Valbona, oaz freskie mes alpeve
Sun 8 Jan 2012 - 19:23
Valbona është padiskutim një nga zonat më të bukura në të gjithë bjeshkët e Malësisë dhe Bjeshkëve të Nemuna, që shtrihen në tri shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. E gjithë zona është shqiptare dhe për të, tri qeveritë kanë hartuar dy vjet më parë një program për shpalljen si park natyror në një sipërfaqe toke prej rreth 200 mijë hektarësh. Drejtuesit lokalë të pushtetit shprehen optimistë që në verën e sivjetme Valbona të vizitohet nga rreth 30 mijë turistë. E duket se kjo po vërtetohet më së miri. Lugina e Valbonës, në rrethin e Tropojës, në këto ditë të nxehta të motit është shndërruar në një oaz të freskët, ku si rrallëkund në bjeshkët e Shqipërisë gjen aq turistë, por edhe banorë të zonave që shkojnë për të pushuar. Valbona këto ditë i ngjan një metropoli alpin europian, që bie në gjumë vetëm pas mesit të natës, për t‘u ngritur vetëm pas pak orësh, në mëngjes, ku dielli ka pak që është ngritur në qiell. Aty ke mundësinë të shijosh natyrën me të gjitha nuancat e ngjyrave, freskinë e ujit të ftohtë, ajrin e pastër dhe relaksin. Ka aq shumë hapësirë, sa çdokush do ta gjejë veten vetëm me ujin, lisat e lartë dhe këngën e zogjve. "Parajsa s‘ka brirë, ja kështu është", tha një pushues nga Prishtina.
Infrastruktura
Deri pak vite më parë, Valbona ka qenë "mollë e ndaluar" dhe e vështirë për t‘u arritur, jo vetëm në kuptimin e udhëtimit të gjatë dhe të lodhshëm, por edhe për problemet me akomodimin. Por duket se shtetit shqiptar më në fund i ka "tepruar" diçka edhe për luginën e Valbonës. Kjo vihet re qysh në aksin që lidh Valbonën me qytetin e Bajram Currit, ku rruga jo vetëm që është asfaltuar me trotuare dhe bordura mbrojtëse, por është krejtësisht e ndriçuar me drita. Një gjë të tillë e ndesh shumë rrallë në zonat rurale. "Jemi kthyer edhe ne kah jeta; deri para dy-tre vitesh kemi qenë të harruar, por sot kemi miq të shumtë që po na shtohen nga dita në ditë", thotë Man Slia, një burrë i moshuar, banor i zonës. Pemët e larta, ajri i freskët gjatë ditës, një puhizë e ftohtë në orët e natës, përbëjnë "sekretin" e suksesit për turizmin në zonën e Valbonës. Por në këtë mes nuk duhet anashkaluar edhe vëmendja e Ministrisë së Kulturës, e cila ka investuar jo pak në restaurimin dhe sistemimin e mejhaneve të vjetra, bujtinave karakteristike të zonës. Në këtë mënyrë është zgjidhur problemi i akomodimit dhe sigurisht kjo ka ndikuar në afrimin më tepër të turistëve.
Turizmi
Valbona është prej shumë kohësh një park kombëtar, por vetëm këto vitet e fundit është bërë e njohur për të huajt, që mbeten të mrekulluar dhe tërhiqen gjithnjë e më tepër nga bukuritë e kësaj zone. "Turizmi po kthehet në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone. Këtë vit, edhe në dimër nuk kanë munguar turistët, duke bërë kështu që zona të jetë e preferuar për turistët gjatë gjithë vitit", na thotë kryetari i komunës, Rexh Biberaj. Sa për sezonin dimëror, ai shtoi se dimrin e fundit, një grup turistësh nga Izraeli u bllokuan nga dëbora dhe ndonëse kishin ardhur për 3 ditë, u detyruan të qëndrojnë një javë, për shkak të reshjeve të dëborës.
Besnikë të traditës
Nga elementet që bëjnë më shumë përshtypje te bujtësit dhe vizitorët ditorë është mënyra origjinale e jetesës, ku tradicionalja, me gjithë tendencën teknologjike, vazhdon të mos preket. Kjo i ka dhënë Valbonës edhe "namin e mirë" që gëzon. Nga ana tjetër, për fatin e mirë të shqiptarëve, por edhe të të gjithë atyre që u bie rasti të vizitojnë dhe shijojnë bukuritë e Valbonës, është fakti se viti i rrëmujshëm 1997 nuk la asnjë shenjë në të dhe ajo nuk u dëmtua. Edhe pyjet u ruajtën, ndoshta se pse nuk kishte rrugë normale për makinat, apo ndoshta thjesht nga fati!
Fshati
Fshati i Valbonës (buzë lumit) në një lartësi prej rreth 810 metra mbi nivelin e detit me shtëpi të shpërndara, ka rreth 300 banorë. Një pjesë e madhe janë zhvendosur prej vitesh në kërkim të një jete më të mirë. Por tashmë atyre banorëve që kanë mbetur aty, siç tregojnë dhe vetë ata, fati u ka buzëqeshur. Tashmë ai ka hyrë në faqet e guidave turistike më të njohura në Europë. Kjo ka bërë që në muajt e verës, fshati të "përmbytet", jo vetëm nga turistë të huaj e kosovarë, por edhe të ardhur nga zonat fushore të vendit. "Këtu vazhdimisht ka pasur tentativa për eksplorim turistik nga kosovarët, por nganjëherë edhe nga të huajt, të cilët të nesërmen iknin, sepse nuk kishte rrugë, nuk kishte rrymë elektrike", thotë një 30-vjeçar, i cili punonte në han si kuzhinier. Duke vijuar ligjëratën shton se tani nuk është e vështirë të udhëtohet në Valbonë, ka një rrugë automobilistike 6 metra të gjerë, të asfaltuar, me trotuare e ndriçim. "Kjo rrugë i ka dhënë një fytyrë të re Valbonës, kur vjen këtu ndihesh mirë dhe e ke të vështirë të ikësh", thotë një pushues nga Deçani i Gjakovës, i cili na rrëfen se që prej tre vitesh shkonte me pushime njëjavore me familjen.
Investimet
20 milionë lekë të rinj dhënë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e ujësjellësit kanë zgjidhur përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të njërës prej pikave më të frekuentuara të kësaj lugine turistike. Bashkë me rrugën e asfaltuar me një gjatësi prej 25 km, falë një fondi prej rreth 5 milionë dollarësh, ndërtimi i 6 banesave të reja turistike, si restaurimi i disa haneve të vjetra janë tregues i kthimit të "vëmendjes" te Valbona dhe që i kanë dhënë asaj motivin dhe shanset për të qenë një perlë e kërkuar në Europë e përtej saj.
Drejtues të komunës tregojnë se është investuar disa dhjetëra milionë lekë edhe për rikonstruksionin e kanalit të Krasniqes, si edhe për asfaltimin, ndërtimin e trotuareve e ndriçimin e rrugës kryesore të qendrës së Komunës Margegaj. Në Qarkun e Kukësit janë të rrallë fshatrat ku mund të ecësh në rrugë të asfaltuara dhe trotuare të ndriçuara.
Banorët e zonës, duke kuptuar fatin që zhvillimi i turizmit është një mundësi e madhe që u ka dhënë natyra e që duhet ta shfrytëzojnë me nikoqirllëk, duket se i janë përkushtuar me energji. Gati çdo familje e ka orientuar zhvillimin e vet kryesisht mbi turizmin. Madje edhe blegtorinë, pemëtarinë, apo të mbjellat bujqësore i bëjnë në funksion të turizmit.
Shërbimi
Kuzhina tradicionale
Në Valbonë këto ditë janë të pranishëm rreth 800-1200 turistë, shumica e tyre janë kosovarë, ndërsa rreth 250 janë të huaj. Nga ana tjetër, janë disa qindra turistët ditorë që udhëtojnë luginës me veturat e tyre dhe kthehen brenda ditës. Për turistët gatuhen thjesht gjellët tradicionale. Mish të thatë në pranverë dhe të freskët tani në verë, fasule, çorbë, gjizë me spec djegës, qumësht, mjaltë e të tjera sipas kërkesave. Nga gatimet më të preferuara mbetet edhe trofta e lumit të Valbonës, një specie, e cila gjithnjë e më tepër po rrallohet. Gjuajtja pa kriter e troftës me tritol po rrezikon seriozisht shfarosjen totale të kësaj specieje ujore. "Trofta e Valbonës po shkonte drejt zhdukjes, por tani gjuetia kontrollohet nga policia komunale, apo inspektorët e Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor", tregon kryetari i komunës, Rexh Biberaj.
Jetesa
Banesat alpine, grishëse për turistët
Banesat alpine prej guri, me dritare të vogla, janë një mjet tërheqës për turistët. Në fshatin Valbonë janë rreth 15 të tilla, me rreth 100 shtretër gjithsej, ndërsa sapo janë ndërtuar edhe 4 të tjerë që do të jenë gati këto ditë. Njëra prej banesave është ajo e Selimajve, e ngritur në mes të fshatit, e cila thuajse asnjë ditë nuk është bosh. Të gjitha orenditë e shtëpisë janë prej druri, që nga shtretërit e deri te karriget dhe tavolinat. "Këto ditë kemi 16 kosovarë", thotë një prej punëtorëve të shtëpisë dhe shtoi se deri në fundin e shtatorit ka prenotime, ku ndër ta janë edhe disa italianë që do të vijnë në fillim të gushtit. Turistët çdo ditë kryejnë marshime në majat e maleve aty pranë, ndërsa një pjesë e tyre preferojnë të gatuajnë vetë. Atyre u shitet vetëm lënda e parë, mielli, mishi, vezët dhe gjërat e tjera të nevojshme.
*shqip*

- Njera Si AsnjeraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 33
Postime : 30454
Hobi : Te realizoj enderrat e mija
Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Anetaresuar : 30/01/2012
Valbona e Bukur
Fri 16 Nov 2012 - 12:17
Të bësh një udhëtim në vjeshtë, në Luginën e Valbonës, duhet të përgatitesh jo vetëm materialisht për çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar nga ana emocionale, bukuritë befasuese të këtij parku kombëtar verior të Shqipërisë, i cili tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë.
Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës. Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës. Çfarëdo faqeje që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujrash, nëpër luginën e Fierzës, ku vjeshta ka mundur të ndryshkë vetëm shkurret e shpateve të thyera, duke e kthyer peisazhin në një spektakël të vërtetë gjyrash - nuanca të së kuqes - që pasqyrohen mbi syprinën e gjelbër të liqenit.
Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, prane digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 km. Valbona ndodhet 25 kme larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë, udhëtimi kalon nëpërmjet një lugine të ngushte, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ah e bredh, ndërsa rruga është e paasfaltuar.
Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit, pasohen nga gryka e ngushte me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, më kulla guri 100 e 200 vjecare, madje dhe më të vjetra. Në të të rrjedhës së Valbonës ndodhët një ujvarë disa dhjetra metra e lartë, që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë, në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, ndodhet shpella e Bajram Currit.
Valbona ka mahnitur shumë vizitorë të huaj, të cilët për të pranuar magjepsjen, janë kthyer ta vizitojnë sërish. Por deri më tash nuk kishte ndodhur ndonjëherë që vizitorët të mbeteshin përgjithmonë aty. Kjo ndodhi me Catherine Bohn, që erdhi nga Amerika e largët e u “shitua prej zanave”, të këtij vendi të egër. Zanat e maleve shkundën shkopin e tyre magjik mbi kryet e Alfredit dhe malësori e magjepsi vajzën aq sa ajo nuk donte të shkonte më në Amerikë, por donte të rrinte aty, mes shkrepave e lëndinave ku ai kishte shtëpinë, e jetonte me vëllezërit e nënë Sosen. Ndonëse thjesht me xhinse e atlete, e jo me veshje tradicionale e kësulë të bardhë mbi kokë, efekti tek Catherine ishte i njëjtë, ajo u dashurua me këtë djalë dhe vendosi të jetonte me të aty mes maleve, duke braktisur përgjithmonë tokën e premtuar. Të flasësh sot për Valbonën, është e pamundur të mos përfshish në rrëfimet e tua Alfredin dhe Katerinën, të ciltët jo domosdoshmërsht por natyrshëm, janë njerzit e parë që ju presin sapo shkelni në Valbonë, nëse keni ardhur aty për gjetur mikpritje dhe aventurë.
Pse e lashë New York-un për Valbonën
“Erdha këtu për herë të parë para dy vjetësh - tregon Katerina. – Pushimet e mia ishin planifikuar për një javë, e cila u shty në 11 ditë. Kisha dëgjuar shumë dhe isha mahnitur nga ideja e një vendi fare të paprekur, me jetë të egër, ku nuk kishte as gardhe, as kufij, as dyqane, e as hapësira ku duhet të paguaje (natyrisht) për t’u ulur e për të pushuar. Kishte vetëm male me maja që nuk kishin fund, lugina të gjelbra dimër e verë, dhe shtëpi ose ferma të vogla ku ti mund të trokisje pa problem ditën dhe natën e ku dikush të priste krahëhapur e nuk të linte jashtë. Valbona për mua ishte shndërruar në një përrallë fëmijësh, me pyje të thellë ku mund të humbisje nëse ngatërroje shtegun, me gratë e vjetra që thurnin triko, me fëmijë të vegjël çuditërisht gjithmonë sygëzuar e me druvarët që sillnin pyllin në oxhakët e ngrohtë të fermave të vogla. Të gjitha këto m’i kishin treguar miqtë e mi.
Kur erdha në Valbonë, gjeta edhe më shumë se kaq. Madje Valbona kishte edhe një princ, tamam si në përralla. Kisha lexuar në internet për një Alfred, që i priste turistët në Fierzë ose në Valbonë, dhe i merrte me vete, që t’i shëtiste nëpër bjeshkë. Mendova: sigurisht ky do jetë ndonjë gjysh me një varg nipërish e mbesash që e kalojnë numrin e dhëmbëve që ka në gojë, e me ta, lëviz nëpër male, për të shoqëruar turistët. Unë u përplasa me të në tragetin e Fierzës dhe kur në vend të gjyshit pashë një djalosh të bukur, fjalët e mia të para, të ngatërruara prej hutimi, ishin: “Unë kam ardhur për të ndenjur me ty”. Dhe ai mendueshëm ma priti: “Natyrisht”.
Që të kuptosh dhe të njohësh Amerikën apo New York-un, duhet qartësuar se ato nuk janë si në filma, po të mos përjashtojmë atmosferën e Krishtlindjeve apo atë të pranverës. Amerika është një vend ku Punohet. Që në lindje na kanë mësuar të punojmë, sepse dembelëve u ndodhin gjithmonë gjëra të këqija në jetë, kurse po të punosh, t’u bindesh rregullave, të respektosh ligjet dhe të zbatosh çfarë të është mësuar, do të mund të jesh i suksesshëm në jetë. Akush prej nesh nuk pyet se me çfarë ngjan suksesi. Na thonë vetëm se po punove shumë, do kesh sukses.
Të rinjtë punojnë shumë, të vjetrit i vendosin nëpër institute, ku përgjithësisht ndjehen të lënë pas dore dhe vdesin ngadalë. Ne lëvizim për punë nga një qytet në tjetrin dhe kështu pothuajse nuk i përkasim asnjë vendi. Ata që nuk lëvizin nga qyteti i lindjes, përgjithësisht klasifikohen si të pasuksesshëm që bëjnë punë të parëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse ne punojmë shumë, sepse paratë asnjëherë nuk dalin, kështu që duhet të punojmë edhe më shumë. Prindërit në përgjithësi nuk i shohin shpesh fëmijët e tyre se ata janë larg për punë.
Çdo gjë që shohim përqark, kushton para, të cilat nevojiten gjithmonë në sasi më të mëdha sesa ti disponon. Kjo natyrisht, nuk është për të treguar se jeta në Valbonë është më e lehtë. Këtu është tmerrësisht ftohtë në dimër, mungon energjia elektrike vazhdimisht, ka një monotoni vrasëse gjatë stinëve të ftohta që e mpin imagjinatën dhe inteligjencën e të rinjve, të cilët kanë mbetur në kurthin e së shkuarës që nuk pranon të ikë dhe së ardhmes që nuk ka mbërritur ende.
“Journey to Valbona”
Sot, askush nuk i njeh shtigjet e Valbonës më mirë se ajo. Cath, përshkon dhe përshkruan me dashuri çdo pëllëmbë tokë, çdo shteg të rrahur e të parrahur, çdo luginë e çdo pemë, çdo majë mali e çdo segment të lumit të kristaltë, duke vënë në pah çuditshëm një dashuri që tingëllon gati ireale. Nga dashuria dhe pasioni për natyrën e Valbonës, ajo bashkë me Alfredin, themeluan një organizëm që të udhëhiqte njerëzit drejt bukurive të Alpeve, duke e shoqëruar me një faqe në internet, ku civilizimi dhe njohuritë e saj, u vunë në dispozicion të natyrës dhe njerëzve që vinin ta vizitonin atë. “Journey to Valbona” e quajtën shoqatën e tyre Catherine dhe Alfredi. Ky i fundit e kishte nisur qysh më parë aktivitetin e pritjes së turistëve, me shtëpinë e tij, bashkë me të vëllezërit.
Dhe Catherinen e takoi pikërisht në njërin prej grupeve që shoqëronin nëpër Valbonë. E pas qëndrimit të Cath, ata e zgjeruan aktivitetin duke hapur hotelin Rilindja. E gjithë familja kontribuon në mbarëvajtjen e një qëndrimi, duke filluar prej strehimit, e deri tek udhëtimet në natyrë me guida të stërvitura mirë, që njohin çdo shteg. Por në vëmendjen e kësaj organizate është e gjithë struktura pritëse e Valbonës, madje e gjithë Alpeve. Nëpërmjet komunikimit me këtë faqe, mund të lidhesh në kontakt me të gjitha shtëpitë pritëse në Valbonë e më përtej. Për të patur një ide të përgjithshme mbi koston e akomodimit, një natë në një shtëpi pritëse ose hotelin Rilindja, kushton afërsisht 25-30 euro, me të gjitha vaktet e përfshira.
Mikpritja malësore
Është folur shumë për mikpritjen e famshme të malësorëve në të gjitha Alpet shqiptare por në terma të përgjithshëm nuk mund të përfshihesh emocionalisht në ca kode njerëzore që ruhen mrekullisht në këto zona të Shqipërisë. Në asnjë nga mënyrat e mundshme nuk mund të përshkruhet ndjesia që provohet nga kjo mikpritje. Nëse nuk shkon vetë të dëgjosh se çfarë fjalësh të thotë nana Sose kur të uron mirëseardhjen, nëse nuk shikon vetë se sa e lumtur është Catherine, me djalin e saj shqiptar, nëse nuk e sheh Alfredin dhe të vëllezërit se me sa dashuri i përgatisin gjërat që do të marrin me vete turistët për shtegtim, se si i përkëdhelin kuajt, se si i shtrojnë vaktet, se sa dashuri hedhin në çdo gram ushqimi që servirin e gatuajnë, nuk mund të kuptosh asgjë nga kjo mikpritje. Prandaj e vetmja mënyrë për të shijuar është të provosh, e vetmja mënyrë për t’u argëtuar është të guxosh, e vetmja mënyrë për të ndjerë Valbonën e bukur, është të shkosh atje e ta jetosh mikpritjen e saj....
Si shkohet në Valbonë
Për të shkuar në Valbonë duhet të udhëtosh 7 orë nga Tirana. Pjesa kryesore e udhëtimit, është segmenti Tiranë-Bajram Curri, që përfshin edhe udhëtimin me traget nëpër liqenin e Komanit. Pamjet fantastike të shpateve malore që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit, janë të paharrueshme. Përrenjtë dhe luginat e vogla qe lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malore. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat dy orë e gjysëm dhe kushton 300 lekë të reja, ndërsa udhëtimi nga Tirana në Bajram Curri me furgonat e linjës, kushton 1000 lekë të reja. Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës, shkohet me mjete të tipit 4 x 4 por edhe me furgonë te linjes, bileta e të cilëve kushton 150 lekë të vjetra.
Lugina e Valbonës
Parku kombëtar “Lugina e Valbonës”
Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.
Kushtet klimaterike
Ka klimë malore, por me diell gjatë verës. Temperaturat nuk janë kurrë tepër të larta për shkak të pozicionit të zonës në lartësi. Në dimër ka mjaft dëborë që shtresëzon deri në një metër e në periudha të caktuara, edhe më shumë. Rreshjet vjetore janë të bollshme, pjesa kryesore e tyre bie në vjeshtë dhe në dimër. Klima në këtë rajon është më e përshtatshmja për turizëm gjatë verës dhe në dimër gjithashtu. Është për t’u theksuar fakti që infrastruktura e vështirë nuk ju lejon të udhëtoni vetëm, e aq më tepër që rrugët në dimër bllokohen nga dëbora. Por duke kontaktuar guidat vendase, nëse jeni të vendosur që ta vizitoni në dimër, mund të lëvizni “me rrathë”.
Flora dhe fauna
Park ndërkufitar me vlerat më të larta të biodiversitetit. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine (bjeshkë), pyje të gështenjës (Castanea sativa) në gjendje natyrore, përrenj e lumenj malorë, etj. Park i pasur në endemizma e subendemizma. Parku është gjithashtu dhe një zonë e vetme e takimit të hormoqit (Picea abies). Takohen gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kope me dhitë e egra (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), etj, ndërsa nga shpendët veçojmë praninë e gjelit dhe të pulës së egër (Tatrao urogallus) dhe shqiponjës së malit (Aquila chrysaetos), etj. Në ujrat e lumit të Valbonës takohet lloji globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra).
Aktivitete dhe sporte të ndryshme
Përgjithësisht dominojnë shëtitjet në natyrë por mund të ushtrohen edhe lloje të ndryshme sportesh, ngjitje në shpatet e maleve. Mund të ushtrohet edhe sporti i gjuetisë por vetëm gjatë sezonit dhe duke marrë informacionin paraprak se për cilat kafshë të parkut është e ndaluar gjuetia. Të apasionuarit mund të ngrenë kampingje, duke respektuar ambientin dhe duke u informuar më parë për zonat e lejuara. Valbona është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe segmente e rrëmbyera të lumit me të njëtin emër, mund të jenë një sfidë për të apasionuarit e sporteve ekstreme.

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Valbona, oaz freskie mes alpeve
Fri 16 Nov 2012 - 13:32
"Valbona e Bukur"
me
"Valbona, oaz freskie mes alpeve"
temat u bashkun
me
"Valbona, oaz freskie mes alpeve"
temat u bashkun
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi