Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

CIA në vitin 1953: Enver Hoxha eshte njeriu me i forte qe Shqiperia ka pasur deri me tani Empty CIA në vitin 1953: Enver Hoxha eshte njeriu me i forte qe Shqiperia ka pasur deri me tani

Mon 17 Jun 2013 - 21:35
Dokumenta qe botojme sot si pjese e Dosjeve te Operacioneveamerikane Klandestine BGFIEND kunder shqiperise komuniste sjellin per lexuesin disa deshmi shume interesante.
Javen e kaluar sollem dokumenta qe provonin se Sherbimi Amerikan i Zbulimit pergjegjes per Operacionet anti komuniste kerkonte menyra te ndryshme per te fshehur origjininen e armatimeve qe hidheshin me parashute ne shqiperi. dokumentat ne fjale nuk lene asnje dyshim mbi perfshirjen e zyrtare te larte amerikane ne keto operacione sekrete qe kryheshin ne territorin e influencave sovjetike. duhet pasur parasysh se zbulimi i gjurmeve te perfshirjes se sherbimit sekret amerikan ne vendet komuniste krijonte probleme te komplikuara politike. kesisoj zyrtaret amerikane kerkonin me cdo kusht qe te mbanin nje heshtje te plote mbi perfshirjen zyrtare amerikane ne veprime spiunazhi.
Dokumentat qe vine sot per here te pare per botim edhe pse jane dokumenta operacional flasin per perfshirjen e larte te zyrtareve amerikane ne planifikimet kunder regjimit te Enver Hoxhes.
Nga dokumenti i pare shikohet se zyrtaret e OPC, zyra sekrete e sherbimeve klandestine, operojne ne brendesi te Pentagonit. Duke pasur parasysh se Operacionet kunder lindjes komuniste ishin te karakterit shume sekret zyrtaret amerikane merrnin masa per fshehjen e gjurmeve te ketyre Operacioneve ashtu sic benin edhe per fshehjen e origjines se armatimit klandestin. Edhe pse operonin ne Pentagon, oficeret e Sherbimit Sekret kishin krijuar kushte per te mbajtur nje fshehtesi te plote per cdo detaje. Zbulimi i Operacioneve dhe mbeshtetja zyrtare amerikane do te krijonte nje stuhi politike ne marrdheniet nderkombetare. Por per ironi te fatit ne zyren sekrete me numer 2C 869 ne pentagon operonte nje nga zbuluesit me te medhej sovjetik Kim Filby. ne kujtimet e Filbit te shkruara ne Moske ai permend disa here zyren sekrete ne pentagon nga ku zyrtare amerikane dhe ata britanike ndanin detajet e operacioneve kunder Lindjes Komuniste. Filby kishte akses shume te madh ne Zyrat e CIA-s deri ne dhomen sekrete te James jesus Angelton shefit te famshem te kunderzbulimit e megjithate ai shkruan per periudhen kur ai hynte ne brendesine e Pentagonit me mjaft krenari.
ne dokumentin e dyte qe botohet pr here te pare jemi perpara nje fakti shume interesant i cili tregon perfshirjen e zyrtareve te larte amerikane ne planifikimet klandestine. Dokumenti i klasifikuar si Top Sekret flat per pjesmarrjen e larte te njerzve te departamentit te Shtetit ne prezantimin e platformes se CIA-s kunder shqiperise. Prania e ndihmesit te nen sekretarit te shtetit ne kete takim tregon rendesine e madhe qe amerikanet kishin ne Operacionin e Koduar BGFIEND. Por gjithashtu provon edhe me dokumenta zyrtare se amerikanet ishin te perfshire ne keto Operacione ne nivele te larta. Ky perfundim ishte nje nga qellimet krysore te Zbulimeve Ruse te cilet planifikonin Operacione kunderzbulimi me qellim mbledhjen e provave te implikimeve amerikane ne veprime spiunazhi. Objektiv i ketyre perfundimeve ishin edhe nje sere radiolojash te cilat ndermerreshein nga Sigurimi i Shtetit vetem me qellim mbledhjen e informacionit per te provuar se ne cfare niveli Operacionet kunder shqiperise planifikoheshin nga amerikanet. megjithate ne dokumentin e sotem kemi edhe disa te dhena shume interesante qe dalin nga memorandumi i kesaj mbledhje. Fakti i pare eshte konkluzioni jugosllav i cituar ne kete mbledhje nga oficeret e larte te CIA-s se Enver Hoxha ishte njeriu me i forte qe Shqiperia kishte pasur deri me atehere. Ky konkluzion i arritur nga armiqte e tij me te forte Jugosllavet tregojne per nje vleresim realist te UDB ne ate kohe. Fakti i dyte shume interesant eshte plani i amerikaneve per planifikimin e nje grushti shteti ne Shqiperi. Ky opsion i provuar edhe me dokumenta te tjera tregon se amerikanet ishin shume te vendosur per te goditur shqiperine komuniste ne ate periudhe. ne se plani amerikan do te ksihte sukses ky do te ishte Grushti i pare i shtetit i planifikuar dhe egzekutuar nga amerikanet pas luftes se dyte boterore dhe i pari ne Europe. Me sa duket nga ky dokument situata nderkombetare e bente te veshtire nderhyrjen amerikane aq me teper qe ata kerkonin me patjeter ndihmen e Jugosllaveve te cilet kishin jo pak eksperience ne mbeshtetjen e grushteve te shtetit ne Shqiperi dhe influencimin e politikes shqiptare si ne periudhen Zogiste ashtu edhe gjate Luftes se Dyte Boterore.


AURON TARE 


DOKUMENTI I SEKRET
27 Tetor 1949 
MEMORANDUM PER
 (emri i fshirë) 
Subjekti: Zyra në Pentagon e Komitetit të Përbashkët të Politikave 
1. Ky Departament ka hapur një zyrë në Pentagon. Qëllimi i kësaj Zyre është që të kemi një vend për bisedime të përbashkëta me britanikët për projektin BGFIEND (Operacionet shqiptare), si dhe ndërmarrjet e tjera të përbashkëta. Dokumentet me interes të përbashkët do të vendosen këtu. 
2. Numri i dhomës është 2C 869, në zonën e Bordit të Municioneve pranë JCS. Kodi i telefonit është 131, numri 4432 i palistuar në bllokun e numrave zyrtarë. 3. Ju dhe një sekretare do të qëndroni në këtë zyrë nga 8:30 deri 5:30. Zyra duhet të jetë e mbyllur gjatë gjithë kohës kur nuk ka njeri. Përveç teje, çelësa duhen të kenë si më poshtë: COP, FBI. Ata që dëshirojnë leje kalimi pas orarit zyrtar në Pentagon, duhet të kontaktojnë këtë zyrë. 
4. Një kopje e kombinacionit të numrit të kasafortës do të vendoset në një zarf të vulosur dhe do të depozitohet në zyrat e COP dhe FBI, së bashku me çelësat e tyre respektivë. 
5. Të gjithë personat që do të përdorin këtë Zyrë, duhet të njihen me “legjendën”. a. Legjenda për këtë zyrë do të jetë “Zyra e Koordinimit A”. b. Nëse dikush pyet më shumë mbi kanalet e këtij koordinimi, i duhet thënë se ende nuk janë formuluar termat e referencës dhe nuk mund të japin asnjë përgjigje mbi to. c. Nëse dikush pyet se kush e ka marrë në pune personelin e kësaj Zyre dhe kush i paguan ata, përgjigjja duhet të jetë Departamenti i Shtetit. Mbas çdo përgjigjeje të kësaj forme, z. Joyce duhet të informohet mbi situatën. Firma 
(Emri i fshirë)


DOKUMENTI II TOP SEKRET 19 Mars 1953

1 ne 17 Mars 1953 me kerkesen e zotit Horsay, Zoterinjte ( emri i fshire) prezantuan nje pershkrim per Zevendes Sekretarin e Shtetit H. Freeman Matthews ne prezencen e zyrtareve te departamentit te Shtetit sipas listes se mesiperme, mbi mundesite e Operacioneve Klandestine kunder rregjimit aktual te Shqiperise. Ky prezantim ishte kerkuar si nje vazhdimesi e prezantimit te meparshem te dhene nga ( emri i fshire) ku zoti Horsay ishte prezent dhe pasi raportoi ne Departamentin e Shtetit kerkoi qe ky prezantim te perseritej edhe per Zevendes Sekretarin H. Freeman Matthews zyrtare te larte te Departamentit te Shtetit. Vecanerisht eshte treguar interes per kapacitetin e CIA-s si dhe perllogaritjes e CIA-s mbi kapacitetin dhe qellimet e Jugosllaveve.
2 pas nje pershkrimi te pergjithshem mbi historine dhe perpjekjet e CIA-s per te krijuar agjente potenciale te cilet do te merren me problemin Shqiptar, perfundimet dhe konkluzionet e CIAs u prezantuan per opinion.
a. ne situaten aktuale nje rrezim i qeverise se Hoxhes me operacione klandestine nuk mund te quhet me si e mundeshme dhe nuk mund te perfundoje si nje ceshtje e brendeshme. Cdo grusht shteti do te kerkoje ndihme materiale kaq masive sa qe dhenia e saj do te jete me e mira nje plan gjysem klandestin e ngjeshme me armatosjen e guerriljeve greke nga sovjetiket dhe satelitet e tyre.
b. mbeshtetja e nje grushti shteti eshte ndoshta jashte kapacitetit aktual por edhe atij te parashikuar si kapacitet i perbashket i Sherbimeve Sekrete amerikano-britanike.
c. nje grusht shteti i sukseshem do te kerkonte nje mbeshtetje operacionale ne shkalle te gjere te Jugosllavise si dhe pjesa me e madhe e operacioneve duhet te fillojne nga Jugosllavia. Operacione te limituara mund te kryhen nga Greqia pasi perfshirja dhe roli i atij vendi limitohet si rezultat i ceshtjeve te pa zgjidhura akoma me Shqiperine ne problemet territoriale si dhe per arsyen se nje numer i vogel nacionalistesh shqiptare jane ne kontrollin e Greqise. Aseti me i madh i Jugosllavise pervec kufirit te gjate me Shqiperine jane edhe 1000-1500 aktiviste shqiptare.
d. situata aktuale ne Shqiperi nuk eshte shume e keqe me perjashtim te forcave anti regjim. Albania sot nuk eshte ne situate pozitive ekonomike por ne fakt nje problem si per Sovjetiket si per Kominternin. ne rast te nje lufte ajo mund te pushtohet shume shpejt nga jugosllavet apo edhe Greket.
c. ne pikepamjen e situates aktuale te veshtire midis Jugosllavise dhe Italise ka shume mundesi qe ajo te adoptoje nje politike alarmante ne rastin e nje grushti shteti te sponsorizuar nga Jugosllavia pavaresisht qellimeve te verteta te Jugosllavise.
f. gjate nje periudhe prej 4 vitesh ne kete ceshtje, USA ka krijuar nje rrjet te respektuar burimesh agjenturore ne formen e agjenteve te testuar, njerez politike me influence si dhe pasues si brenda si jashte vendit, njohje operacionale si dhe materiale te ndryshme. Keto faktore megjithese ne vetvete te pamjaftueshem per te influencuar rrezimin e rregjimit dhe largimit te Shqiperise nga orbita sovjetike, gjithsesi kane vlere te madhe che mund te perdoren per te krijuar nje situate problematike ne vend per te justifikuar nje zbarkim amerikan ne se ky kurs do te shikohet i deshirushem ne te ardhmen.
3.bazuar ne rishikimin e analizes te pozicionit te Jugosllavise bzuar ne bisedimet tona me UDB, me poshte jane disa veshtrime te qellimeve te Jugosllaveve si dhe te mundesive te tyre:
a.Sherbimi Sekret Jugosllav ndan pikepamjet tona se nje rrezim i rregjimit ne menyre klandestine nuk eshte e mundshme. ne kendveshtrimin e tyre Rregjimi i Hoxhes eshte me i forti qe ka pasur ndonje here Shqiperia. Ata mendojne se as Sherbimi i tyre dhe as ndonje perpjekje e Sherbimeve te tjera nuk mund ta rrezoje ate ne kete moment. megjithese ata jane pozitive per rrezimin e Hoxhes mendimi i tyre eshte se duhet perpjekje ne momentin kur situata nderkombetare eshte pjekur dhe kur kjo situate te jete e pershtatshme gje qe duket se per momentin nuk eshte ne favor e ketyre operacioneve. Aksione te pa matura mund te kene pasoja katastrofike pasi ato jo vetem mund te demtojne qellimin ne Shqiperi por mund te demtojne edhe perpjekjet e njejta ne BUllgari dhe vendet e tjera satelite sovjetike.
b. Mundesia e kunderpergjigjies sovjetike ndaj Jugosllavise persa i i perket ceshtjes Shqiptare eshte nje problem qe i shqeteson shume ata dhe duket se eshte nje faktor i rendesishem ne qendrimin e tyre konservator ndaj rregjimit te Hoxhes.
c. Sygjerimit tone se menyra me e mire e rrezimit te Hoxhes eshte mbeshtetja per forcimin e elementeve opozitare brenda Shqiperise me qellim krijimin e nje force te organizuar, Jugosllavet theksuan se tashme nuk egziston me nje force e organizuar si dhe nuk na dhane asnje indikacion se ata kane burime te rendesishme Titiste apo te tjere brenda vendit. Jugosllavet nenvizuan faktin se rrezimi i rregjimit shqiptar duhet te vije nga brenda. Shenjestra per keto Operacione duhet te jene disa emra kyc ne pozicionet e partise KOmuniste dhe Forcave te Armatosura.
4 Jugosllavet deklaruan se eshte ee rendesishme te punohet me te gjitha forcat te brendeshme apo te jashteme. Ata nuk shprehen ndonje kundershtim ne bashkepunimin midis KOmitetit Shqiperia e Lire dhe krijeses Jugosllave KOmitetit te Prizrenit por mendojne se emigrantet shqiptare duhet ti gjejne vete rruget e tyre te bashkepunimit. Megjithese ata jane te bindur se Komiteti i Prizrenit nuk ka kapacitet per te cliruar vete Shqiperine apo edhe ne zhvillimin e vendit, Jugosllavet mendojne se ky Komitet mund te loze rolin e nje fronti me baze te gjere per te luftuar per clirim nga Sovjetiket che per te penguar cdo lloj perpjekje nga grupime jashte vendit per te perfshire ne ceshtjet shqiptare.
5 Perfaqesuesit e UDB thane se Athina dhe Beogradi kane shprehur pikepamjet e nje Shqiperie te lire dhe te pa varur ndersa kjo deklarate akoma nuk ka ardhur nga ana e Romes.
shenim. Kjo Konference ishte me qellim njohje te ceshtjes nga zyrtaret e departamentit te Shtetit. nuk pati asnje rekomandim pozitiv apo negativ.
 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi