përket kësaj çështjeje, epërsia e këtij studimi qendron në faktin se është përpjekur të jetë pak më preçizë në përcaktimin e këtyre ekuilibrave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi