Shqiperia tani perfshin Malin e Zi dhe Bullgaria kontrollon ish-Jugosllavine!
Sat 14 Jan 2012 - 16:15
Gjeografia e botes ka qene gjithmone nje sfide per disa amerikane, perfshire edhe presidentin. Pjese te ketij problemi mund te jene edhe hartat e krijuara nga Fox News!
Duke qene nje vend kaq i madh dhe me pak se gjysma e popullsise ka pasaporte (37% sipas shifrave me te fundit), nuk eshte cudi qe gjeografia e botes nuk eshte nje pike e forte per shumicen e amerikaneve.
Ka plot raste kur figurat politike amerikane i ngaterrojne vendet qe ndodhen larg tyre gjeografikisht, perfshire ketu edhe vete presidentin. Deklarata e George W. Bush se Afrika eshte nje komb, eshte nje shembull i mirenjohur.
Harta e Europes sipas Fox News
Nje pjese e problemit te injorances ne fushen gjeografike vjen edhe si pasoje e keqinterpretimit te medias.
E perditshmja kroate Jutarnji List e dates 5 janar 2012, publikoi nje artikull rreth nje harte te Europes te perdorur nga Fox News gjate raportimit te saj per grupet e fundit drejtuese te Iowa.
Harta e Ballkanit ne kete rast nuk ka pike lidhjeje me realitetin, ku vendet si Kroacia jane lene jashte saj. Bullgaria me e madhe ne siperfaqe shtrihet ne kufirin me Italine dhe paraqitet brenda kufijve te ish-Jugosllavise, nderkohe qe e vetmja republike e ish-Jugosllavise (qe paraqitet ne harte) eshte zhvendosur me ne veri, ne Hungari dhe Austri.
Fatmiresisht dhe cuditerisht per ne, Shqiperia nuk eshte harruar por duket sikur jemi zmadhuar paksa!
(O.C/ Digitaljournal)
- Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria vendet me çmimet më të ulta në Europë
- Steve Forbes: Greqia të marrë shembull nga Shqipëria e Bullgaria
- Pravda ruse tallet: Shqipëria tani do kthehet në koshin e plehrave të Europës
- CIA në vitin 1953: Enver Hoxha eshte njeriu me i forte qe Shqiperia ka pasur deri me tani
- Kroatët e shqiptarët pa nostalgji për ish-Jugosllavinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi