Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

PDIU: Mali i Zi po cënon statusin e minoritetit shqiptar Empty PDIU: Mali i Zi po cënon statusin e minoritetit shqiptar

Wed 11 Jan 2012 - 19:00
Tiranë, 10 janar 2012, NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shpreh
shqetësimin mbi projektligjin malazez që synon t’u ndalojë shqitarëve
të Malit të Zi përdorimin e simboleve kombëtare.

PDIU thekson se ky projekligj dhe një sërë nismash të ndërmara kohëve të
fundit në Podgoricë cënojnë rëndë statusin e shqiptarëve në Malin e Zi,
raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Nisur nga fakti se Projektligji i ri i hartuar nga Komisioni për Rendin
dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi parashikon heqjen e
flamurit shqiptar nga përdorimi si dhe vendosjen e gjobës prej 1 mijë
eurosh nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse, PDIU vlerëson se ky
projektligj dëmton rëndë pakicën shqiptare në Malin e Zi dhe përbën një
shkelje flagrante të standardeve evropiane të të drejtave të
minoriteteve.

Për këtë arsye PDIU bën thirrje që ky ligj të mos kalojë në Parlamentin
malazez, duke i kërkuar autoriteteve më të larta të Malit të Zi të
dëshmojnë respekt për të drejtat legjitime të banorëve shqitptarë.

Sipas PDIU-së projektligji në fjalë është në vazhdën e disa nismave të
ndërmara nga Qeveria e Malit të Zi që prekin të drejtat e shqiptarëve.

Në fund të vitit 2011 Podgorica ka miratuar një ligj të ri zgjedhor, i
cili ka eleminuar të drejtat e fituara më parë prej pakicës shqiptare në
Malin e Zi duke hequr kuotën prej pesë deputetësh, që ishte parashikuar
për përfaqësimin e popullsisë shqiptare në parlamentin malazez.

Edhe ligji i ri hapësinor i Malit të Zi dëmton të drejtën e pronësisë së
shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë duke krijuar një park kombëtar me to.

“Në censusin malazes të vitit të kaluar diasporës shqiptare në mënyrë
arbitrare iu mohua deklarimi kombëtar dhe fetar i tyre duke bërë që
përqindja e popullsisë shqiptare të rezultojë më e ulët sesa është
realisht”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Kjo parti solidarizohet me shqiptarët e Malit të Zi në përpjekjet për të
siguruar të drejtat legjitime, duke i kërkuar qeverisë së Malit të Zi
që të tërhiqë nismat antishqiptare dhe të angazhohet për realizimin e të
drejtave të plota të pakicës shqiptare.

PDIU dhe i bën thirrje aktorëve politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e
Maqedoni si dhe faktorit ndërkombëtar që t’i bëjnë presion Podgoricës
për të hequr dorë politikat shoviniste dhe diskriminuese.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi