Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ne vitin 1955 Enver Hoxha me ngarkoi te filtroja ne oborrin e Zogut ne Paris Empty Ne vitin 1955 Enver Hoxha me ngarkoi te filtroja ne oborrin e Zogut ne Paris

Mon 12 Mar 2012 - 0:11
Historia e njeriut të përzgjedhur nga sigurimi i shtetit për t’u dërguar si agjent në oborrin e mbretit Zog. Si iu komunikua detyra e tmerrshme dhe historitë e sajuara në fshatin e lindjes ku u dërgua gjoja si çoban bagëtish





Fillimisht u thur legjenda e arratisjes sikur persekutohesha duke u përjashtuar nga ushtria dhe duke përfunduar çoban bagëtish në fshat



Më thirri vetë koloneli i Sigurimit, Kadri Hazbiu.

Më foli shkurt dhe pa demagogji të tepërt. “Partia dhe populli të beson një nga detyrat e veta më të vështira. Në emigrim, së bashku me shumë njerëz të ndershëm që kanë ikur nga frika e ndonjë persekutimi të mundshëm nga pushteti komunist, kanë ikur edhe shumë njerëz që kanë bashkëpunuar hapur me pushtuesin, madje dhe kanë vrarë njerëz. Ata nuk kanë pushuar së vepruari. Kërkojnë të marrin sërish pushtetin me çdo mënyrë dhe formë, cilado të jetë kostoja e kësaj. Këtë do ta bëjnë ashtu siç e kanë bërë me grupe diversioniste, ku viktimat e tyre janë shumë njerëz të pafajshëm, si fshatarë, kooperativistë, punëtorë etj. Ti ke për detyrë që këta t’i neutralizosh dhe t’i bësh të padëmshëm, ashtu siç ke edhe detyrën tjetër që të pafajshmit t’i bindësh se nuk do t’u ndodhë gjë, por të kërkojnë riatdhesim dhe të vijnë pranë familjeve.

Para se të më ngarkohej detyra sekrete mbaj mend një fjalim të Enver Hoxhës në Durrës, i cili mes një revoltimi të papritur ngriti zërin me sa fuqi kishte dhe tha:

“Mos të kujtojnë armiqtë e popullit se kaluan kufirin dhe na e hodhën. Të gjithë ata që kanë larë duart dhe e kanë bërë hak, nuk do të mund të shpëtojnë dot. Një gjë ta kenë të qartë, se do të na kenë mbrapa për tërë jetën, kudo që të shkojnë në të katër anët e botës.”

Gjithsesi unë me atë naivitetin tim të karakterizuar nga mosha dhe duke mos i ditur mirë punët e shtetit, ndërsa isha duke ikur për në dhomën ku rrija, po mendoja për thëniet e mësipërme të Enverit. I analizoja me vete. “Do të na kenë mbrapa”, e si do të na kenë?







Më vonë, jo shumë larg në kohë nga ai moment kur kishte shpërthyer Enver Hoxha me sloganin që mua më bëri përshtypje se si do të na kishin nga mbrapa të arratisurit,

kur mua ashtu si dhe shumë shokë të tjerë na thirrën për të na dhënë detyrën e veçantë që t’i shërbenim sigurimit të shtetit, duke shkuar jashtë tij, u kujtova për fjalimin që ai kishte mbajtur.









Nesër do të lexoni

Si më lajmëruan për orën e arratisjes.

Çfarë ndodhi kur braktisa në fshehtësi familjen dhe parandjenja e çuditshme e gjyshes.

Udhëtimi i mistershëm në mesnatën që kalova kufirin.

HYRJE


Isuf Mullai është një nga agjentët më të famshëm që ka pasur sigurimi i shtetit komunist. Me veprimet e tij tepër të zgjuara ka arritur që në mënyrën më spektakolare të bëhet njeriu më i besuar i Ahmet Zogut. Për 10 vjet me radhë ai arriti të shtijë në dorë të gjithë dokumentacionin sekret të Partisë së Legalitetit, funksionar i lartë i të cilës u bë dhe vetë. Është pikërisht personazhi i Manush Kelmendit te romani i shumënjohur “Mërgata e Qyqeve”, i shkrimtarit Nasho Jorgaqi.

Ai ka pak kohë që u nda nga jeta duke mos harruar të linte edhe intervistat e fundit për publikun e gjerë në lidhje me shumë ngjarje të panjohura dhe të pabotuara deri më sot, të cilat lidhen me jetën e tij të vështirë në emigrim kur kryente detyrën e ngarkuar.

Unë gjej rastin që t’i botoj ato dëshmi interesante të dhëna me kujdes dhe hollësi duke mos harruar të përshkruaj në çdo moment edhe gjendjen emocionale që e ka shoqëruar hap pas hapi.

** Si u përzgjodh nga Kadri Hazbiu të kryente misionin e veçantë për t’u dërguar si agjent në radhët e partisë së Ahmet Zogut.

** Çfarë pasojash pati kur filloi persekutimi i vërtetë.

** Përgatitja e kushteve për t’u arratisur dhe kursi special që zhvillonte gjatë netëve për t’u profesionuar si zbulues.

** Jeta e tij 10-vjeçare në emigrim. Peripecitë dhe torturat që u detyrua të kalonte për t’u bërë i besuar se ishte arratisur vërtet nga Shqipëria.

** Besimi që krijoi te Ahmet Zogu dhe detyrat e larta që mori në partinë e tij në mërgim. Si rivendosi lidhjet me Tiranën dhe kodet me të cilat merrej vesh me Kadri Hazbiun.









Zoti Isuf, në çfarë periudhe ju ka dërguar Sigurimi i Shtetit jashtë kufijve?



Saktësisht kur ika, ka qenë data 6 gusht i vitit 1955 dhe u ktheva në 8 dhjetor 1964, pra afërsisht 10 vjet.



Si është ajo historia e fjalimit të Enver Hoxhës?



Nuk e harroj atë moment që isha kthyer nga Jugosllavia, ku kisha studiuar për dy vjet në shkollën e lartë të marinës ushtarake. Ishte viti 1945. Më caktuan si oficer në repartin e marinës së Durrësit. Në një prej atyre ditëve, si shkuam në Durrës, të gjithë ne oficerët e rinj të ardhur nga jashtë, madje kur akoma nuk kishim filluar as punën, na njoftojnë se Enver Hoxha do të bënte një takim jo vetëm me kuadrot kryesorë, por edhe me banorë të thjeshtë të qytetit. Shkuam dhe ne të gjithë. Ishim të entuziazmuar ashtu siç ishin të gjithë atëherë, aq më shumë ne që veç moshës së re kishim dhe një arsye më shumë, se e fillonim punën jo si punëtorë, por si oficerë. Tubimi ishte më shumë se madhështor, gjë që na jepte më shumë kurajë dhe optimizëm për të ardhmen. Fjalimi i Enverit u mbështet kryesisht në sloganin e njohur për mbrojtjen e fitoreve të arritura. Këtë e theksoi aq shumë, saqë kuptova se kishte ardhur të jepte vetëm atë mesazh, në ndëshkimin e fajtorëve të popullit që atëherë ishin cilësuar “armiq”. Kuptohej, fjalën e kishte te njerëzit e shpallur kuislingë dhe tek ata që quheshin klasa të përmbysura, por që kishin bërë krime, pra kishin ikur që t’i shpëtonin ndëshkimit komunist. Aty për aty mbaj mend që ai, mes një revoltimi të papritur, ngriti zërin me sa fuqi kishte dhe tha: “Mos të kujtojnë armiqtë e popullit se kaluan kufirin dhe na e hodhën. Të gjithë ata që kanë larë duart dhe e kanë bërë hak, nuk do të mund të shpëtojnë dot. Një gjë ta kenë të qartë, se do të na kenë mbrapa për tërë jetën, kudo që të shkojnë në të katër anët e botës.” Gjithsesi unë me atë naivitetin tim të karakterizuar nga mosha dhe duke mos i ditur mirë punët e shtetit, ndërsa isha duke ikur për në dhomën ku rrija, po mendoja për thëniet e mësipërme të Enverit. I analizoja me vete. “Do të na kenë mbrapa”, e si do të na kenë? Ata çanë ferrën dhe kaluan kufirin e s’dihet nga e kanë lënë vrapin, e aq më shumë se ku hanë e pinë. Si mund t’i gjenim neve!? Kështu që nuk më mbushej mendja për asgjë. Mendoja se ishte thjesht një paradoks apo një truk propagandistik i tij. Por më vonë, jo shumë larg në kohë nga ai moment, kur mua ashtu si dhe shumë shokë të tjerë, na thirrën për të na dhënë detyrën e veçantë që t’i shërbenim sigurimit të shtetit, duke shkuar jashtë tij, u kujtova për fjalimin që ishte mbajtur.





A e pranuat detyrën?



Si të mos e pranonim? Madje ishim shumë të bindur dhe të ndërgjegjshëm. Ju e analizoni me kohën dhe mentalitetin e tanishëm, ku duket si fyerje që të kesh shërbyer në sigurimin e shtetit, kjo për faktin se ai ka marrë tashmë mbi kurriz dhe rrisqe që nuk i takojnë. Po ta analizosh me kohën që ishte atëherë, kjo konsiderohej një nder dhe vlerësim që të bëhej, pasi ishte mënyra më e mirë për t’i shërbyer popullit tënd.





Si t’u komunikua detyra?



Më thirri vetë koloneli i Sigurimit, Kadri Hazbiu.

Më foli shkurt dhe pa demagogji të tepërt. “Partia dhe populli të beson një nga detyrat e veta më të vështira. Në emigrim së bashku me shumë njerëz të ndershëm që kanë ikur nga frika e ndonjë persekutimi të mundshëm nga pushteti komunist, kanë ikur edhe shumë njerëz që kanë bashkëpunuar hapur me pushtuesin, madje dhe kanë vrarë njerëz. Ata nuk kanë pushuar së vepruari. Kërkojnë të marrin sërish pushtetin me çdo mënyrë dhe formë, cilado të jetë kostoja e kësaj. Këtë do ta bëjnë ashtu siç e kanë bërë me grupe diversioniste, ku viktimat e tyre janë shumë njerëz të pafajshëm, si fshatarë, kooperativistë, punëtorë etj. Ti ke për detyrë që këta t’i neutralizosh dhe t’i bësh të padëmshëm, ashtu siç ke edhe detyrën tjetër që të pafajshmit t’i bindësh se nuk do t’u ndodhë gjë, por të kërkojnë riatdhesim dhe të vijnë pranë familjeve.



Kur u vutë në dijeni se ishit i zgjedhuri i Sigurimit?



U kuptua thjesht fare. Siç thashë në fillim, në vitin 1948 ishim kthyer nga shkolla ushtarake e marinës në Jugosllavi. Në momentin që kishim filluar punën, na vjen vetë Kadri Hazbiu për të na graduar. Kështu ishte rregulli për oficerët që fillonin punë, gradat i akordoheshin më pas dhe vendoseshin me ceremoni.

Ndërsa lexoheshin emrat dhe gradat, vura re se emri im nuk u zu në gojë fare. Kjo do të thoshte se ishte ndonjë ndëshkim. Pra, të mbeteshe pa graduar nuk ishte gjë e lehtë. Ajo konsiderohej goditje politike. Për këtë do të fillonte natyrshëm distancimi që do të bënin dhe shokët e tu, për faktin se partia diçka i kishte zbuluar. Takoj menjëherë Kadri Hazbiun dhe i them: “Shoku Kadri nuk e di pse nuk më keni graduar edhe mua! Unë njëlloj si shokët kam mbaruar dhe rezultatet i kam nxjerrë shumë të mira. Nuk e di çfarë keni pasur parasysh, por unë nuk kam bërë ndonjë gabim.” Ndërsa flisja, frymëmarrja më shpeshtohej nga shqetësimi i tepërt, pasi nuk dija përgjigjen.

Kadri Hazbiu ishte shumë i qetë. Jo vetëm kaq, por kuptova saktësisht se ai e priste ndërhyrjen time, kështu që ishte i përgatitur dhe për përgjigjen. “Dëgjo këtu Isuf Mullai. Partia ka parasysh shumë gjëra, kështu që dhe ty të njeh mirë, dhe nuk është fjala se është e pakënaqur nga ty apo nga familja jote, por për ty jemi përgatitur të bëjmë punë të mëdha. Hajde, mos e vra mendjen se i kemi menduar të gjitha, mos u bëj merak.” Ai më shkarkoi nga tensioni i parë që kisha dhe më la të kuptoja se do të më ngarkonin në një detyrë me shumë rëndësi.





Nga të njihte Kadri Hazbiu?



Që ta dish ti, unë që në kohë të luftës isha marrë me shërbimin e fshehtë. Në vitit 1942, kur kisha shkuar në luftë, më dërgonin nga shtabi partizan të merrja informata për armikun apo për spiunë të ndryshëm, madje dhe jam plagosur me dy plumba, një në këmbë dhe një në fytyrë. Kështu që Kadri Hazbiu e kishte lexuar dosjen time dhe kishte mësuar për aftësitë fizike dhe intelektuale.



Si ndodhi që u plagosët?



Ishte viti 1944. Ka qenë Operacioni i Qershorit. Unë me një shok u ngarkova që të shkoja deri në kufi me Greqinë dhe po të ishte nevoja të dilja edhe matanë tij, siç kisha bërë dhjetëra herë të tjera që kisha shkuar deri në Janinë. Detyra ishte të merrja informata dhe të vrojtoja sasinë e ushtrisë naziste që kishte marrë drejtimin për të hyrë në Shqipëri. Kjo bëhej me qëllim që forcat partizane të merrnin masa për t’i pritur me armë. Pikërisht në afërsi të fshatit Selcë të Gjirokastrës (afër Jorgucatit) u ndesha me një formacion gjermanësh dhe shkëmbyem zjarr. Aty u plagosa me dy plumba. Ja, plumbi i parë ka hyrë këtu nën mjekër dhe ka dalë te hunda, ndërsa tjetri ka hyrë këtu në këmbë.



Si vijoi historia jote e mëtejshme?



Sipas rregullave fikse dhe profesionalizmit të Sigurimit të Shtetit, u vendos që unë të persekutohesha. Për këtë nuk do të më bënin asnjë përjashtim nga ata që ishin quajtur armiq të popullit. Arsyeja ishte që kur të shkoja jashtë shtetit me shërbim, ku do të paraqitesha si i arratisur dhe i pakënaqur nga pushteti komunist, të besohesha, pasi dhe ata kishin informatorë të këtushëm që do të verifikonin ashtu siç verifikuan gjithçka. Pra unë, me një fjalë, duhej të persekutohesha në atë mënyrë që të bëhesha i pakënaqur vërtet. Një faktor tjetër për besueshmërinë time që mund të isha kundër pushtetit të ri, ishte se unë kam pasur babain, Tefik Mullain, oficer në kohën e Zogut, madje me gradën “Major”.



Çfarë persekutimi pësove konkretisht?



Që në fillim, siç thashë, nuk m’u dha grada. Ky ishte persekutimi i parë dhe menjëherë u hap fjala se Partia nuk kishte besim tek unë, çka do të thoshte se isha njeri i dyshimtë. Pas kësaj vetvetiu u krijua distancimi i padurueshëm nga të gjithë, madje dhe nga shokët e ngushtë. Ishe i detyruar të përjetoje poshtërimin dhe mungesën e besimit që shfaqej hapur në çdo ambient. Pas tre-katër muajsh erdhi goditja e dytë. U përjashtova nga Partia. Në atë kohë do të thoshte pushkatim politik. Përjashtimi nga Partia u dha shkas të gjithëve të më përçmonin më hapur madje të më fyenin dhe pa takt fare. Kjo do të vazhdonte jo pak, por dy vjet. Pas saj erdhi ajo që për mua pritej dhe që nga të tjerët do të konsiderohej goditja vendimtare. U përjashtova nga ushtria fare dhe u dha ultimatumi: “Të bëjë si të dojë dhe të jetojë ku të dojë. Partia dhe populli nuk kanë besim tek ai”. Atëherë, mbaj mend, ishte prilli i vitit 1951. S’kishe çfarë bëje duhej krijuar imazhi se isha njeri i keq për shtetin dhe Partinë. Dhe më mbrapa të besohej se kisha arsye që isha bërë i pakënaqur.



Ç’ndodhi më pas?



Shkova në fshatin tim në Fushë-Bardhë të Gjirokastrës. Aty kishte mesele të tjera. Shumë fshatarë kur panë që unë isha futur në rreth nga Partia si një njeri i dyshimtë, nuk më takonin fare, por më largoheshin si të kisha zgjebe. Por kishte dhe nga ata që nuk donin t’ia dinin dhe më takonin si në fillim. Gjithsesi familja ime dhe unë po e krijonim imazhin e familjes që përndiqej dhe po bëheshim të pakënaqur. Aty jetoja vetëm duke dëgjuar njërin apo tjetrin, që të takonte fshehur apo të fyente në sy të të tjerëve, duke të quajtur harrëmsëz, i poshtër apo dhe maskara, që ia kisha pasur me hile Partisë dhe popullit, gjë që nuk ishte e lehtë për mua.



Si i mbaje lidhjet me Sigurimin nga fshati?



Në fshat më vinin njerëzit e Sigurimit dhe më sillnin rrogën. Vinte një oficer i Ministrisë së Brendshme dhe më takonte jo më shumë se një orë. Duhet të kesh parasysh se njerëzit që shkonin në fshat të përzënë nga Partia, mbaheshin në mbikëqyrje nga njerëz të shtetit që s’kishin idenë se çfarë loje po bëja unë. Kështu që ata më mbanin nën trysninë e vëzhgimit. Në këtë rast dhe njeriu i Sigurimit që vinte nuk kishte të drejtë të takonte asnjë, por në mënyrën më të fshehtë të shkëmbente informacionet me mua dhe si më dorëzonte rrogën, më jepte udhëzimet e radhës.



Pse u larguat më pas nga fshati tuaj?



Në fshat, me gjithë durimin dhe gjakftohtësinë që tregoja për të përballuar të gjitha situatat ashtu siç kisha udhëzimet, u rrezikova që të dekonspirohesha për misionin që po gatisja të kryeja. Kështu që në një situatë të tillë u detyrova të kërkoja që të largohesha dhe ashtu u bë. Kjo bëhej me kërkesë, se çdo lëvizje e imja do të bëhej me udhëzim nga lart, që miratohej direkt nga Kadri Hazbiu. Kështu që u pa e drejtë kërkesa ime e bërë më lart dhe vonoi për t’u miratuar.

Ishte janari i vitit 1952, kur u njoftova se isha caktuar të punoja në shërbimin sinoptik të Gjirokastrës me detyrën “vrojtues i motit”. Aty do të bëja pikërisht hapin e fundit, para se të merrja urdhrin për t’u arratisur, kursin e shërbimit të fshehtë.



Si e zhvilluat kursin e sigurimit të fshehtë?



Askush nuk mund ta merrte me mend se pikërisht në atë zyrë të ndodhur poshtë lagjes së 18 shtatorit në Gjirokastër, unë që njihesha sikur matja milimetrat e shiut dhe drejtimin e erës, gjatë gjithë natës bëja kurs të shërbimit të fshehtë shtetëror. Për këtë, si mbaronte aktivviteti i zhurmshëm i ditës, në darkë vinin direkt nga Tirana me një xhip sovjetik dy kolonelë të Ministrisë së Brendshme, njërin prej të cilëve e mbaj mend që quhej Asaf Kondi. Për orë të tëra të natës dhe pothuajse çdo natë, mësoja shumë rregulla dhe sekrete të shërbimit të fshehtë. Mësoja si ishte bota jashtë, që të mos isha i paditur se si funksiononte kapitalizmi. Mësoja konkretisht për jetën e atjeshme, rregullat, ligjet, qytetet, rrugët, institucionet, pikat turistike dhe shumë gjëra të veçanta. Ndërsa në lidhje me shërbimin që do të kryeja, po më mësonin që nga momenti që do të arratisesha, rruga që do të kaloja dhe ku do të arrija. Punoja me harta dhe me orientime praktike. Mund t’ju them se sigurimi i shtetit atëherë ka pasur një informacion të jashtëzakonshëm për çdo veprim të zyrtarëve të përtej kufirit. Kështu më mësonin deri dhe se si do të vepronin ata me mua. Kush do të më takonte, çfarë pyetjesh do të më bënte, çfarë torturash do të isha i detyruar të përballoja, si dhe kush do të m’i bënte dhe sa kohë do të zgjaste. Kush do të më merrte në pyetje në zyrë, si dhe çfarë pyetjesh do të më bëheshin. Çfarë tipi ishte ky apo ai. Unë duhej që dhe në ëndërr t’i thosha të njëjtat përgjigje për çdo pyetje që më bëhej nga njerëzit e Sigurimit që imitonin zyrtarët grekë. Në kurs më mësonin se si do të më provokonin jo një herë e dy, por me dhjetëra e dhjetëra herë, madje dhe me vite që të konstatonin qoftë dhe njëherë që unë të shmangesha nga ç’kisha deklaruar më parë për këtë apo atë përgjigje dhe të dilej në përfundimin se unë isha dërguar nga sigurimi shqiptar./marr nga standard/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi