Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dasma masive në festivalin e akullit Empty Dasma masive në festivalin e akullit

Mon 9 Jan 2012 - 20:35
Dasma masive në festivalin e akullit FestivaliFestivali i Akullit dhe botës në Kinë shënoi kulmin me martesën njëkohësisht të 18 çifteve. Të sapo martuarit nuk ishin kinezë, por edhe nga vende të ndryshme të botës.
Martesa masive ndodhi në Harbin, rajonin që çdo vit mbahet Festivali i Akullit dhe Borës. Temperaturat ishin minus 13 gradë, ndaj, të dashuruarve iu desh që sipër kostumit dhëndëror dhe fustanit të mbanin edhe guna të trasha prej leshi.
Në vend të takave të larta, shumë nga nuset kishin veshur çizme të gjata. Në tapetin e kuq të paradës ato shoqëroheshin nga këngë dhe valle tradicionale. Pas shkëmbimit të betimeve për njëri tjetrin, ata përqafuan njëri tjetrin nën një ylber ngjyrash.
Një dasmë e tillë, ishte e pa imagjinuar më parë për një cift nigerian, të cilët vetëm në televizion e shohin borën.
“Në Nigeri, në Afrikë nuk ka bore. Prandaj edhe ky mot na duket kaq interesant. Edhe pse është ftohtë jashtë, brenda është ngrohtë, zemrat tona janë të ngrohta.
Jam e lumtur për këtë përvojë kaq të bukur”, u shpreh Olanike Popoola, nusja.
Nën sytë mbrojtës të perëndeshës gjigante të krijuar nga bora, dhëndëri kinez Li Feng i vendosi në gisht unazën nuses së tij Bai Yun. Ata prisnin me padurim radhën e martesës së tyre.
Megjithëse kanë ardhur shumë njerëz në këtë martesë grupore, përsëri dasma shkoi më mire nga çfarë e kishim pritur . Nuk na shkoi përpjekja kot. Edhe pse moti është I ftohtë, Brenda ne ndihemi shumë ngrohtë dhe tepër të emocionuar”, tha Li Feng, dhëndër.
Pastaj, në katin e borës artificiale, çiftet pozuan për fotografitë e dasmës, e cila edhe pse nuk ishte individuale, prapëseprapë mbetej unike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi