Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërteta Empty Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërteta

Mon 26 Dec 2011 - 0:36
Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërteta 36120_1Në 12 shkurtin e vitit 1985 në mbledhjen e Byrosë Politike, ku raportonte Vito Kapo, Enver Hoxha në bazë të një filmimi që shfaqet në televizione, duket se ka çrregullime të forta mendore. Gjatë marrjes në pyetje të Vito Kapos, ai ngatërron vitet, është konfuz, thotë gjëra pa lidhje duke treguar pikërisht mungesë stabiliteti mendor. Video e bujshme është hedhur dhe në “Youtube” dhe ka 145,087 vizitorë që e kanë parë. Por, familja Hoxha mendon krejtësisht ndryshe. Sipas tyre, video është e manipuluar pasi Enveri sipas tyre kurrë nuk ka treguar destabilitet mendor. Teuta Hoxha rrëfen muajt e fundit të vjehrrit të saj, opinionin e mjekut personal të tij, Sabit Brokaj mbi këtë çështje dhe letrën e Vito Kapos dërguar vetëm pak ditë më parë Nexhmije Hoxhës...
Ekziston një filmim i vitit 1985, vetëm dy muaj para vdekjes së Enver Hoxhës, në të cilin ai i kërkonte llogari Vito Kapos, por dukej i pastabilizuar mendërisht, harronte, thonte gjëra pa kuptim... Ju e keni parë këtë video dhe si e mbani mend Enverin në atë periudhë?
Besoj se shumë vetë, mund ta kujtojnë atë filmim, që shumë nga televizionet shqiptare e kanë transmetuar me dhjetëra herë, ku Enver Hoxha, merrte pjesë për herë të fundit në Mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH, më datë 12 shkurt 1985. Komentet e gazetarëve të ndryshëm, përherë fokusohen në këto pamje filmike duke u shprehur që, Enver Hoxha vitet e fundit nuk ka qenë shumë i “qartë nga mendja”. Unë me Ilirin, sa herë e kemi parë këtë sekuencë të transmetuar, diskutonim me njeri-tjetrin sepse na dukej shumë e çuditshme ajo pamje. Ne, nuk na vinte në kujtesë Enveri në atë gjendje shëndetësore siç shfaqej në atë filmim. Duke shkëmbyer mendime me njeri-tjetrin, për gjendjen e tij të përgjithshme, ktheheshim prapa në kohë, duke i nisur kujtimet nga Nata e Vitit të Ri, në të hyrë të vitit 1985. E kujtonim duke konsultuar edhe fotografitë që kishim bërë familjarisht, atë natë. Për mua, ato ishin ditë që më janë ngulitur në mendje sepse isha në ditët që prisja lindjen e fëmijës së tretë. Pothuajse gjithë atë mbrëmje, kam qëndruar e ulur pranë tij. Më fliste gjithë emocion për fëmijën që prisnim të vinte. E theksonte shpesh që, s’kishte rëndësi se çfarë do të ishte, djalë apo vajzë (unë kisha dy djem) “e rëndësishme është, më thoshte, që shtëpia do të na gëzohet me një fëmijë tjetër”. Nuk dëgjova asnjë fjalë pesimiste nga ai, për shëndetin e tij. Ajo mbrëmje e Vitit të Ri, ishte organizuar siç bënim çdo vit. Madje fëmijët tashmë të rritur, kishin organizuar dhe “skeçe” me humor që i luanin para gjyshit, i cili qeshte gjithë gaz me ta. Kujtimet tona vazhdonin duke u ndalur në datën 17 janar 1985, ditën që lindi djali ynë i tretë, Besmiri. Iliri sa mori vesh lajmin shkoi me nxitim tek i ati për t’i kumtuar lajmin e gëzuar. Iliri kujton: “Babai ishte në shtëpi në studion e tij, duke punuar me shokun Ramiz. Prita rreth 20 minuta se mos mbaronin punë dhe kur pashë që babai vazhdonte, nga padurimi për të ardhur tek ty dhe djali, trokita në derë, u kërkova të falur që i shkëputa nga puna dhe jua dhashë lajmin të dyve, aq më shumë që shoku Ramiz ishte dhe xhaxhai yt”. Duke kujtuar edhe disa ditë më vonë, kur unë dola nga spitali dhe gjyshi kishte dalë ta priste nipin e vogël, tek porta e shtëpisë, ashtu siç kishte vepruar edhe me gjithë fëmijët e tjerë. Atë ditë u bënë edhe shumë fotografi dhe u filmuam të gjithë. Pra dua të them, që jeta në një farë mënyre, vazhdonte normalisht, por edhe me një regjim shumë të kontrolluar.
Atë video të transmetuar e kemi parë të gjithë, e në fakt duket se Enver Hoxhës i shkëputej herë pas here filli. Ju po thoni që ai ishte mirë me shëndet?
Natyrisht, shëndeti i tij nuk ishte si më parë. Disa shqetësime që ai i kishte pasur ndër vite, ishin rënduar duke u bërë problematike. Edhe gjendja fizike ishte më e dobët. Më kujtohet që ankohej nga dhembjet dhe lodhjet e këmbëve. Dëgjohej shpesh të thoshte, “më çajnë këmbët”. Ky shqetësim ishte bërë i dukshëm dhe në ecjen e tij që ishte bërë më e ngadaltë dhe hapin nuk e hidhte si më parë, gati e tërhiqte. Por këto nuk kishin të bënin me gjendjen mendore. Për gjendjen e tij mendore që ishte normale, ka folur edhe prof. Sabit Brokaj që ishte një nga mjekët e ekipit që e monitoronte gjendjen e tij përgjatë 24 orëve. [Gazeta “Panorama” 5 maj 2009].
Pse lindi dyshimi për këtë video kur ju thoni se e kishit parë?
Kur gazetari Blendi Fevziu botoi librin “Enver Hoxha” (për këtë libër unë e kam dhënë mendimin tim), unë për herë të parë, lexova të zbardhur, fjalët që shqiptoheshin në atë filmim. Sa herë e kisha dëgjuar, nuk i kuptoja fjalët. Fonia vinte me një zë mbytës, sa nuk kuptohej qartë se çfarë thoshte Enver Hoxha. Kishte një realenti (ngadalësim) të filmit që, ne na habiste ajo mënyrë aq e ngadaltë, se si i lëvizte duart ose trupin. Fjalët ishin të shkëputura pa asnjë lidhje. Kur e shikonim transmetimin, gjëja e parë që thoshim ishte, “si është e mundur, kur ishte në atë gjendje të rëndë shëndetësore, të merrte pjesë në mbledhje, për më tepër që, ajo ishte një mbledhje e Byrosë Politike? Pyetja tjetër që shtronim, “kur ishte aq rëndë, pse duhej të filmohej”? Por asnjëherë si dhamë dot përgjigje. Prandaj, zbardhja e tekstit më bëri koshiente. Jo se kam dyshuar ndonjëherë në qartësinë mendore të Enver Hoxhës, por kurrë nuk ma rrokte mendja që, manipulimi i dokumenteve, të arrinte deri në këtë shkallë. Pra, siç thashë, sa lexova tekstin, kuptova menjëherë që diskutimi i Enver Hoxhës, kishte një rrjedhë logjike, pra nuk ishte siç thotë Blendi Fevziu, “krejtësisht i paaftë për të kuptuar se ku është dhe përse janë mbledhur aty”. [B.F.”Enver Hoxha”fq. 337] Mezi prita të vinte Iliri në shtëpi që ta diskutonim bashkë. Edhe Iliri ishte i një mendimi me mua. Ky sinjalizim më shtyu të kërkoja se si qëndronte e vërteta. Prandaj vendosa të shkoj menjëherë në Arkivin e Shtetit për të gjetur procesverbalin e mbledhjes së 12 shkurtit 1985 të Byrosë Politike të KQ të PPSH.
Kur lexova procesverbalin e mbledhjes, edhe u gëzova që i gjeta përgjigjet e atyre pikëpyetjeve që na mundonin, por edhe u revoltova. Lexoja tekstin dhe mendoja, si është e mundur të bëhet ky manipulim flagrant! Vura re që fjalët që kishte thënë Enver Hoxha në atë film, ekzistonin edhe në procesverbal. Por ngaqë filmi ishte gjymtuar (ose prerë filmin),fjalitë nuk ishin të plota, dhe kjo ishte arsyeja që dukeshin pa kuptim. Në atë procesverbal, unë gjeta përsëri Enver Hoxhën, ashtu siç e mbanim mend, të kthjellët dhe me logjikë të fortë. Lexoja shumë fjalë që bënin pjesë në fjalorin e tij. Mënyra e të shprehurit që, ne e njohim shumë mirë, ishte e tija. Më bëri përshtypje që nuk ekzistonte gjithë ai ngatërrim datash nga ana e tij. Megjithatë, këtë do ta sqarojmë kur filmin ta çojmë për ekspertizë. Materialin e gjetur (fotokopje), e konsultova menjëherë me Nexhmije Hoxhën, e cila më pohoi që, “kjo ka qenë gjendja e Enverit ato ditë”. Por dëshmi bindëse ishte edhe letra e Vito Kapos, që ia dërgoi Nexhmije Hoxhës, mbi këtë problem.
Këtu, po ndalem, se janë 32 faqe procesverbal, ku Enver Hoxha diskuton, sugjeron, bën vërejtje, sugjerime, kritika etj. Më pas janë 3 faqe konkluzione që jep Enver Hoxha në fund të mbledhjes. Dhe mbledhjen e mbyll duke thënë: Këto kisha për të thënë. Tani të bëjmë pak pushim. Pas pushimit, mbledhja vazhdon, duke diskutuar edhe dy çështjet e tjera, ku atë e drejton përsëri Enver Hoxha. Unë në këtë intervistë nuk mund ta pasqyroja, gjithë atë mbledhje të gjatë, por kush ka interes, unë po i jap indikacionin e Arkivit të Shtetit, ku mund ta gjej të plotë procesverbalin e mbledhjes.[AQSH. Fondi 14/APOU D.9/1 v.1985].
Ju pretendoni vërtetësinë e këtij procesverbali i cili në atë kohë mund të manipulohej më lehtësisht?
Kjo që thoni ju nuk ka mundësi, duhet të lexoni gjithë procesverbalin që të kuptoni gjithë lidhjen logjike të diskutimeve që janë bërë atë ditë. Po të ishte kështu, duhej të manipuloheshin edhe diskutimet e anëtarëve të byrosë politike, pra e gjithë mbledhja. E pse të ndodhte kjo? Nëse Enver Hoxha do të ishte aq rëndë me shëndet, gjëja më e thjeshtë, nuk do të shkonte në mbledhje, për më shumë që ajo mbledhje nuk ishte për ndonjë vendimmarrje tepër të rëndësishme, sa do të duhej me domosdo, prezenca e Enver Hoxhës. Ajo ishte një mbledhje, si shumë të tjera që bënte Byroja Politike. Duke e mbyllur, shtroj pyetjen: Kush po i bën gjithë këto falsifikime me materialet dokumentare të Enver Hoxhës? Të gjithë duhet ta kuptojmë që, sot, falsifikohet Enver Hoxha, por nesër do të falsifikohet historia.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Anila
Anila
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 25
<b>Hobi</b> Hobi : basketbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : elbasan
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2012

Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërteta Empty Re: Enver Hoxha i ‘lajthitur’, Teuta Hoxha: Ja e vërteta

Sun 8 Jan 2012 - 19:17
Nuk eshte cudi ky fallsifikim,as i pari dhe as i fundit.Shqiperia eshte vendi i cudirave.Ne keto 22-vjet demokraci te gjithe jemi deshmitare te cudirave qe kane ndodhur.Ne emer te asaj te shkaterrojme dhe te djegim gjithcka qe eshte komuniste,shqiperia ne 92' u kthye ne nje vater shkaterrimi e djegije.As nga lufta e dyte boterore nuk kishte dale me aq humbje materiale.Se cfare faji kishin fabrikat,uzinat,kopshtet,cerdhet.ulishtat,kete une akoma e kesaj dite nuk e kam marre vesh.Ne ishim vendi qe prodhonim traktore.autobuze.televizore,bicikleta.......e shume e shume artikuj te tjere buqsore e industriale,me te cilat plotesonim nevojet tona.Dhe per te gjitha keto nuk pati dhe akoma nuk ka nje fajtor,dhe pse te gjithe e dime shume mire se kush eshte.
Vetem ne shqiperi ndodh te hiqen heronjte nga vendi i tyre,te perfundojne ne vendin e plehrave.Te cvarrosen te gjallet.te hiqen nga lista e deshmoreve dhe ne vend te tyre te shpallen dehsmore ato qe ishin tradhetare e bashkpinetore te pushtuesit.
Edhe pse i dinte shume mire pasojat e piramidave,pasi i kishte shembujt nga vendet e lindjes,qe i kishin kaluar ato para nesh,qeveria nuk mori asnje mase
dhe e coi vendim perseri ne djegije e shkaterrime,thua se ne ishim nje vend i pasur e do ta kalonim shpejte kete.E pra edhe per kete ngjerje te tmerrshme perseri nuk eshte denuar asnje fajtor.
Nje dite te bukur pranvere,nje shperthim i fuqishem trondit Tiranen dhe gjithe shqiperine,Nje fshat i te shkaterrohet,me dhjetra njerez humbin jeten,me dhjetra te tjere plagosen e mbeten te gjymtuar,dhe perseri ceshtja mbyllet.Ish ministri pergjegjes eshte perseri minister,ndersa kryeministri nuk e dinte qe egzistonte nje fshat me emrin gerdec

21 Janar,ne nje proteste njerezore,vriten 4 qytetere te pafajshem dhe denohet
ai qe shtiu,se ai qe dha urdher eshte akoma ne pushtet dhe qeveri.

Nje ish minister publikon mje vidio per perfshirjen ne korrupsion te nje ish ministri tjeter.Dhe pse ish ministri "cirret dhe uleret'' per vertetesine e saj,"ekspertet" e kane quajtur ate te manipulur.....

E pra c'tju them tjeter.Edhe ky falsifikim eshte falsifikim i jetes sone.i ngjyrave te bukurave qe i japin qeveritaret asaj,kur ne te te gjithe jemi koshiente per jeten qe bejme ne shtepite tona.Nuk dime cila do te jete cidia e radhes apo falsifikimi i radhes


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi