Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Suedi, lind feja e kopjimit Empty Suedi, lind feja e kopjimit

Sun 8 Jan 2012 - 16:14
Suedi, lind feja e kopjimit 50042“Besoj në shumëllojshmërinë e informacionit, i shenjtë dhe për të gjithë, besoj tek kopjo dhe ngjit, tek shkëmbimi i lirë i muzikës, video dhe dokumentave”.

Në Suedi ndarja e materialeve në rrjet është fe, tashmë e njohur zyrtarisht nga qeveria. Vendimi ka ardhur pas një beteje të gjatë mes autoriteteve, mbrojtësit e të drejtës së autorit dhe Missionary Church of Kopimism (Kisha Misionare e Kopjimit).

Shkarkimi nga interneti është tashmë një veprim fetar, të paktën në Suedi. Në mënyrë paradoksale, shkarkimi dhe shkëmbimi i file në web mbetet e jashtëligjshme.

Ka zgjatur dy vjet beteja për shpalljen e fesë së re dhe disa tentativa nga themeluesit, por Kopimism lindur në 2010 është shndërruar në një fe, jo më një sekt i thjeshtë.

Simbolet e shenjta të kultit nuk mund të mos ishin Ctrl+C dhe Ctrl+V kombinimi i tasteve të veprimeve kopjo dhe ngjit. Besimtarët e kësaj feje janë që tani disa mijëra, numri i tyre me siguri do të jetë në rritje pas vendimit të autoriteteve suedeze.

Zyrtarizimi ka ardhur që përpara Krishtlindjeve, ka deklaruar Isak Gerson, student filozofie, nismëtar i iniciativës dhe kryetar i Kishës së Kopjimit.

“Të kopjuarit është një gjë e shenjtë dhe e mirë pa diskutim”, - ka nënvizuar studenti - “Mendoj që tani shumë njerëz do të kenë kurajën të dalin haptazi, pasi shumë prej tyre kanë ende frikë sepse kopjojnë apo shkarkojnë këngë”.

Si për çdo fe, edhe në këtë rast nuk mungojnë urdhëresat, për Kishën e Kopjimit informacioni është i shenjtë dhe kopjimi është një urdhëresë.
“Informacioni është një vlerë, në vetvete dhe për atë çka përmban dhe vlera e tij shumëfishohet nëpërmjet kopjimit”.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi