Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prindërit nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët në internet Empty Prindërit nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët në internet

Tue 2 Mar 2010 - 14:50
Prindërit nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët në internet F.0201195528388_mNjë hulumtim i realizuar së fundmi tregon se çdo i katërti fëmijë, së paku njëherë ka dërguar me anë të e-mailit përmbajtje të papërshtatshme, siç janë ato pornografike.
Studimi ka zbuluar se në internet fëmijët shohin gjëra që i kanë të ndaluara. Përveç se dërgojnë përmbajtje pornografike, fëmijët komunikojnë edhe me të huajt me anë të kamerave.
Në studim janë përfshirë 500 fëmijë, ndërsa është vërejtur se shumica e tyre, arrijnë të shmangin nga prindërit veprimet e tyre të ndaluara.
Arsyeja kryesore pse ndodh kjo është se shumica e prindërve nuk kanë shumë njohuri për internetin dhe nuk e dinë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre gjatë ‘surfimit’ në internet.
Më shumë se gjysma e fëmijëve të përfshirë në studim kanë pranuar se i gënjejnë prindërit e tyre për aktivitetet e tyre në internet, ndërsa rreth 50% e tyre kanë thënë se fshijnë historinë e faqeve që i kanë shfrytëzuar, ashtu që prindërit e tyre nuk mund të marrin vesh
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi