Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Masakra e Alpeve, çiklisti u vra i pari  Empty Masakra e Alpeve, çiklisti u vra i pari

Sun 21 Oct 2012 - 8:49
Masakra e Alpeve, çiklisti u vra i pari  France-aksioni-polici

Çiklisti ishte viktima e parë e masakrës në alpet franceze ku u shfaros familja britanike, al-Hilli.

Policia shkencore franceze pasi analizoi trajektoret e plumbave dhe gjurmët e tjera të grumbulluara nga vendngjarja, thotë se çiklisti Sylvian Mollier, 45 vjeç, punonjës në një impiant bërthamor është qëlluar i pari, ndërsa familja britanike është qëlluar në përpjekje për t’u larguar nga skena tronditëse.

Sipas hetimeve, Saad al-Hilli, 50 vjeç, ndodhej jashtë makinës tip BMW bashkë me familjen e tij. Sapo kanë parë vetëm pak metra më larg të shtënat ndaj çiklistit 45-vjeçar, ai ka nxituar të hipë në makinë së bashku me familjen për t’u larguar sa më parë.

Por motori i makinës nuk i është përgjigjur në kohë. Vrasësit janë afruar tek makina, kanë qëlluar të parin atë, më pas bashkëshorten e tij Iqbala, vjehrrën 74 vjeçare dhe nuk kanë kursyer as dy vajzat Zainab dhe Zenna, por që mrekullisht u shpëtuan plumbave.

Provat e reja kanë shtuar edhe më shumë misterin e masakrës së Alpeve franceze që tronditi jo vetëm Francën në fillim të muajit shtator. Tashmë rriten dyshimet se objektivi i vërtetë i sulmit mund të ketë qenë çiklisti, por nuk përjashtohet as mundësia që çiklisti të jetë vrarë i pari për të humbur gjurmët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi