Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt dhe femrat, shumë të ndryshëm Empty Meshkujt dhe femrat, shumë të ndryshëm

Wed 11 Jan 2012 - 2:54
Që nga kohët e Darvinit, debati në lidhje me ndryshimet mes burrave dhe grave nuk ka reshtur kurrë. Gratë dhe burrat u janë nënshtruar presioneve të ndryshme të evolucionit dhe sipas shkencëtarit britanik, mes të dy gjinive qëndron një hendek i madh.Por, me kalimin e kohëve, kjo deklaratë ka ardhur duke u “zbutur”. Për arsye të ndryshme, kohët e fundit është bërë një përpjekje për të sfumuar dallimet dhe ndryshimet mes meshkujve dhe femrave në mënyrë që thënia “gratë vijnë nga Venusi dhe meshkujt nga Marsi” të ishte sa më pak e vërtetë.
Së fundi, një studim italian i ka çuar këta dy planetë në një distancë më të drejtë përkundrejt njëri-tjetrit. Marco del Giudice, një psikolog i Universitetit të Torinos, ka shkruar në revistën profesioniste “Public Library of Science” se mes të dy gjinive sigurisht që ka dallime dhe të mëdha madje sikundër ka edhe ngjashmëri. “Ideja që mes grave dhe burrave ka vetëm disa dallime të vogla psikologjike duhet të rishikohet, sepse konkluzionet për të nuk kanë dalë në bazë të metodave realiste”, deklaron shkencëtari.

Kërkimi shkencor është kryer nga disa psikologë mbi 10 mijë amerikanë dhe konsiston në prova që janë bërë në lidhje me 15 tipare të ndryshme të personalitetit. Dallimi më i madh ka të bëjë me ndjeshmërinë, që tradicionalisht është një domen më shumë femëror. Gratë regjistruan vlera shumë më të larta për sa u përket çështjeve të ngrohtësisë njerëzore dhe kuptueshmërisë së të tjerëve, ndërkohë që burrat kanë shënuar vlera më të larta për sa i përket ekuilibrit emotive, ndërgjegjshmërisë dhe tendencës për të dominuar.

Ndërkohë në përmasa thuajse të njëjta pra si te meshkujt ashtu edhe te femrat, janë vënë re tipare të tilla si dëshira për perfeksion, vitaliteti dhe tendenca për të abstraguar. Meshkujt dalin më të stabilizuar dhe më të qetë nga pikëpamja emocionale, më dominues, më të lidhur me rregullat dhe zbatimin e tyre dhe me më pak besim te gjërat në përgjithësi, ndërsa femrat janë më të nxehta emocionalisht, më pak të sigurta në vetvete dhe më të ndjeshme./albeu/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi