- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Tadiç nga Manastiri i Deçanit: Kosova është e jona
Sat 7 Jan 2012 - 18:44
Deçan, 7 janar 2012, NOA – Edhe pse qeveria e Kosovës garantoi se gjatë vizitës në Kosovë të Presidentit serb Boris Tadiç, ai nuk do të bëjë deklarata politike, këto të fundit nuk kanë munguar si gjithnjë.
Kryetari i Shtetit serb gjatë vizitës në Manastirin e Deçanit ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Lajmin e bëjnë me dije mediat serbe.
Gjatë prononcimit të tij, presidenti Tadiç është shprehur kështu pas pyetjes së gazetarëve serbë: “Ju e dini përgjigjen time. Ajo është e shkurtër dhe e qartë: Kurrë”, deklaroi prerë Boris Tadiç.
Këtë mesazh politik Presidenti i Serbisë e dha gjatë Krishtlindjeve ortodokse sllave në Manastirin e Deçanit, për të cilën kërkoi të vizitonte për dy ditë Kosovën, përkatësisht, Deçanin dhe Pejën.
Por edhe pse vizita sipas kërkesës për lejimin e tij në territorin e Kosovës ishte thjesht me karakter fetar, ka vijuar tërësisht ashtu siç pritej, me deklarata politike.
Tadiç deklaratën e fortë kundër Pavarësisë së Kosovës e ka dhënë në fund, pas një mesazhi të dhënë në Manastirin e Deçanin, i cili nën tonet e paqes fshihte intensitetin e bindjes serbe se nuk do ta njohin kurrë Pavarësinë e Kosovës, që Tadiç e quan si Kosovën e vet.
“Këtu, në Deçan, mendoj se asgjë më tepër nuk mund të thuhet për shkak se ky manastir edhe është vend i shenjtë jo vetëm për popullin tonë, por për të gjithë njerëzit që e vizitojnë Kosovën tonë, vendin tonë. Kjo është hapësira e jonë përbashkët evropiane”, u shpreh Presidenti i Serbisë Boris Tadiç.
Më herët Boris Tadiç ishte prononcuar nga Deçani për TV Mostin e Zveçanit se Serbia nuk do të pranojë kurrë të largojë institucionet paralele nga territori i Kosovës.
“Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social si dhe të tjera nevoja shoqërore”, nënvizoi presidenti serb.
Gjatë këndimit të liturgjisë për Krishtilindjet ortodokse sllave në Manastirin e Deçanit, media kosovare koha.net bën me dije se morën pjesë edhe Komandanti i KFOR-it Erhard Dreës, shefi i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë Ferdinando Gentilini si dhe përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, mes të cilëve edhe ambasadori amerikan Christopher Dell.
mit/NOA

Re: Tadiç nga Manastiri i Deçanit: Kosova është e jona
Sat 7 Jan 2012 - 18:51
serbet lufte duan...
Keto dite kisha pare nje emision grek per ushtaret e paguar...
Nje ushtar i paguar grek pohoi se serbet deshironin qe Kosova te ndahej mes serbise dhe greqise neqoftese greqia i ndihmonte serbet ne luften atehere...
Ndersa tani na tregojne se e kujt eshte Kosova!!!
Mos ta krruaj shume serbi se lufta s'e pyet shume...
SHQIPERINE ETNIKE NUK E MOHON AS ZOTI.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi