Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Berisha i jep 12 milionë lekë ish-deputetit socialist Musa Ulqini, i cili vuan nga një sëmundje që e Empty Berisha i jep 12 milionë lekë ish-deputetit socialist Musa Ulqini, i cili vuan nga një sëmundje që e

Thu 15 Sep 2011 - 16:42
Musa Ulqini vuan nga një sëmundje që ende nuk dihet, por Kryeministri Berisha.... ka bërë rolin e xhentëllmenit, duke i akorduar me vendim qeveritar një fond pë kurimin. Një shumë e konsiderueshme i ka kaluar për zbatim Ministrisë së Shëndetësisë, por ajo që mbetet mister është jeta e ish-deputetit socialist. ALBNOW po boton vendim e djeshëm të Këshillit të Ministrave.V E N D I MPËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2011, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. MUSA ULQININë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave :

V E N D O S I:


1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në zërin “mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të kurimit të z. Musa Ulqini.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave për shërbimin e ofruar.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi