Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mos bëni “friend” kolegët e punës në Facebook  Empty Mos bëni “friend” kolegët e punës në Facebook

Fri 13 Jan 2012 - 0:47
Sipas një studimi të fundit duhet të tregoheni të kujdesshëm kur vendosni kontakte me kolegët tuaj të punës në Facebook sepse mund të
përfundoni duke zbuluar më shumë për veten se sa duhet. Ky është një problem që prek më shumë grupmoshat 18-29 vjeç, të cilët janë të mësuar me bërjen publike të jetës së tyre në rrjetet shoqërore. Në momentin që futen në ambjentin e punës, ata duhet të kenë kujdes me informacionet personale të publikuara në profilet e tyre që mund të shikohen nga kolegët. Sipas një kërkimi të Millenial Branding, 4/5 e të rinjve i kanë bërë “friend” kolegët e tyre në Facebook dhe mesatarja e miqve në rrjetin social është 700. Duke parë këtë numër të lartë kontaktesh bëhet pothuajse e pamundur të ruash informacionet personale. “Ata që kanë filluar të përdorin Facebook që në gjimnaz, vazhdojnë ta përdorin edhe kur fillojnë punën. Sidomos meshkujt duhet të kenë kujdes sepse më shumë se gjysma e tyre i publikojnë online të gjitha gjërat që bëjnë dhe mund të vijë dita që nga kjo të lindin probleme”, shprehet Dan Schawbel për MSNBC./tch/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi