Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mali i Zi, Ulqini mbetet “shqiptar”  Empty Mali i Zi, Ulqini mbetet “shqiptar”

Sat 15 Feb 2014 - 13:39
Pas mbledhjes që u mbajt të premten në Ulqin, partia Forca e Re Demokratike, koalicioni “Bashkë për të Ardhmen e Ulqinit” dhe lista Mali i Zi Pozitiv erdhën deri tek marrëveshtja dhe kështu fituan shumicën e mandateve në Kuvendin e Ulqinit.

Ata së bashku kanë 17 mandate, gjë që bën që fati i qytetit me shumicë të theksuar shqiptare në 4 vitet e ardhshme t’i takojë përsëri shqiptarëve.

Nga Këshilli Qendror i Forcës kanë lajmëruar se kanë pranuar të gjitha kërkesat e kreut të koalicionit BAU, Fatmir Gjeka dhe postin e kryetarit të komunës do ta marrë pikërisht ai në 4 vitet e ardhshme. Me këtë është pajtuar edhe bartësi i listës Mali i Zi Pozitiv, Dritan Abazoviç.

Mosmarrëveshjet parazgjedhore mes krerëve të fraksioneve politike shqiptare rrezikuan që qyteti me 70 për qind të banorëve shqiptarë të shkonte në duart e qeverisjes malazeze të Partisë Demokratike të Milo Gjukanoviç.

Nën skemën "përça dhe sundo", shqiptarët nuk garuan në zgjedhjet e 26 janarit thjesht të çapërluar në forca të ndryshme politike, por shumë prej tyre ishin edhe pjesë e listave të partive jo shqiptare.

Kjo e çoroditi jo pak elektoratin, në një skemë që mesa u duk, përtej Ulqinit, në Podgoricë ishte përollogaritur më së miri. Kjo, pasi partia e Gjukoanoviç doli e para me 3177 vota. / Top Channel
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Mali i Zi, Ulqini mbetet “shqiptar”  Empty Re: Mali i Zi, Ulqini mbetet “shqiptar”

Sun 16 Feb 2014 - 1:40
Message reputation : 100% (1 vote)
Ulqini ka qen shqiptar dhe mbetet shqiptar,por krahinat tjera duhet të jen më të vëmendshëm në lojrat politike që bëjnë malazezët,sepse me një strategji të vogël politike arijnë shqipëtarët t'i ndajnë dhe të ja arijnë qëllimit partitë politike malazeze.Shqipëtarët duhet të tregojnë një pjekuri politike që të marrin vendin e duhur në vendet udhëheqse,sidomos gjat fushtës elektorale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi