Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

TESTE PERSONALITETI Empty TESTE PERSONALITETI

Sun 17 Apr 2011 - 20:16
Testi që ju lejon të kuptoni veprimet që secili prej nesh bën në jetën e përditshme


Përshkruan 9 lloje personalitetesh:

1) idealistin;
2) bujarin;
3) organizuesin;
4) artistin;
5) ëndërrimtarin;
6) i besuari;
7) optimisti;
8 ) shefi;
9) bashkëpunuesi.



9 personalitetet lidhen me njëri-tjetrin nga një rreth që shpreh bashkimin.


Për të kuptuar se çfarë personaliteti ke, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme. Për çdo pyetje mund të japësh vetëm një përgjigje. Në fund, shihni cili është numri që ke zgjedhur më shpesh dhe zbuloni se çfarë personaliteti keni.


1) PËR T’U NDIER NË RREGULL ME VETEN TUAJ DUHET:

Të ndihmoni të tjerët
Të jeni sa më shumë praktik dhe t’i realizoni me sukses objektivat
Të njihni dhe të mësoni sa më shumë
Të jeni të bindur dhe ta bëni sa më mirë punën tuaj
Të realizoni sa më mirë çdo objektiv që keni
Të zbaviteni dhe të bëni sa më shumë qejf
Të jeni i fortë dhe t’i mbroni të tjerët
Të jeni ndryshe duke u dalluar midis të tjerëve
Të çlodheni dhe të lejoni që jeta të vazhdojë rrugën e saj


2. IMAZHI QË KAM PËR VETEN:

I ndihmoj gjithmonë të tjerët i pari
Jam një person i zoti, që mundohem të bëj mirë çdo gjë që nis
Dallohem nga të tjerët në çdo gjë që bëj
Jam i qetë dhe i kënaqur me jetën time
Jam shumë i zgjuar dhe i kap shpejt gjërat
Jam i fortë dhe kam raporte shumë të mira me të tjerët
Jam i rregullt dhe i çoj deri në fund detyrat që më jepen
Jam i tip i lezetshëm dhe mundohem ta shijoj jetën
Mendoj se kam të drejt në shumicën e rasteve



3. NDIHEM I REALIZUAR KUR JAM:

Vetvetja dhe me humor
I kujdesshëm dhe përzgjedh çdo gjë me kujdes
I disiplinuar dhe besnik
Optimist dhe tepër i respektueshëm
I paanshëm, i fortë dhe superior ndaj të tjerëve
Harmonik dhe i ekuilibruar
I drejtpërdrejt, i vendosur dhe korrekt
I hapur, bujar dhe i respektueshëm
Fitimtar, ekspert dhe praktik



4. ÇFARË MENDOJ PËR VETEN TIME KUR TË TJERËT NUK MË NJOHIN

Jam një person i besuar dhe qëndroj gjithnjë brenda rregullave
Jam i lumtur por kërkoj gjithnjë gjëra të reja, sepse dua të jem gjithmonë e më shumë i tillë
Luftoj çdo ditë për të pasur hapësirat e mia
Lë që jeta ime të vazhdojë rrugën që ka nisur, edhe pse të tjerët do të dëshironin që unë të ndryshoja
Unë kam gjithnjë të drejtë dhe gjërat do shkonin më mirë nëse të tjerët do ndiqnin këshillat e mia
Unë shkoj mirë me të tjerët, edhe pse nuk marr gjithnjë atë që unë jap
Unë jam më lart se të tjerët dhe kjo i bënë xhelozë
Unë jam ndryshe nga të tjerët dhe nuk arrij të përshtatem me ta
Unë i njoh gjërat që bëj dhe që na rrethojnë më mirë se kushdo



5. AJO QË MË SHUMË SHMANG

Të tregoj dobësitë e mia
Të grindem me dikë
Të inatosem
Të kem nevojë për ndihmën e të tjerëve
Të bëjë të ditur që kam gabuar
Një jetë pa emocione
Ndjenja e zbrazëtisë së brendshme
Të kem një sjellje të gabuar
Vështirësia e të jetuarit



6. ÇFARË MENDOJ NËSE MË JAPIN NJË PUNË TË RËNDËSISHME:

Nuk fle rehat derisa sa kam mbaruar punën që më është ngarkuar
Jam i lumtur që i ka vajtur mendja tek unë edhe pse më kërkohet më tepër se sa unë mund të bëj
Nuk mund të zgjidhnin një më të mirë se unë
Varem se si ndihem
Përse më kanë zgjedhur pikërisht mua? Megjithatë pranoj
Kam frikë se më kanë zgjedhur mua, ngaqë nuk kishte njeri tjetër të gatshëm që ta bënte atë punë
E bëj nëse puna e re më pëlqen, ose përndryshe ia lë dikujt tjetër
E bëj mirë, nëse varet vetëm nga unë
Sapo e ndiej veten gati e bëj



7. SI SILLEM GJATË NJË ZËNKE

Me vështirësi pranoj që kam faj
Evitoj që të tjerët të prishin ekuilibrat e mi
Mundohem të fitoj kohë për të kuptuar si do të reagoj
Mbrohem, por jo me forcë
Mundohem ta evitoj zënkën
Nuk i lejoj të tjerët të më vënë poshtë
Lë që tjetri të shfryhet
I mbroj me forcë të drejtat e mia
Nuk i lë të tjerët që ta kuptojnë inatin tim



8. I SHPENZOJ FORCAT E MIA PËR:

Të njohur kë më rrethon
Të bashkëpunuar me kë kam përreth
Të shijuar jetën
Të luftuar për drejtësinë
Të jetuar në harmoni
Të kërkuar perfeksionin
Të ndihmuar ata që më qëndrojnë pranë
Të arritur objektivat e mia
Të njohur më mirë veten



9. KUR JAM ME SHOKËT ...

Kërkoj gjithnjë stimuj të rinj për t’i ndarë me të tjerët
Rri me ata që më lejojnë të bisedojmë
Jam i hapur dhe shkoj mirë me këdo
Më pëlqejnë raportet e drejtpërdrejta
Më pëlqen të kem shumë shoqëri dhe nuk di kë të zgjedh prej tyre
Gjej gjithnjë diçka për t’ua treguar të tjerëve
Kam shoqëri me personat që shkoj mirë
I dëgjoj me shumë kujdes, por pa dhënë opinionet e mia
Ndihem i sigurt dhe sillem normalisht me të gjithë





REZULTATET


Më shumë se 1: Je idealist dhe kritik me veten dhe me të tjerët. Je i sinqertë dhe korrekt. E pyet shpesh veten nëse ke të drejtë dhe je tip që inatosesh shpejt. Duhet të jesh më i qetë dhe t’i pranosh të tjerët ashtu siç janë.

Më shumë se 2: Je bujar, kërkon dashuri dhe aprovimin e të tjerëve. Je i hapur, nuk i duron personat tepër të pavarur dhe je shumë krenar. Duhet të mësosh t’i duash të tjerët pa interes.

Më shumë se 3: Je i organizuar dhe e mbaron një detyrë të dhënë deri në fund, por i jep shumë rëndësi asaj që duket. Je shumë gënjeshtar. Duhet të mësosh të jesh vetvetja dhe t’u japësh shanse të tjerëve të të njohin për atë që je.

Më shumë 4: Je artist, krijues, romantik dhe melankolik, por ke një defekt: je ziliqar. Mos ëndërro, por jeto jetën që të është dhuruar.

Më shumë 5: Je mendimtar. Mbron jetën tënde private me çdo kusht, flet pak dhe mendon shumë. Je shumë tamahqar. Duhet të mundohesh të mos jesh shumë i ngutur në gjërat që bën.

Më shumë 6: Je një bashkëpunëtor i besuar. Me pak fjalë, je besnik, por je frikacak. Mundohu të mos rrish gjithnjë në mbrojtje dhe kërko të flasësh gjithnjë hapur me ata që janë më lart teje.

Më shumë 7: Je optimist, krijues dhe të pëlqen të luash. Defekti yt është që je pak i besueshëm. Duhet të jesh më pak impulsiv.

Më shumë 8: Je shefi, ke një personalitet të fortë, mbrojtës dhe luftëtar. Të tjerët shpesh ju kanë frikë. Defekti juaj është që vlerësoni shumë pamjen e jashtme: tuajën dhe atë të të tjerëve. Duhet të mësosh që, nganjëherë, duhet lëshuar pe.

Më shumë 9: Je mediator: një person i qetë, i sinqertë dhe i dashur me të tjerët, por je dhe dembel. Duhet të mësosh të jesh më aktiv dhe nuk duhet të ndrydhësh ndjenjat e tua.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

TESTE PERSONALITETI Empty Re: TESTE PERSONALITETI

Sun 17 Apr 2011 - 21:31
Më shumë 6: Je një bashkëpunëtor i besuar. Me pak fjalë, je besnik, por je frikacak. Mundohu të mos rrish gjithnjë në mbrojtje dhe kërko të flasësh gjithnjë hapur me ata që janë më lart teje.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

TESTE PERSONALITETI Empty Re: TESTE PERSONALITETI

Sun 17 Apr 2011 - 21:50
Nuk e kam kuptuar mënyrën se si kyhet ky test!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

TESTE PERSONALITETI Empty Re: TESTE PERSONALITETI

Sun 17 Apr 2011 - 21:53
Luan_Valikardi shkruajti:Nuk e kam kuptuar mënyrën se si kyhet ky test!
Luan sa kam kuptu une ,,nqs se ke me shume se 1 ,2 ,3 pika i numeron edhe gjen posht ku takon ne cilen pike
Sponsored content

TESTE PERSONALITETI Empty Re: TESTE PERSONALITETI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi