Tiranë, polici ekzekuton me armë zjarri kolegun e tij
Thu 12 Jan 2012 - 14:57
TIRANE - Një konflikt mes dy kolegëve, punonjës të policisë së Tiranës, i ka kushtuar jetën 41-vjecarit Bashkim Memia. Punonjësi i policisë u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij, Genc Domi, mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ndërsa mësohet se 41-vjecari u plagos me 3 plumba, por nuk mundi të mbijetonte pavarësisht se u transportua menjëherë në spital.
Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Genc Domi, vetëm pak minuta pas ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti personal mes dy punonjësve të policisë të cilët njiheshin mirë me njëri tjetrin, pasi banonin në të njëjtën zonë.
Pas ngjarjes, Policia e Tiranës bëri të ditur se grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale në vendngjarje.
“Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti midis dy punonjësve të policisë të jetë për motive të dobta, ndërsa ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të shërbimit. Aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë, po merret masa e arrestit në flagrancë për autorin e dyshuar për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje.”- thekson Policia e Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi