Elvana dhe Flori bëjnë publike lidhjen e tyre
Sat 7 Jan 2012 - 18:08
Është përfolur shumë se dy nga këngëtarët më të dëgjuar në hapësirën shqiptare kanë një lidhje, por ata vetëm kanë mohuar. Por tani Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë dalë hapur, duke shfaqur dashurinë për njëri- tjetrin. Siç raporton Panorama, çifti tani e ka bërë publike lidhjen gjatë vizitave në Amerikë e Kanada. Të njohur ndryshe si ‘dyshja më e famshme shqiptare’, ata nuk kanë pushuar gjatë gjithë vitit të shkuar, duke sjellë muzikë që ka kapur majat. Flori dhe Elvana ishin prej disa kohësh single, pasi ishin ndarë nga të dashurit respektivë. Por tani kalojnë bashkë 24 orë të ditës. Në videon që shini më poshtë Flori dhe Elvana këndojnë një këngë dashurie, duke i thënë njëri tjetrit ‘kudo që je, kudo që shkon….’, sikur ta kishin ditur shumë më parë se janë për njeri tjetrin kahdo që do sillen. Epo ndoshta, kënga e kënduar ka qenë një sinjal, apo jo? Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi